Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion) Reviewed by Momizat on . Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion) Përbërja cilësore dhe sasiore. Forma farmaceutike. Pluhuri (triptorelin, D,L lactide-coglycolide polymer, mannitol, Carmello Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion) Përbërja cilësore dhe sasiore. Forma farmaceutike. Pluhuri (triptorelin, D,L lactide-coglycolide polymer, mannitol, Carmello Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion)

Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion)

Diphereline 3.75mg S.R. (injeksion)

Diphereline 3.75mg S.R

Përbërja cilësore dhe sasiore. Forma farmaceutike.

Pluhuri (triptorelin, D,L lactide-coglycolide polymer, mannitol, Carmellose sodium, Polysorbate ) dhe tretësi (water, mannitol) për suspension për injeksion (i.m.), në formën me çlirim të vazhdueshëm me një kohëzgjatje prej 28 ditësh.

Të dhena klinike
Indikacionet terapeutike
Kanceri i prostatës.
Kancer i prostatës me metastaza.
Efekti i mjekimit është edhe me i dukshëm dhe më efektiv nëse pacienti nuk ka marrë më parë ndonjë mjekim hormonal.
Endometrioza gjenitale dhe ekstragjenitale (faza I-IV)
Mjekimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 6 muaj (shih efektet anesore).
Nuk rekomandohet të fillohet një trajtim tjetër me triptorelin ose ndonjë tjetër analog i GnRH.
Puberteti precox (para moshës 8 vjeç tek femrat dhe para moshës 10 vjeç tek meshkujt).

Infertiliteti femeror
Terapi suplementare në kombinim me gonadotropinat për të induktuar ovulacionin para fertilizimit in vitro dhe transferimit të embrionit.

Mënyra e administrimit
Kanceri i prostatës
Nje injeksion çdo muaj (cdo 3 muaj në rastin e përdorimit të Diphereline 11.25mg).

Endometrioza
Një injeksion çdo muaj (çdo 3 muaj në rastin e përdorimit të Diphereline 11.25mg). mjekimi duhet të fillohet gjatë 5 ditëve të para të ciklit menstrual.
Koha e mjekimit varet nga graviteti fillestar i endometriozes dhe ndryshimet e shenjave klinike funksionale dhe anatomike që mund të vërehen gjatë mjekimit.
Zakonisht mjekimi i endometriozes duhet të zgjasë të paktën 4 muaj dhe të shumtën 6 muaj.
Nuk rekomandohet të fillohet një trajtim tjeter me triptorelin ose ndonjë tjetër analog i GnRH.
Puberteti precox (trajtimi vetëm me Diphereline 3.75 mg)
Fëmijët me peshë mbi 20 kg: Një injeksion intramuskular çdo 28 ditë
Fëmijët me peshë më pak se 20 kg: Gjysmën e dozës (d.m.th të administrohet gjysma e vëllimit të tretësires intramuskulare) çdo 28 ditë.

Infertiliteti femëror
Një injeksion i.m. Diphereline 3.75 mg S.R. në ditën e dytë të ciklit.
Gonadotropinat duhet të fillohen pas desensitivizimit pituitary (estrogjeni plazmatik më pak se 50 pg/ml ), afërsisht 15 diteë pas injektimit të Diphereline.

Kundërindikacionet
• Shtatëzënia;
• Mbindjeshmeri ndaj analogëve të GnRH ose përbërësve të tjerë të preparatit.

Efektet e padëshiruara
Tek meshkujt
Simptomat urinare, dhimbjet e kockave me origjinë metastazike dhe simptomat që shoqërojnë shtypjen medulare nga metastazat spinale mund të përkeqësohen si rezultat i rritjes së përkoheshme të nivelit plazmatik të testosteronit në fillim të mjekimit.
Këto simptoma zhduken pas 1-2 javësh.
Efektet e padëshiruara më të shpeshta të raportuara gjatë trajtimit (afshe, libido e ulur dhe impotencë) lidhen me uljen e nivelit plazmatik të testosteronit që rezulton nga efekti farmakologjik i substancës dhe janë të njëjta me ato që japin analogët e tjerë të GnRH.

Tek femrat
Simptomat e endometriozave (dhimbje pelvike, dismenore) mund të përkeqësohen gjatë fillimit të trajtimit si rezultat i rritjes së përkoheshme të nivelit plazmatik të estradiolit dhe duhet të zhduken pas një ose dy javësh.
Metroragjia mund të shfaqet muajin e parë që ndjek injeksionin e parë.
Kur përdoret për të trajtuar infertilitetin, kombinimi me gonadotropinat mund të rezultojë në hiperstimulim ovarian.
Mund të vërehen hipertrofi ovariane, dhimbje pelvike dhe/ose abdominale.
Efektet e padeshiruara te raportuara më shpesh si afshe, tharje e vaginës, libido e ulur, dhe dispareunia lidhen me bllokadën pituitaro-ovariane.

Tek meshkujt dhe femrat
Jane raportuar reaksione alergjike si urtikarie, rash, prurit dhe shumë rrallë edema Quincke. Janë raportuar pak raste me nauze, të vjella, rritje në peshë, hipertension, çrregullime të humorit, çrregullime të shikimit, dhimbje në vendin e injektimit dhe ethe.
Përdorimi i gjatë i analogëve të GnRH mund të çojë në humbje të dendësisë kockore, një rrezik potencial për osteoporozë.

Të dhënat farmakologjike
Farmakodinamika
Grupi farmakoterapeutik:
Analog i GnRH
Triptorelina është një dekapeptid sintetik analog i GnRH natyrale.
Pas stimulimit të parë, administrimi i zgjatur i triptorelinës frenon sekretimin pituitar të gonadotropinave duke çuar në suprimim të funksionit testikular dhe ovarian.

Kanceri i prostatës
Administrimi i zgjatur i triptorelin mund të çojë në një rritje fillestare të LH dhe FSH (flare up) dhe si rrjedhojë dhe të testosteronit. 2-3 javë më pas, LH dhe FSH ulen në vlera që çojnë në kastrim.

Puberteti prekoks
Inhibimi i hiperaktivitetit gonadotropik hipofizar në të dy sekset çon në suprimimin e pikut të LH.
Pas testit të stimulimit me LHRH dhe rrjedhimisht në suprimimin e estradiolit ose testosteronit dhe në një përmirësim në raportin gjatësi/kockë dhe gjatësisë finale.

Endometrioza
Administrimi i zgjatur i triptorelin suprimon sekretimin e estradiolit dhe në këtë mënyrë mundëson qetësimin e indit ektopik endometrial.

Infertiliteti femëror
Administrimi i zgjatur i triptorelin suprimon LH dhe FSH, duke siguruar suprimimin e pikut të LH dhe në këtë mënyrë duke rritur cilësinë e folikulogjenezës dhe kapjen folikular.

Farmakokinetika
Pas dhënies i.m. të Diphereline 3.75 mg S.R., vihet re një fazë fillestare e çlirimit të lëndës aktive, dhe si rrjedhim një rritje e përqëndrimit plazmatik.
Kjo ndiqet pas disa orësh nga një fazë e çlirimit të njëtrajtshëm prej 46.6 mg në ditë me një përqëndrim plazmatik mesatar 0.32 ng/ml që vazhdon për më tepër se një muaj.
Kjo falë novacionit në formulimin farmaceutik prej mikrosferash ku është vendosur substanca aktive. Biodisponibiliteti = 53 %.

Natyra dhe përmbajtja
Pluhuri në një flakon dhe tretësi në një ampulë.
Kutia përmban 1 flakon dhe 1 ampulë me një shiringë me 2 age.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top