Drimen Reviewed by Momizat on . DRIMEN ( Dimenhydrinate ) 1. Përcaktimi i produktit farmaceutik 1.1 Emërtimi : DRIMEN 1.2 Përberja-Substanca vepruese: Dimenhydrinate Substanca të tjera përbërë DRIMEN ( Dimenhydrinate ) 1. Përcaktimi i produktit farmaceutik 1.1 Emërtimi : DRIMEN 1.2 Përberja-Substanca vepruese: Dimenhydrinate Substanca të tjera përbërë Rating: 0
You Are Here: Home » D » Drimen

Drimen

DRIMEN
( Dimenhydrinate )

drimen

1. Përcaktimi i produktit farmaceutik

1.1 Emërtimi : DRIMEN

1.2 Përberja-Substanca vepruese: Dimenhydrinate
Substanca të tjera përbërëse:Strach Maize,Sucrose,Talc,Magnesium Stearate,Quinolin Yellow E 104.

1.3 Forma farmaceutike : Tableta

1.4 Përmbajtja : Çdo tabletë përmban:DIMENHYDRINATE 50 MG/TAB.

1.5 Përshkrimi-Paketimi:Tableta të paketuara në BLISTER të cilat përmbahen në kuti letre të 10 dhe 100 tabletave.

1.6 Kategoria farmakoterapeutike :Antiemetike,antivertiginoz.

2. ÇFARE DUHET TE DINI PER MEDIKAMENTIN QE JU DHA MJEKU JUAJ

2.1 Të dhëna të përgjithshme
Farmakologjia:Dimenhydrinate përdoret si antiemetik i shkëlqyer në terapinë simptomatike të nauzea,vertigove dhe të vjellave me origjinë kryesisht central.
2.2 Indikacionet : Mbrojtja nga nauzeja e udhëtareve.Vertigo,nauzea dhe të vjella që shoqërojnë sëmundjen MENIERE, sëmundje të tjera si dhe ndërhyrje kirurgjikale në labirint.
2.3 Kundërindikacionet : Mbindjeshmëri ndaj medikamentit dhe në përgjithësi nga etanolaminat dhe ksantinat.Nuk rekomandohet në prematurë dhe të porsalindur. Marrja e njëkohëshme me frenuesish të MAO është i parekomandueshëm. Gjithashtu dhe në pacientë që vuajnë nga glaukoma e këndit të mbyllur,stenozë pilori apo duodeni,hypertrofi simptomatike e prostatit ose abstruksion i stomiusit ureteral, krizë asmatike.
2.4 Kujdes i veçantë dhe paralajmërime gjatë përdorimit : Të jepet me kujdes në të moshuarit dhe në persona me hypertrofi prostati, presion endoekular të rritur,hypertiroidizëm, epilepsi, sëmundje kardiovaskulare, astma.
2.5 Dhënia gjatë shtatzanisë : Jepet gjatë shtatzanisë vetëm kur përdorimi i antiemetikëve nuk mund të shmanget.
2.6 Ndikimi në aftësinë drejtuese të automjeteve : Kërkohet kujdes i veçantë për rreziqet e gjumësisë në persona që drejtojnë automjete.
2.7 Ndërveprime me medikamente apo substanca të tjera : Përforcon veprimin e frenuesve të Sistemit Nervor Qëndror,të alkoolit, të antikolinergjikëve dhe të frenuesve të MAO. Mund të fshehë simptomat e ototoksicitetit të disa antibiotikëve.
2.8 Dozimi-Mënyra e dhënies : Jepet nga goja. Për nauzën e udhëtarëve doza e parë duhet të merret 30 minuta para udhëtimit.
Nga goja : Të rriturit 50-100 MG (1-2) tableta çdo 4-6 orë. Doza maksimale e 24 orëshit 400 MG.
Fëmije 6-12 vjeç :25-50 MG (1/2-1) tabletë çdo 6-8 orë. Doza maksimale e 24 orëshit 150 MG.
Fëmijë 2-6 vjeç :deri 25 MG (1/4-1/2) tableta çdo 6-8 orë. Doza maksimale e 24 orëshit 75MG.
2.9 Mbidozimi : (Shenja mbidozimi,masa trajtuese dhe kundërhelmimi). Në rast të marrjes me qëllim apo pa dashje të dozave të mëdha të medikamentit rekomandohet zbrazje e stomakut dhe terapi mbështetjeje.
2.10 Efekte të padëshiruara : Më e shpeshta është gjumësia dhe frenimi i funksioneve të sistemit nervor qëndror. Janë vënë re konfuzion, turbullim,mbindjeshmëri, shqetësim, dhimbje koke,pagjumësi. marrje mendsh, dobësi në duar, nauzea, të vjella, diarre, shqetësime epigastrike, turbullim të shikimit, diplopic, takikardi, hypotension, palpitacion. Rrallë jep reaksion alergjik (anafilaktik), ndjeshmëri ndaj dritës, të kruarët, ekzantemë, shqetësime dizurike, anemi hemolitike.
2.11 Çfare duhet të dini në rast se harruat të merrni një dozë : Në qoftë se duhet të merrni vazhdimisht medikamentin dhe harruat të merrni një dozë, duhet ta merrni sa më shpejt që të jetë e mundur. Por megjithatë n.q.s. afron ora e dozës tjetër mos merrni dozën që harruat,por vazhdoni rregullisht terapinë. Mos dyfishoni dozat.
2.12 Data e skadimit të medikamentit : Shkruhet në amballazhimin e brendshëm dhe të jashtëm.Në qoftë se ajo datë ka kaluar mos e përdorni medikamentin.

3. INFORMACION PER PERDORIMIN E DREJTE TE MEDIKAMENTIT

    • Këtë medikament jua shkruajti mjeku vetëm për problemin tuaj.Nuk duhet ta jepni në persona të tjerë ose ta përdorni për raste të tjera pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj.
    • Ne qoftë se gjatë kohës së marrjes së medikamentit ju krijohet ndonjë problem duhet të lajmëroni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.
    • Në qoftë se keni ndonjë pyetje për medikamentin që merrni ose doni informacion më të mirë për problemin tuaj shëndetësor,mos ngurroni të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
    • Që të jetë sa më rezultativ dhe i sigurt medikamenti që ju dha mjeku juaj duhet ta merrni atë rreptësisht sipas udhëzimeve.
    • Për sigurinë dhe shëndetin tuaj është e domosdoshme të lexoni me kujdes çdo informacion rreth medikamentit që ju merrni.
    • Të mos mbani medikamente në nxehtësi dhe lagështirë sepse lagështira dhe nxehtësia mund të ndyshojnë përbërjen e medikamentit dhe të dëmtojë shëndetin tuaj.
    • Mos mbani medikamente që nuk ju duhen më apo që kanë skaduar.
    • Për siguri më të madhe mbani të gjitha medikamentet në vende të sigurta larg nga fëmijët.

4. Mënyra e marrjes
Ky medikament jepet edhe pa recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top