Caffetin MENSTRUAL Reviewed by Momizat on . Caffetin MENSTRUAL Caffetin MENSTRUAL® është një preparat që zbut dhe lehtëson dhimbjet menstruale, dhe vepron për vetëm 15 minuta nga momenti i marrjes së tij. Caffetin MENSTRUAL Caffetin MENSTRUAL® është një preparat që zbut dhe lehtëson dhimbjet menstruale, dhe vepron për vetëm 15 minuta nga momenti i marrjes së tij. Rating: 0
You Are Here: Home » C » Caffetin MENSTRUAL

Caffetin MENSTRUAL

Caffetin MENSTRUAL

caffetin menstrual

Caffetin MENSTRUAL® është një preparat që zbut dhe lehtëson dhimbjet menstruale, dhe vepron për vetëm 15 minuta nga momenti i marrjes së tij.
Paraqet një bar anti-inflamator josteroid sintetik (NSAIDs) i cili vepron si analgjezik (kundër dhimbjeve), përmes inhibimit të sintezës së prostaglandinave (mediator të dhimbjes).

Caffetin®  Ibuprofen lysinate 200 mg
Përbërës që lehtëson dhe zbut dhimbjet menstruale për 15–20 minuta.
Anti–inflamator josteroid sintetik.
Vepron si analgjezik (kundër dhimbjeve) përmes inhibimit të sintezës së prostaglandinave (mediator të inflamacionit të shoqëruar me dhimbje).
Caffetin MENSTRUAL® është i indikuar në trajtimin afatshkurtër të dismenorresë (dhimbjeve menstruale).

Ku nuk mund të përdoret MENSTRUAL®?
•Ndjeshmëria në ibuprofen dhe në lëndët ndihmëse (ekscipiens) të formulimit.
•Reaksion alergjik paraprak i shkaktuar nga përdorimi i acidit acetilsalicilik ose barnave anti–inflamator josteroid të tjerë.
•Ulçera peptike aktive ose gjakderdhja gastrointestinale.
•Insufiçienca e rëndë hepatike ose renale.
•Fëmijët e moshës nën 12 vjeç.
•Shtatzania dhe gjiëdhënia.

Masat e kujdesit
Te pacientët me astmë bronkiale, te të cilët ekziston rreziku i shfaqjes së bronkospazmit, nevoitet kujdes i veçantë.

Dozimi
- Te të rriturit dhe adoleshentët e moshës mbi 12 vjeç, rekomandohet të përdoret nga 1–2 tableta në çdo 4–6 orë.
- Me marrjen e barit në intervalet e duhura, shmangen luhatjet në fortësinë e dhimbjes.
- Doza e përgjithshme ditore nuk duhet të tejkalojë 6 tableta (1200mg).
- Te pacientet me çrregullime të stomakut, këshillohet që bari të merret gjatë kohës së ushqimit.
Nëse dhimbja nuk ndërpritet pas 3 ditëve, atëherë duhet të konsultohet mjeku.

Siguria
Për shkak se bëhet fjalë për një preparat që është i njohur në mbar botën dhe i pranuar si bar i rendit të parë për trajtimin e dismenorresë primare, i përbërë nga komponent që është i pranishëm pothuaj në të gjitha farmakopetë botërore, me shkallë më të lartë të rekomandimit (Klasa 1) sipas The Thomson Strength of Evidence and Strength of Recommendation, bari është plotësisht i sigurtë për përdorim te të rriturit dhe te fëmijët e moshëm mbi 12 vjeç.

Efektet e padëshiruara
Efektet e padëshiruara janë shumë të rralla.
Mund të shfaqen dhimbje abdominale, ndjenja e të vjellit, dispepsi, urtikaria, kruarje dhe kokëdhimbje.
Në raste të mbidozimit, duhet të bëhet lavazhi i stomakut dhe korrigjim i disbalansit të elektrolitëve.

1. A mund të merren 2 tableta Caffetin MENSTRUAL® menjëherë?
Caffetin MENSTRUAL® përmban 200mg ibuprofen, që i përgjigjet 342 mg ibuprofen lizinat.
Në raste të dhimbjeve mesatarisht të forta, madje këshillohet të përdoren nga 2 tableta menjëherë.

 

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top