Pholcodin Alkaloid 10 mg Reviewed by Momizat on . Pholcodin Alkaloid 10 mg Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nës Pholcodin Alkaloid 10 mg Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nës Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pholcodin Alkaloid 10 mg

Pholcodin Alkaloid 10 mg

Pholcodin Alkaloid 10 mg

Pholcodin Alkaloid

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Pholcodin Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Pholcodin Alkaloid
3. Si të merret Pholcodin Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është folkodin monohidrati.

Substancat ndihmëse janë: amidoni i misrit; monohidrati i laktozës; natrium laurilsulfati; stearati i magneziumit; silika koloidale anhidroze; kapsula të forta gjelatinoze: gjelatinë; dioksidi i titaniumit (E 171); substanca ngjyruese : sunset e verdhë (E 110); Azorubin (E 122); briliant i zi (E 151); metil parahidroksibenzoati (E 218); propil parahidroksibenzoati (E 216).

1. ÇFARË ËSHTË PHOLCODIN ALKALOID -i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një  kapsulë përmban 10 mg folkodin monohidrat.

Forma farmaceutike e Pholcodin Alkaloid-it
Pholcodin Alkaloid 10 mg kapsula të forta janë me ngjyrë të kuqe të errët, kapsula të forta xhelatinoze të mbushura me granula të bardha.

Paketimi
Kapsulat janë të paketuara në blister transparente PVC/Al.
Secila blister përmban 10 kapsula.
Kutia e kartonit përmban 20 kapsula (2-blister) dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Pholcodin Alkaloid?
Folkodina është derivat i morfinës i cili i përket grupit të barnave me veprim qëndror kundër kollitjes.
Ka veprim inhibitor në refleksin e kollitjes i cili vepron duke e deprimuar qendrën e kolitjes në palcën e zgjatur (medulla oblongata).
Parandalimi i kollitjes arrihet shumë shpejt dhe kohëzgjatja është e madhe.
Për shkak të  veprimit të lehtë dhe jo-specifik veprimi deprimues në sistemin nervor qendror, ky ka edhe veprim sedativ dhe antikonvulsiv.

Kur përdoret Pholcodin Alkaloid?
Pholcodin Alkaloid përdoret për trajtimin e kollit të thatë, jo produktiv te sëmundjet me origjinë  respiratore dhe te kollitja me origjinë centrale.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI PHOLCODIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Pholcodin Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në folkodinë ose në cilindo përbërës tjetër të Pholcodin Alkaloid, ose në opiate të tjera.
•    Nëse keni edemë pulmonare (akumulim të lëngjeve jashtë enëve të gjakut nё mushkëri) ose kollë produktive (kollitje me prodhimin e gëlbazës).

Përkujdesje të veçanta me Pholcodin Alkaloid
• Nëse keni probleme respiratore (astma bronkiale, sëmundje obsktruktive kronike të mushkërive);
• Nëse keni çrregullime të mëlçisë ose të veshkave.
Kapsulat e folkodinës nuk mund të përdoren te fëmijët më të rinjë se 12 vjeç.

Përdorimi i Pholcodin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Kapsulat Pholcodin Alakloid mund të merren me ose pa ushqim.
Gjatë trajtimit terapeutik me folkodinë të mos merren pije alkoolike, sepse folkodina mund ta rritë veprimin e alkoolit.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Nuk rekomandohet përdorimi i folkodinës te gratë shtatzëna dhe te gratë gjidhënëse, sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e këtij bari në këto grupe të pacienteve.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Folkodina mund të ndikojë në aftësitë psikofizike, në veçanti nëse merret së bashku me depresorë të sistemit nervor qendror.
Mjeku dhe farmacisti duhet ta informojnë të sëmurin për këtë veprim të folkodinës dhe se duhet të kenë kujdes të veçantё me rastin e ngarjes së veturës apo për operim me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tabletave Pholcodin Alkaloid:
Pholcodin Alkaloid-i përmban laktozë. Nëse mjeku juaj ju j ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj.
Gjithashtu ky bar përmban sunset të verdhë (E110); azorubinë (E122); Brilliant të zi (E151), të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Ky bar përmban metil parahidroksibenzoat (E 218) dhe propil parahidroksibenzoat (E 216) të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonuara).

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Folkodina mund të ndërveprojë me këto barna:
• Analgjetikët opiat, barna për trajtimin e dhembjeve;
• Fenotiazina, barna që përdoren për kontrollin e çrregullimeve mendore si te shizofrenia, paranoja, mania, psikozat;
• Trankuilizantët, hipnotikët dhe sedativët, barna për trajtimin e anksiozitetit dhe vështirësive me gjumë;
• Antidepresivët triciklik dhe inhibitorë të MAO-së, barna për trajtimin e depresionit dhe
• Depresorët e tjerë të SNQ.
• Diuretikë(tablet që përdoren për hypertension)
• Antihipertenzivë (barna që përdoren pë trajtimin e tensionit të lartë të gjakut dhe gjendje tjera)

3. SI TË MERRET PHOLCODIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Doza e zakonshme për të rritur dhe te fëmijët mbi 12 vjeç 1-2 kapsula 3 herë në ditë.

Nëse përdorni Pholcodin Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Pholcodin Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Në rast të mbidozimit mund të shfaqen konfuzioni, somnolenca, agjitacioni, depresioni respirator, hipotensioni, pamjaftueshmëria kardiocirkulatore. Dozat toksike të folkodinës për fëmijë 200 mg.

Nëse keni harruar ta merrni Pholcodin Alkaloid -in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.Nuk duhet të merren dy doza në kohë të njejtë.

Nëse e ndërpreni marrjen e Pholcodin Alkaloid -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Pholcodin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Reaksione alergjike si rash, kruarje, enjetje e fytyrës, gjuhes dhe fytit, shtrëngim  i gjoksit.
Efekte tjera të mundshme jane:
-Nauze, vjellje, kapsllëk
-Përgjumje, marrëmendje, ngacmim, konfuzion.
-Skuqje
-Gëlbazë e tepërt/mucus
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 30°C.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top