Muco-X 200 (tableta) Reviewed by Momizat on . Muco-X 200 (tableta) Informacion për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar për ju pe Muco-X 200 (tableta) Informacion për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar për ju pe Rating: 0
You Are Here: Home » M » Muco-X 200 (tableta)

Muco-X 200 (tableta)

Muco-X 200 (tableta)

Muco X 200

Informacion për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Muco-X 200 dhe kur përdoret?
>Muco-X 200 përmban substancën aktive N-acetilcisteinë.
Ai lëngëzon gëlbazën e trashë në kanalet e frymëmarrjes.
Përmes kësaj Muco-X 200 stimulon nxjerrjen e gëlbazës së grumbulluar, lehtëson frymëmarrjen dhe zvogëlon kollën.
Prandaj ky ilaç përdoret në rastet e sëmurjes së kanaleve të frymëmarrjes, të cilat shoqërohen me krijimin e tepruar të gëlbazës së trashë dhe që nxirret vështirë (kolla e ftohjes).
Me recetë të mjekut Muco-X 200 mund të përdoret edhe si trajtim shtesë tek çrregullimi i lindur i metabolizmit me jashtëqitjen e rritur të gëlbazës posaçërisht të trashë në kanalet e frymëmarrjes dhe të tretjes (fibrozë cistike).

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Ndikimi i Muco-X 200 mbështetet përmes marrjes së shumtë të lëngjeve.
Pirja e duhanit kontribuon në krijimin e tepruar të gëlbazës bronkiale.
Mospërdorimi i duhanit stimulon ndikimin e Muco-X 200.

Kur nuk duhet të përdoret Muco-X 200?
Në rast të alergjisë ndaj njërit prej substancave përmbajtëse ose nëse vuani nga një ulçerë në stomak apo zorrë ose nga ndonjë sëmundje (e rrallë) e lindur e metabolizmit (fenilketonuria), nuk duhet të merret Muco-X 200.
Veç kësaj Muco-X 200 nuk duhet të merret bashkë me ilaçe kundër kollës (antitusivë). Këto e ndalin kollën dhe vetëpastrimin natyror të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmes kësaj pengohet nxjerrja me kollitje e gëlbazës së lëngëzuar, dhe mund të arrij deri te grumbullimi i gëlbazës bronkiale me rrezikun e ngërçeve bronkiale dhe të infektimeve të kanaleve të frymëmarrjes.
Mjeku juaj e di se çfarë duhet të bëhet në raste të tilla.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të substancës aktive dhe mënyrës së përdorimit si tableta, Muco-X 200 nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 1 vjeç.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Muco-X 200?
Nëse gjatë marrjes së mëhershme të këtij preparati me të njëjtën substancë aktive siç e përmban Muco-X 200 keni vërejtur ankesa në frymëmarrje ose rrebulla, atëherë duhet të bisedoni patjetër me një profesionist para se të filloni me pirjen e ilaçit.
Nëse ekziston rreziku i gjakderdhjeve në sferën e stomakut dhe zorrëve (p.sh. te ulçera e stomakut apo zorrëve), atëherë do të duhej ta merrni preparatin vetëm nën kontrollin e mjekut.
Përdorimi i njëkohshëm i disa ilaçeve të tjera mund të shpiejë deri te pengimi reciprok i ndikimit.
Kështu p.sh. mund të përforcohet ndikimi i disa ilaçeve kundër ngushtimit të kanaleve të frymëmarrjes (të ashtuquajtur bronkodilatatorët).
Ndikimi i disa preparateve që përdoren tek çrregullimet e rrjedhës së gjakut në enët koronare (nitroglicerina te Angina pectoris) mund po ashtu të rritet, nëse njëkohësisht merret edhe Muco-X 200.
Gjatë trajtimit të njëkohshëm me antibiotikë (të udhëzuara nga mjeku), gjatë marrjes së Muco-X 200 duhet të përmbahet një distancë kohore prej 2 orësh.
Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju sqarojë se për cilët antibiotikë vlen kjo.
Informojeni mjekun ose farmacistin nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose pini apo përdorni nga jashtë ilaçe të tjera (edhe të blera vetë).

A duhet të përdoret Muco-X 200 gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni shtatzanë, nëse doni të mbeteni shtatzënë, ose nëse i jepni gji fëmijës suaj, duhet sa për kujdes të hiqni dorë mundësisht nga ilaçet.
Për Muco-X 200 deri tani nuk është e njohur se a mund të ketë ndikimi të padëshiruara tek fëmija i palindur apo foshnja.
Prandaj do të duhet ilaçin ta merrni gjatë shtatzënisë vetëm nëse mjeku ua ka këshilluar këtë shprehimisht.
Ju lutemi ta informoni mjekun tuaj nëse gjatë trajtimit mbeteni shtatzënë.
Nëse gjatë dhënies së gjirit duhet patjetër të merrni Muco-X 200, atëherë duhet sa për kujdes të hiqni dorë nga dhënia e gjirit.

Si ta përdorni Muco-X 200?

Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 3 x në ditë 1 tabletë Muco-X 200 ose 3 tableta nga 200 mg të merren menjëherë të tretura në ujë.
Tabletat mund të pihen duke u mbajtur në gojë, duke i përtypur apo të tretura në ujë.
Nëse krijimi i tepruar i gëlbazës dhe kolla e lidhur me të nuk zhduken pas trajtimit prej 2 javësh, atëherë duhet të shkoni te mjeku, ashtu që ai ta sqarojë saktësisht shkakun dhe p.sh. të përjashtojë një sëmundje të rëndë të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletëudhëzim për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun ose farmacistin.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Muco-X 200?
Gjatë përdorimit të Muco-X 200 mund të shfaqen këto efekte anësore:
Herë pas here shfaqen ankesa të stomakut dhe zorrëve si urth, të pështjellë, vjellje ose bark, si dhe urtikari, dhimbje koke dhe temperaturë.
Tek pacientët përkatësisht pacientet posaçërisht të ndjeshëm mund të paraqiten alergji.
Ato shprehen si reaksione të lëkurës (rrebull i lëkurës, kruajtje) dhe të organeve të frymëmarrjes (ankesa të frymëmarrjes, ngërçe bronkiale).
Në një rast të tillë duhet ta ndërpritni menjëherë trajtimin me Muco-X 200 dhe të shkoni te mjeku.
Fryma mund të marrë përkohësisht një erë të pakëndshme.
Nëse vëreni efekte anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet të informoni mjekun ose farmacistin.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Muco-X 200 duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15 – 25°C) dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me „EXP.“.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku juaj ose farmacisti.
Këta persona kanë informacionetë hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Muco-X 200?
Substanca aktive: N-acetilcisteinë 200 mg;
substanca ndihmëse: ëmbëltues: aspartam, substanca aromatike si dhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Muco-X 200?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci pa recetë të mjekut.
Kuti me nga 30 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top