Lorade 10mg Reviewed by Momizat on . Lorade Tableta – 10 mg (Loratadinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Ky bar mund të merret pa recetën e mjekut. M Lorade Tableta – 10 mg (Loratadinë) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Ky bar mund të merret pa recetën e mjekut. M Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lorade 10mg

Lorade 10mg

Lorade
Tableta – 10 mg
(Loratadinë)
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
Ky bar mund të merret pa recetën e mjekut. Megjithatë, për të arritur rezultatet e
kërkuara, ju duhet ta përdorni këtë bar me kujdes.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni farmacistin tuaj.
 Në qoftë se gjendja juaj përkeqësohet ose nuk përmirësohet, kontaktoni mjekun
tuaj.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, kontaktoni mjekun tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Lorade dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Lorade
3. Si ta merrni Lorade?
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Lorade?
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË LORADE DHE PËRSE PËRDORET?
Lorade përmban lëndën vepruese loratadinë, e cila bën pjesë në grupin e barnave të
quajtur antihistaminikë.
Lorade përdoret për trajtimin simptomatik të rinitit alergjik (si p.sh. ethe nga bari) dhe
në urtikarien kronike idiopatike (me origjinë të panjohur).
2. PËRPARA SE TË MERRNI LORADE
Mos merrni Lorade nëse:
keni alergji (mbindjeshmëri) ndaj loratadinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të
tjerë të Lorade.
2
Tregoni kujdes të veçantë me Lorade:
 nëse keni dëmtim të rëndë të funksionit të mëlçisë
 nëse planifikoni të kryeni një test në lëkurë. Ju duhet të ndërprisini trajtimin me
Lorade të paktën 48 orë përpara se të kryeni testin në lëkurë. Në të kundërt,
antihistaminikë si Lorade, mund të japin rezultate falls-negative ose lehtësisht
pozitive.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë apo keni marrë së fundmi
barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetën e mjekut.
Gjatë provave klinike, nuk janë vënë re ndërveprime me barna të tjera.
Marrja e Lorade me ushqim dhe pije
Lorade nuk rrit efektet e alkoolit.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit tuaj përpara se të merrni këtë bar.
Studimet në kafshë nuk kanë treguar se loratadina dëmton fetusin. Siguria e
përdorimit të loratadinës nuk është përcaktuar. Në këto kushte, nuk këshillohet
përdorimi i Lorade gjatë shtatzënisë.
Loratadina kalon në qumështin e gjirit. Në këto kushte, nuk këshillohet përdorimi i
Lorade gjatë ushqimit me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Në raste shumë të rralla, loratadina mund të shkaktojë marrje mendsh. Ky efekt
mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri.
Për këtë arsye, këshillohet të verifikoni gjëndjen tuaj pas marrjes së Lorade, përpara
se të drejtoni automjetin ose të përdorni makineri.
Informacion i rëndësishëm për disa nga përbërësit e Lorade
Për pacientët me forma të caktuara të intolerancës ndaj sheqerit: Lorade përmban
laktozë. Këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3
3. SI TA MERRNI LORADE?
Gjithmonë merreni Lorade ashtu siç përshkruhet në këtë fletëudhëzues.
Nëse nuk jeni i sigurt, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Ju lutemi, njoftoni mjekun tuaj nëse efektet e Lorade janë shumë të forta ose shumë
të dobëta.
Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga mjeku, doza e zakonshme është:
Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç
1 tabletë Lorade, 1 herë në ditë (korrespondon me 10 mg loratadinë).
Fëmijë nga 2 në 12 vjeç:
 Për fëmijë që peshojnë mbi 30 kg
1 tabletë Lorade, 1 herë në ditë (korrespondon me 10 mg loratadinë).

Për fëmijë që peshojnë 30 kg ose më pak:
Tableta 10 mg nuk është e përshtatshme për fëmijë që peshojnë më pak se 30 kg.
Efikasiteti dhe siguria e loratadinës në fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk është
përcaktuar ende.
Pacientë me dëmtim të rëndë të mëlçisë
Në të rriturit dhe fëmijët që peshojnë mbi 30 kg, rekomandohet një dozë fillestare prej
10 mg loratadinë (1 tabletë Lorade), e marrë në ditë të alternuara.
Në të moshuarit dhe pacientët me dëmtim të funksionit të veshkave, nuk është e
nevojshme që dozimi të ndryshohet.
Mënyra e administrimit
Tabletat merren nga goja. Tabletat mund të merren para ose pas ushqimit.
Në qoftë se keni marrë më shumë Lorade
Si pasojë e mbidozimit me loratadinë janë shfaqur përgjumje, rritje e rrahjeve të
zemrës (takikardi) dhe dhimbje koke.
4
Në qoftë se keni marrë më shumë tableta Lorade se sasia që duhet të merrnit, ju
lutemi njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.
Në rast mbidozimi, trajtimi simptomatik duhet të fillohet menjëherë dhe të zgjasë për
aq kohë sa është e nevojshme. Mund të jepet karbon aktiv i tretur në ujë dhe të
merret në konsideratë një lavazh gastrik. Hemodializa (pastrimi i gjakut) nuk është
efikase për largimin e loratadinës nga gjaku dhe nuk dihet nëse dializa peritoneale
është efikase në këtë aspekt. Pasi menaxhohet situata emergjente, pacienti duhet
mbajtur nën mbikqyrje mjekësore.
Në qoftë se keni harruar të merrni Lorade
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Nëse vëreni në
kohë se keni harruar të merrni një tabletë, merrni dozën e harruar sa më parë. Më
pas vazhdoni trajtimin ashtu siç rekomandohet.
Në qoftë se ndërprisni trajtimin me Lorade
Gjendja juaj mund të përkeqësohet.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun
ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, loratadina mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Për vlerësimin e efekteve anësore, zakonisht zbatohen frekuencat e mëposhtme:
Shumë të zakonshme më shumë se 1 pacient në 10
Të zakonshme 1 deri në 10 pacientë nga 100
Të pazakonta 1 deri në 10 pacientë nga 1,000
Të rralla 1 deri në 10 pacientë nga 10,000
Shumë të rralla më pak se 1 pacient nga 10,000
Të panjohura Frekuenca nuk mund të vlerësohet duke u bazuar në të dhënat e
disponueshme
Efektet anësore ose simptomat kryesore që duhet të kihen parasysh dhe masat që
duhet të ndërmerren:
5
Në qoftë se ju është shfaqur ndonjë nga efektet anësore të përmendura më poshtë,
duhet të ndërprisni trajtimin me Lorade dhe të këshilloheni me mjekun tuaj sa më
parë.
Sistemi imunitar:
Shumë të rralla: reaksione mbindjeshmërie (anafilaksi).
Sistemi nervor:
Të zakonshme: nervozizëm
Shumë të rralla: vertigo.
Sistemi kardiovaskular:
Shumë të rralla: rrahje të përshpejtuara të zemrës (takikardi), palpitacione, ritëm i
galopit i zemrës.
Trakti gastrointestinal:
Shumë të rralla: nauze, tharje e gojës, acarim i membranave mukozale të stomakut
(gastrit).
Sistemi hepatobiliar:
Shumë të rralla: mosfunksionim i mëlçisë.
Lëkura dhe indi lidhor:
Shumë të rralla: rash i lëkurës, rënie e flokëve (alopeci).
Shqetësime të përgjithshme:
Të zakonshme: dhimbje koke, lodhje, përgjumje
Të pazakonta: pagjumësi, shtim i oreksit.
Në qoftë se ndonjë prej këtyre efekteve anësore përkeqësohet ose ju shfaqet ndonjë
efekt anësor tjetër që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun
ose farmacistin tuaj.
6
5. SI TA RUANI LORADE?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Lorade pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Lorade
Lënda vepruese është loratadinë.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë monohidrat, amidon misri dhe stearat magnezi.
Si paraqitet Lorade dhe përmbajtja e paketimit
Lorade disponohet në kuti me 10, 20 tableta të bardha me një vijë në mes.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u ripunua për herë të fundit në Nëntor 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top