Locion malation Reviewed by Momizat on . Locion malation Tretësirë – 0.5% - 100 ml (Malation) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzue Locion malation Tretësirë – 0.5% - 100 ml (Malation) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzue Rating: 0
You Are Here: Home » L » Locion malation

Locion malation

Locion malation
Tretësirë – 0.5% – 100 ml
(Malation)
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Locion malation dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Locion malation
3. Si ta përdorni Locion malation
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Locion malation
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË LOCION MALATION DHE PËRSE PËRDORET
Malationi është një insekticid fosforoorganik me veprim pedikulicid dhe ovicid. Ai
përdoret për trajtimin e pedikulozave të kokës, si locion 0.5%. Locioni në përgjithësi
është më i preferuar se shampot sepse mbahet për një kohë më të gjatë në kokë.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI LOCION MALATION
Mos përdorni Locion malation:
- në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj malationit ose ndaj ndonjërit prej
2
përbërësve të tjerë të barit, pasi mund të shfaqen reaksione alergjie, përfshirë
anafilaksinë;
- në foshnjet nën 6 muajsh sepse lëkura e tyre e kokës është më e përshkueshme
dhe si pasojë mund të rritet përthithja e malationit.
Tregoni kujdes të veçantë me Locion malation:
- Përdoreni me kujdes tek fëmijët dhe pacientët astmatikë.
- Locion malation është i ndezshëm. Mos e ekspozoni locionin apo flokët e lagura në
flakë të hapura ose në burime elektrike të ngrohjes. Mos pini duhan gjatë përdorimit
të Locion malation.
- Shmangni kontaktin me sytë! Nëse Locion malation bie në kontakt me sytë, lajini me
shpejtësi dhe sasi të madhe uji. Në këtë rast duhet të bëhet trajtimi me atropinë.
- Nëse Locion malation bie në kontakt me veshjet ose lëkurën, lajini shpejt me ujë të
bollshëm, të ngrohtë dhe me sapun.
- Shmangni kontaktin e Locion malation me gojën sepse është helmues.
Marrja e barnave të tjera:
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë /
përdorur ose keni marrë / përdorur kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra
pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Locion malation në
qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit. Ndërveprimet e barnave klinikisht të
rëndësishme vërehen pas përthithjes sistemike të Locion malation.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit tuaj përpara se të përdorni këtë bar.
Siguria e përdorimit të këtij bari në shtatzëni dhe gjatë ushqimit me gji nuk është
vërtetuar ende, megjithatë duhet të evitohet përdorimi i tij gjatë shtatzënisë dhe ushqimit
me gji meqë është shumë toksik.
3. SI TA PËRDORNI LOCION MALATION
Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju informojë për sasinë e Locion malation që duhet të
3
përdorni dhe kur ta përdorni atë. Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mjekut
ose të farmacistit tuaj me përpikmëri dhe asnjëherë ta ndryshoni sasinë vetë, sido që të
ndiheni.
Gjatë përdorimit të Locion malation duhet të vendosni doreza plastike dhe të lani mirë
duart, pasi të keni përfunduar aplikimin.
Shmangni kontaktin me sytë gjatë aplikimit të tij.
Mënyra e administrimit:
Locion malation aplikohet lokalisht vetëm në lëkurën e kokës (skalp) dhe flokë.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç:
 Fërkoni lëkurën e kokës (skalpin) dhe flokët deri sa të njomen plotësisht me lëngun
që del nga shishja plastike.
 Lërini flokët të thahen në mënyrë natyrale pa përdorur tharëse elektrike.
 Pas 10-12 orësh, lajeni kokën me shampo dhe ujë të ngrohtë si dhe krihini flokët e
lagur me një krehër të dendur, për të larguar parazitët e kokës (morrat) të ngordhur
dhe vezët.
 Nëse parazitët e kokës (morrat) janë akoma të pranishëm, përsëriteni trajtimin pas 7
– 9 ditësh me një aplikim të dytë të Locion malation.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Locion malation:
Në qoftë se keni përdorur më shumë Locion malation se sasia që duhet të përdornit,
ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun
tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe
këshilla për veprimet që duhet të ndërmerren.
Insekticidet fosforoorganike janë frenues të fuqishëm të kolinesterazës dhe janë toksikë
(shiko pikën “Efekte anësore të mundshme”). Inhalacioni ose kontakti i jashtëm mund të
shkaktojë efekte lokale po ashtu edhe efekte sistemike.
Në rastet e një helmimi akut nga gëlltitja e malationit, pas shërimit nga toksiciteti fillestar
kolinergjik, janë vënë re: insufiçiencë renale e lehtë dhe kalimtare si dhe proteinuri me
4
komplikacione të tjera të mëvonshme të tilla si aritmi kardiake, edemë pulmonare,
fibrozë intersticiale difuze si dhe dobësim i muskujve si pasojë e një neuropatie
periferike.
Trajtimi: Helmimet me malation duhet të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur ashtu
siç veprohet edhe me insekticidet e tjera fosforoorganike. Në qoftë se një sasi e
konsiderueshme malationi është gëlltitur brenda 1-2 orësh, duhet bërë menjëherë
lavazhi i stomakut. Veshjet e kontaminuara (me locion malationi) duhen hequr dhe
sipërfaqet e lëkurës të cilat janë kontaminuar nga të vjellat ose hipersekrecionet duhet
të lahen menjëherë me ujë të bollshëm dhe sapun.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjithë barnat e tjerë, Locion malation mund të shkaktojë efekte anësore,
megjithëse jo çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet.
Gjatë aplikimit lokal të locion malationit, nëpërmjet lëkurës kalon më pak se 10% e
malationit në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe efektet anësore që mund të shfaqen
janë të njëjta me efektet toksike që shfaqin insekticidet fosforoorganike, të cilët janë
frenues të fuqishëm të kolinesterazës.
Efektet toksike përfshijnë: shtrëngime abdominale, nauze, të vjella, diarre, pankreatit,
inkontinencë urinare, midriazë ose miozë, dobësi, çrregullime respiratore, lotim, shtim i
sekrecioneve të pështymës dhe djersitjes, bradikardi ose takikardi, hipotension ose
hipertension, cianozë, dridhje muskulare dhe konvulsione, ndërsa në SNQ (Sistemin
Nervor Qëndror) shfaqen simptoma të tilla si shqetësime, ankth, konfuzion, koma si dhe
depresion i sistemit respirator dhe kardiovaskular.
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se vëreni efekte të tjera që nuk
përmenden më lart.
5. SI TA RUANI LOCION MALATION
Mbajeni larg fëmijëve. Bari juaj mund t’i dëmtojë ata.
5
Mos e përdorni Locion malation pas datës së skadimit e cila është e shënuar në
paketim.
Ruajeni në një vend të thatë e të freskët, në temperaturë nën 25°C sepse malationi
është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
Duhet të ruhet nga drita dhe lagështia.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Locion malation – Tretësirë
Lënda vepruese është malationi.
1 ml tretësirë përmban 5 mg malation (0.5%).
Përbërës të tjerë: terpineol dhe alkool etilik.
Përmbajtja e paketimit
Shishe plastike me 100 ml.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Nëntor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top