Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Folan (tableta)

Folan (tableta)

Folan

Veprimi
Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e nukleoproteinave, për eritropoezë si dhe për formimin e leukociteve dhe trombociteve.
Pas përthithjes acidi folik redukohet shpejt në acid tetrahidrofolik (acid folinik), forma aktive e tij.
Acidi folinik është koenzim për proçese të ndryshme metabolike, siç janë: sinteza e nukleotideve purine dhe pirimidine, dmth. sinteza e ADN-së, konversioni i disa aminoacideve, sinteza e timidilateve.

Indikimet

  • Për profilaksinë dhe mjekim të anemisë makrocitare gjatë periudhës së shtatzënësisë,
  • anemisë makrocitare në moshën fëmijërore,
  • anemive që rrjedhin nga helmimet me plumb, arsenik, benzen dhe sëmundjet infektive,
  • sindroma e malabsorbimit (sëmundja celiake, divertikulozat e zorrëve),
  • përdorimi i barnave të cilat mund të shkaktojnë deficit të acidit folik (fenitoina dhe antiepileptikët, kontraceptivët oralë, izoniazidi, metotreksati, aminopterina, pirimetamina, trimetoprimi, sulfonamidet).

Kundërindikimet

  • Anemia pernicioze,
  • ndjeshmëria në bar.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit: për mjekimin e anemisë megaloblastike të shkaktuar nga deficiti i acidit folik preferohet një tabletë (5 mg) në ditë gjatë 4 muajve.
Për mbajtjen e efektit të arritur preferohet doza 5 mg në ditë 1-7 ditë, varësisht nga gjendja e të sëmurit.

Fëmijët deri në moshën 1 vjeçare përdoren 500 mcg/kg.
Për fëmijët më të moshuar dozat janë identike si te të rriturit.

Te format e rënda të anemisë megaloblastike përdoret acidi folik dhe preparatet e vitaminës B12 me rrugë intramuskulare 15 mg/kg.

Efektet anësore
Acidi folik në përgjithësi, tolerohet mirë.
Mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale, ndërsa reaksionet e mbindjeshmërisë janë të rralla (dermatiti alergjik, bronkospazmi, kurse shumë rrallë paraqitet shoku anafilaktik, pas përdorimit me rrugë parenterale).

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 C, në vend të thatë, të mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 5 mg.

  • Acidi folik
  • anemisë makrocitare në moshën fëmijërore
  • anemive që rrjedhin nga helmimet
  • divertikulozat e zorrëve
  • efektet anesore te Acidi folik
  • efektet anesore te Folan
  • menyra e perdorimit te Acidi folik
  • menyra e perdorimit te Folan
  • mjekim të anemisë makrocitare
  • përdorimi i barnave të cilat mund të shkaktojnë deficit të acidit folik
  • sëmundja celiake
  • sindroma e malabsorbimit
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes