Ciprinol® 500 mg (tableta të veshura me cipë) Reviewed by Momizat on . Ciprinol® 500 mg tableta të veshura me cipë Ciprofloksacinë Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Ruajeni këtë fl Ciprinol® 500 mg tableta të veshura me cipë Ciprofloksacinë Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari. Ruajeni këtë fl Rating: 0
You Are Here: Home » C » Ciprinol® 500 mg (tableta të veshura me cipë)

Ciprinol® 500 mg (tableta të veshura me cipë)

Ciprinol® 500 mg tableta të veshura me cipë

ciprinol

Ciprofloksacinë

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e këtij bari.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ia jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioze, ose vini re ndonjë efeket anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Ciprinoli
  2. Përpara se të merrni Ciprinol
  3. Si të merret Ciprinoli
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si të ruhet Ciprinoli
  6. lnformacione të mëtejshme

1. Çfarë është dhe përse përdoret Ciprinoli
Ciprinol bën pjesë në grupin e antibiotikëve fluorokinolone.
Ai përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm ndaj ciprofloksacinës.

Ato janë si më poshtë:

  • infeksionet e traktit urinar (të komplikuara dhe të pakomplikuara);
  • disa infeksione të traktit respirator (infeksione të veshit, hundës, fytit, bronkeve dhe mushkrive, kur patogjenët janë bakteret gram-negative, veçanërisht Pseudomonas aeruginosa, gjithashtu në pacientët me fibrozë cistike);
  • infeksionet e organeve riprodhuese ;
  • infeksionet abdominale (p.sh. infeksionet gastrointestinale, bartësit e bacilit të Salmonella typhi dhe salmonelave të tjera, peritoniti dhe infeksionet e kanalit biliar; zakonisht në kombinim me barna të tjerë antimikrobialë);
  • infeksionet e kockave dhe kyçeve;
  • infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta;
  • infeksionet e rënda sistemike (sepsis, infeksionet në pacientët neutropenikë);
  • antraks.

Ciprinol përdoret gjithashtu për parandalimin e infeksioneve:

  • në njerëzit që kanë qenë në kontakt me sporet e Bacillus anthracis,
  • në proçedura të ndryshme kirurgjikale.
  • në pacientët neutropenik,
  • në pacientët që përdorin barna që frenojnë sistemin imun.

Nëse sëmundja juaj është shumë e rëndë, mjeku mund tu përshkruaj barin në infuzion gjatë ditëve të para të trajtimit; më pas, ju do të vazhdoni trajtimin me tableta.

2. Përpara se të merrni Ciprinol

Ciprinol nuk duhet të përdoret :

  • nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj ciprofloksacinës, barnave të tjera të grupit të kinoloneve ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të Ciprinolit;
  • nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • nëse jeni duke përdorur barin e quajtur tizanidinë.

Ciprinoli nuk duhet tu jepet fëmijëve dhe adoleshentëve në rritje (nën 18 vjeç).
Agjentët e tipit të kinoloneve shkaktojnë dëmtim në kyçet peshë-mbajtëse tek kafshët e parritura. Analiza e të dhënave të fundit të disponueshme për sigurinë e ciprofloksacinës në pacientët nën 18 vjeç me fibrozë cistike nuk nxorri në pah dëmtime të kyçeve ose kartilagove.
Mjeku mund të përshkruaj Ciprinol në këtë grupmoshë pacientësh vetëm kur ai/ajo presin që përfitimet e pritura të tejkalojnë riskun.
Të tilla përjashtime janë, për shembull, fëmijët me fibrozë cistike dhe fëmijët që kanë rënë në kontakt me sporet e antraksit.

Tregoni kujdes të veçantë me Ciprinolin:

  • Nëse vuani nga epilepsia ose nga çrregullime të tjera të sistemit nervor qëndror (ulje të pragut konvulsiv, të kaluar me konvulsione, reduktim të perfuzionit të gjakut në tru), ose nëse sapo keni kaluar një insult, pasi ka më shumë rrezik për efekte anësore. Në pacientë të veçantë, reaksionet e sistemit nervor qëndror (marrjemendsh, konfuzion, nervozizëm, rrallë depresion dhe psikozë me tendencë vetëvrasje) shfaqen pas marrjes së dozës së parë të ciprofloksacinës. Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e përmendura, njoftoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.
  • Nëse vuani nga dëmtime të funksionit të veshkave, duhet të ulni dozat ose të zgjasni intervalin midis tyre. Gjatë trajtimit me Ciprinol, rekomandohet pirja e mjaftueshme e lëngjeve. Në këtë mënyrë do të parandaloni formimin e kristaleve në urinë. Mjeku do t’ju informojë mbi sasinë e lëngjeve që  duhet të konsumoni në ditë;
  • nëse vuani nga sëmundje të trashëguara që manifestohen me mungesë të glukozë-6-fosfat-dehidrogjenazës, gjatë trajtimit me Ciprinol mund të shfacjet anemi dhe zverdhje e lëkurës.
  • Nëse vuani nga dëmtime të mëlçisë, mund të shfaqet zverdhje e lëkurës gjatë trajtimit.
  • Nëse shfaqet enjtje e fytyrës dhe qafës ose nëse papritur keni vështirësi në frymëmarrje, ndërprisni menjëherë barin dhe njoftoni mjekun. Reaksionet e menjëhershme të mbindjeshmërisë, si ejntje e fytyrës dhe qafës, vështirësi në frymëmarrje (reaksion anafilaktik), shfaqen shumë rrallë, pas dozës së parë. Këshillohuni me mjekun nëse shfaqen kruarje të lëkurës ose nëse fillon të shfaqet rash kutan.
  • Këshillohuni me mjekun nëse gjatë ose pas trajtimit, shfaqet diarre persistente. Gjatë trajtimit me antimikrobikë, mund të shfaqet rritje e tepërt e bakterieve rezistente. Disa prej tyre mund të shkaktojnë diarre të rëndë dhe persistente (koliti pseudomembranoz).
  • nëse ndjeni dhimbje të tendineve ose shfaqen shenja të inflamacionit të tyre, ndërprisni marrjen e barit dhe këshillohuni menjëherë me mjekun. Gjatë trajtimit me Ciprinol, këshillohet evitim i aktivitetit të forte fizik. Në disa pacientë të moshuar të trajtuar njëkohësisht me kinolone kemoterapeutikë dhe glukokortikoidë, janë raportuar raste të veçanta të inflamacionit ose rupturës së tendinit (kryesisht tendinit të Akilit).
  • gjatë trajtimit me Ciprinol, lëkura mund të bëhet e mbindjeshme ndaj rrezeve të diellit ose atyre ultraviolet. Prandaj këshillohet që gjatë trajtimit të evitoni ekspozimin e tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe atyre ultraviolet.

Marrja e barnave të tjera

Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.

  • Nëse jeni duke marrë barna për djegiet e stomakut — antacide (të cilat përmbajnë alumin, magnez ose kalcium) — ose sukralfat, absorbimi i ciprofloksacinës reduktohet. Kështu që rekomandohet Ciprinol 1-2 orë përpara antacideve ose sukralfatit, ose 4 orë pas tyre.
  • Nëse jeni duke marrë barna për astmën (teofilinë) gjatë trajtimit me Ciprinol, mund të shfaqen efekte anësore sepse nivelet e teofilinës në gjak mund të rriten. Nëse është e mundur mjeku do të masë sasinë e teofilinës në gjak dhe mund të përshkruajë një dozë më të ulët.
  • Marrja e njëkohëshme me ciklosporinën rrit rrezikun për dëmtimin e veshkave, për rrjedhojë rekomandohet gjithashtu matja e sasisë së ciklosporinës në gjak.
  • Nëse jeni duke marrë barna që parandalojnë koagulimin e gjakut njëkohësisht me Ciprinol, veprimi i tyre mund të fuqizohet dhe mund të shfaqet gjakrrjedhje.
  • Informoni mjekun nëse vuani nga diabeti dhe trajtoheni me glibenklamid. Marrja e njëkohëshme me Ciprinolin mund të ulë së tepërmi nivelin e sheqerit në gjak.
  • Nëse vuani nga epilepsia dhe trajtoheni me fenitoinë, marna e njëkohshme me Ciprinolin mund të rezultojë në nivele të ulura ose të rritura të fenitoinës në gjak.
  • Gjatë trajtimit të njëkohshëm me disa anti-inflamatorë (p.sh. fenbufen) dhe me kinolone në doza shumë të larta, mund të shfaqen konvulsione
  • Informoni mjekun nëse jeni duke marrë një nga barnat e mëposhtëm: teofilinë, klozapine, takrinë, ropinirol dhe tizanidinë.
  • Marrja e njëkohshme e ciprofloksacinës dhe metotreksatit mund të çojë në rritje të nivelit të metotreksatit në plazëm, i cili mund të shkaktojë efekte toksike.

Marrja e ciprinolit me ushqim dhe pije
Qumështi, kosi dhe pijet e pasura me minerale (veçanërisht me kalcium) mund të kenë efekt në reduktimin e absorbimit të ciprofloksacinës.
Për rrjedhojë, përdorimi i njëkohshëm i këtyre produkteve nuk rekomandohet.
Ushqimet me pak kalcium nuk ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në absorbimin e ciprofloksacinës.
Konsumimi i alkoolit nuk rekomandohet gjatë trajtimit me Ciprinol.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Ka të dhëna të limituara për përdorimin e ciprofloksacinës në gratë shtatzëna.
Ju nuk duhet të jepni Ciprinol gjatë shtatzënisë me përjashtim kur është qartësisht e nevojshme, për shembull, nëse jeni i ekspozuar ndaj sporeve të antraksit.
Mos ushqeni me gji gjatë trajtimit me Ciprinol.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Ciprofloksacina mund të dëmtjë vigjilencën.
Veprimi i padëshiruar rritet me konsumimin e njëkohshëm të pijeve alkoolike.
Mos drejtoni automjetin dhe përdorni makineri derisa të dini sesi ndikon Ciprinoli tek ju.

3. Si të merret Ciprinol
Merreni gjithmonë Ciprinolin ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku.
Nëse jeni të pasigurtë pyesni përsëri mjekun ose farmacistin.
Mjeku do ta përshtasë dozën në varësi të sëmundjes, tolerancës ndaj barit dhe rezultatit të trajtimit.
Mjeku mund të përshkruaj gjithashtu tabletat Ciprinol pasi keni marrë barin në formë infuzioni për pak ditë.
Doza e zakonshme e Ciprinolit është një tabletë 250 mg ose 500 mg dy herë në ditë.
Gëlltiteni tabletën me një gotë ujë ose çaj.
Në gonorrenë akute, nië dozë e vetme 250 mg deri 500 mg është e mjaftueshme.
Mjeku mund të përshkruaj Ciprinol për trajtimin dhe parandalimin e antraksit në fëmijët në dozë 15 mg/kg p. t. dy herë në ditë.
Kohë zgjatja e trajtimit varet nga shkalla e sëmundjes dhe rezultatet klinike dhe bakteriologjike. lnfeksionet e pakomplikuara të traktit urinar zakonisht trajtohen për 3 ditë, infeksionet e komplikuara të traktit urinar dhe disa infeksione të tjera për 14 ditë, prostatiti kronik bakterial për 12 javë, infeksionet e kockave dhe kyçeve për 4 deri 6 javë, bartësit e salmonelës për 4 javë dhe diarretë infeksioze zakonsisht për 5 deri 7 ditë, disa herë deri në 14 ditë.
Pas ekspozimit me sporet e antraksit, Ciprinoli duhet të jepet për 60 ditë.
Parandalimi i infeksioneve në proçedurat kirurgjikale, 500 mg deri 750 mg Ciprinol duhet të jepen gjysëm ore deri një orë para kirurgjisë.
Nëse keni dëmtim të funksionit të veshkave ose jeni i moshuar, ju duhet të merrni dozë më të ulët.
Nëse keni përshtypjen se efektet e Ciprinolit janë shumë të forta ose shumë të dobëta, informoni mjekun ose farmacistin.
Nëse keni marrë më shumë Ciprinol sesa duhet Kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin.
Doza shumë të larta mund të shkaktojnë nauze, të vjella, diarre, dhimbje koke dhe marrje mendsh, në raste më të rënda konfuzion, tremor, haluçinacione dhe konvulsione.
Nëse harroni të merrni Ciprinol Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
Nëse nuk e keni marrë një dozë në kohën e duhur, merreni atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gjithsesi, nëse është afër koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e humbur dhe vazhdoni si zakonisht.
Nëse ndaloni së marri Ciprinol Merreni barin për aq kohë sa ju ka përshkruar mjeku.
Edhe nëse ndiheni më mirë, infeksioni mund të jetë akoma prezent dhe mund të rishfacjet nëse trajtimi ndërpritet shumë shpejt.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjitha barnat e tjera edhe Ciprinoli mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse je çdokush mund ti provojë ato.

Nëse shfaqet ndonjë nga efektet e përmendura më poshtë, ndaloni marrjen e Ciprinolit dhe informoni mjekun:

  • reaksionet e mbindjeshmërisë që përfshijnë enjtje të ekstremiteteve dhe fytyrës, gjuhës, dhe /ose fytit (të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje ose në gëlltitje), rash, urtikarje, dhe të kruajtura, gjithashtu anafikasi (rënie e presionit të gjakut, nervozizëm, puis i shpejtë, lëkurë e mbuluar me djersë) dhe dy forma të veçanta të reaksioneve të mbindjeshmërisë: sindromi Stevens-Johnson (temperaturë, rash i kuq në lëkurë, dhimbje e kyçeve dhe inflamacon i syve ) dhe nekroliza toksike epidermale (temperaturë e papritur dhe fllucka në lëkurë);
  • diarre e rëndë, e zgjatur, ndoshta me gjak ose mukus, e cila mund të jetë shenjë e nië forme të veçantë të inflamacionit të zorrës së trashë (kolit pseudomembranoz);
  • zverdhje e lëkurës dhe dobësi (ikter kolestatik, hepatit dhe pamjaftueshmëri e mëlçisë, e cila është raportuar vetëm në raste të veçanta);
  • dhimbje ose enjtje e tendineve (veçanërisht në tendinin e Akilit) ose kyçeve (tendosje ose rupturë);
  • sjellje e pakontrolluar (reaksione psikotike, në disa raste të rrezikshme për dëmtimin e vetvetes).

Gjatë përvojës pas-tregëtimit, këto efekte anësore janë raportuar shumë rrallë (në më pak se 1 në 10,000 pacientë), vetëm urtikarje dhe rash me të kruajtura janë shfaqur në më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar dhe diarre e rëndë dhe ikter kolestatik në më pak se 1 në 1000 pacientë të trajtuar.

Efekte të tjera anësore

Të zakonshme (në më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar):

  • nauze (ndjenjë për të vjellë), diarre.

Jo të zakonshme (në më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar):

  • rritje e enzimave të mëlçisë dhe fosfatazës alkaline, rritje e nivelit të bilirubinës në serum (pigment biliar), kreatininës dhe uresë;
  • rënie e numrit të rruazave të bardha të gjakut (e cita rezulton në rritje të prekjes nga infeksionet), rritje e numrit të një tipi të rruazave të bardha të gjakut (eozinofilia);
  • marrje mendsh, dhimbje koke, pagjumësi, nervozizëm, konfuzion, çrregullime të shijes;
  • të vjella, dhimbje abdominale, rënie e oreksit:
  • rash në formë njollash;
  • dhimbje kyçesh;
  • ndjesi e dobësisë së përgjithshme, lodhje.

Të rralla (në më pak se 1 në 1000 pacientë të trajtuar):

  • rritje e nivelit të sheqerit në gjak;
  • rrahje të shpejta të zemrës;
  • redukim i numrit të rruazave të kuqe të gjakut (anemia), rritje e numrit të rruazave të bardha të gjakut, rënie e numrit të trombociteve (tendencë për gjakrrjedhje dhe shfaqja e njollave të kuqe) ose rritje e numrit të trombociteve, ndryshim i nivelit të protrombinës (çrregullime të mpiksjes së gjakut);
  • dhimbje e rëndë koke (migrenë), ndyshime në ndjeshmërinë e lëkurës(parestezia), tundje, spazma/konvulsione, çrregullime të pamjes (dyfishim i pamjes, çrregullime në   perceptimin e ngjyrave), zhurma në vesh, humbje kalimtare e dëgjimit (veçanërisht frekuencat e larta);
  • vështirësi në frymëmarrje;
  • inflamacion i veshkave me gjak në urinë, ethe dhe dhimbje në ije, pamjaftueshmën kalimtare e veshkave, gjak në urinë, prezenca e kristaleve në urinë;
  • rritje e tepërt e baktereve dhe fungeve rezistente (p.sh. kandidozë);
  • rritje e ndjeshmërisë ndaj dritës;
  • dhimbje muskujsh, enjtje e kyçeve;
  • ndjenjë nxehtësie, ndjenjë të fikti, dhimbje në ekstremitete, shpinë dhe gjoks;
  • ethe e shkaktuar nga barnat;
  • ankth, makthe, depresion, të parit e gjërave dhe të dëgjuarit e zërave që nuk ekzistojnë.

Shumë të rralla (në më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar):

  • rritje e nivelit të enzimave amilazë dhe lipazë;
  • anemi për shkak të shkatërrimit të parakohshmëm të rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve), reduktim i numrit të të gjitha rruazave të gjakut, një çrregullim i rëndë i gjakut i shoqëruar me temperaturë të lartë, inflamacion i fytit dhe ulçera në gojë;
  • një çrregullim i shijes dhe humbje kalimtare e shijes. ecje e paqëndrueshme, rritje e presionit në kokë;
  • inflamacion i pankreasit;
  • pikëza të gjakosura nën lëkurë, fllucka të gjakosura, nyje të vogla në lëkurë me kore, xhunga të buta të kuqe në blu;
  • përkeqësim i miastenisë grave.

Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Ciprinol
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Ky produkt mjekësor nuk kërkon kushte të veçanta ruajtjeje.

Data e skadimit
Mos e përdorni Ciprinolin pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin se si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ju ndihmojnë ju për të mbrojtur ambientin.

6. Informacione të mëtejshme

Çfarë përmban Ciprinoli
Substanca aktive është ciprofloksacina.
Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 250 mg ose 500 mg ciprofloksacinë si 297 mg dhe 594 mg ciprofloksacinë hidroklorid, respektivisht.
Përbërërsit e tjerë janë celulozë mikrokristaline (E460), niseshte glikolat natriumi (tipi A), povidon, kroskarmelozë natriumi (E468), silica anhidrike koloidale dhe stearat magnezi (E572) në bërthamën e tabletës, dhe hipermelozë (E464), talk (E553b), dioksid titaniumi (E171) dhe propilen glikoli (E1520) në veshjen me cipë të tabletës.

Si duket Ciprinoli dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura me cipë 250 mg janë të bardha, të rrumbullakta të shënjuara nga njëra anë.
Tableta mund të ndahet në dy gjysma të barabarta.
Tabletat e veshura me cipë 500 mg janë të bardha, ovale të shkruara nga njëra anë.
Tableta mund të ndahet në dy gjysma të barabarta.
Ciprinoli është i disponueshëm në kuti me 10 tableta të veshura me cipë në paketim me blister.

Informacion mbi përshkrimin
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.

Prodhuesi dhe Zotëruesi i Autorizimit për Tregëtim KRKA. d.d.. Novo mesto, Smarjeska cesta 6, 8501 Novo mesto, Slovenia

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top