Prioderm (shampo) Reviewed by Momizat on . Prioderm (shampo) Informacione për përdorimin e krem - shampos PRIODERM® Edhe në kushtet e pastërtisë më të madhe dhe të higjenës së plotë të trupit, fëmijët dh Prioderm (shampo) Informacione për përdorimin e krem - shampos PRIODERM® Edhe në kushtet e pastërtisë më të madhe dhe të higjenës së plotë të trupit, fëmijët dh Rating: 0
You Are Here: Home » P » Prioderm (shampo)

Prioderm (shampo)

Prioderm (shampo)

piroderm shampo

Informacione për përdorimin e krem – shampos PRIODERM®
Edhe në kushtet e pastërtisë më të madhe dhe të higjenës së plotë të trupit, fëmijët dhe të moshuarit shpesh sulmohen nga morrat.
Prandaj nuk është e turpshme tek ndonjë njeri, që të shfaqen morra në kokë, por është e bezdisëshme dhe e pakëndëshme, që ato të mbahen.
Në luftën efikase me morrat është e rëndësishme të aplikohet preparati, i cili është i provuar dhe është vërtetuar se ai nuk i shkakton dëme njeriut.
Krem shampo PRIODERM® është provuar në klinikë dhe u përgjigjet të gjitha kërkesave të një insekticidi modern për luftë kundër morrave dhe thërrizave (vezëve të morrave).
Ai përmban në vetvete Malathion si substancë aktive.
Kjo substancë është një helm shumë i fortë nëpërmjet kontakt për morrat dhe thërrizat dhe dëmton sistemin e tyre nervor. Shpejtësia e asgjesimit varet nga sasia e substancës aktive.
Më shpesh morrat ngordhin për një kohë shumë të shkurtër.
Morrat, të cilat në shikimin e parë kanë mbetur të gjalla pas trajtimit, janë aq fortë të dëmtuara, saqë ato nuk janë të afta të shumëzohen më dhe ngordhin mbrënda ditëve të afërta.
Morrat dhe thërrizat e gjalla gjenden në afërsi të drejt për drejtë të lëkurës së kokës.
Thërrizat që gjenden në distancë më tepër se 1 cm nga lëkura e kokës dhe u janë ngjitur qimeve, janë të ngordhura ose boshe.
Prandaj tek njerëzit me flokë më të gjata, është e panevojëshme që krem shampoja PRIODERM® të përdoret si mjet i zakonshëm për larjen e flokëve dhe të lyhen me të të gjitha flokët.
Por e rëndësishme është, që të trajtohet intensivisht tërë pjesa me qime në afërsi të lëkurës së kokës, sidomos pas veshëve dhe rreth qafës.
Vezët e morrave, thërrizat, u ngjiten fort qimeve të kokës bile edhe kur brëndësia e tyre është e ngordhur ose bosh.
Thërrizat e ngordhura pastrohen më vështirë kur qimja është sidomos e hollë.

Si ta përdorim shampon?
Ju lutemi, kontrolloni në fillim me anë të një shpëlarësi balsam për flokët, të zakonshëm në tregti, dhe një krehër për thërrija nëse gjenden në kokë morra “të gjalla”, d.m.th. jo vetëm thërrija.
Nëse gjeni në flokët vetëm thërrija, ju lutemi që të mos përdorni në këtë fazë një mjet kundër morrave
(shmangja e rezistencave!). Vazhdoni me zbatimin e metodës së kontrollimit mundësisht ditë për ditë dhe hiqni thërrizat nga flokët (edhe me dorë). Ju lutemi, përdorni një mjet kundër morrave vetëm kur gjeni në kokë një morrë “të gjallë”.

Përdorimi ?
1. Flokët të lagen me ujë të vakët. Flokët të shtrydhen nga uji i tepërt.
2. Sipas tipit të flokëve merrni përafërsisht sasinë e një gjysëm deri në një lugë të plotë gjelle PRIODERM® (rreth 15 ml).
3. Me shampon të fërkohet mirë tërë lëkura e kokës. Të mos shkumëzohet shumë.
4. Fillimi i flokëve në pjesën e pasme të kokës dhe pas veshëve të mbulohet mirë me shkumë.
5. Pastaj lihet të ndikojë 10 minuta.
6. Koka shpëlahet me shumë ujë të pastër dhe të vakët dhe flokët fshihen lehtë me peshqir.
7. Flokët e lagura të krihen mirë me një krehërin që ndodhen në paketim, në mënyrë që të hiqen morrat dhe thërrizat.
8. Flokët lihen që të thahen vetë në ajër (pa ndikimin e ngrohtësisë, për sh. tharëse flokësh).
Kjo proçedurë duhet të përsëritet në ditën e shtatë dhe të katërmbjetë pas trajtimit të parë (për shembull trajtimi i parë të shtunën, përsëritjet në dy të shtunat e tjera). Midis ditëve të trajtimit krehni flokët me një shpëlarës të zakonshëm balsam për flokët dhe me një krehër morrash/thërrizash. Vetëm përdorimi tri herë (ditët 0 – 7 – 14) dhe heqja e thërrizave garanton një trajtim komplet.

Udhëzime të rëndësishme
Transmetimi i morrave të kokës bëhet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë kokë me kokë; në raste të rralla me anë të mbulesave të kokës,krehërve ose sendeve të tjëra. Studime kanë treguar që morri nuk i hyn rrezikut që të largohet “vullnetarisht” nga koka. Nuk ka më nevojë që të lani ditë për ditë ndërresat e shtratit ose të vendosni kafshët prej pelushi dhe përqafimi për 24 orë në frigorifer. Mos harxhoni shumë [kohë]! Në rast nevoje, rroba të përdorura, të lashme, mund të lahen një herë me 60 Gradë Celcius. Të gjitha të tjerat mund të pastrohen me pluhurthithës ose të mos përdoren për 2 ditë. Morrat nuk mund të kërcejnë ose fluturojnë. Infektimi me anë të kafshëve shtëpiake nuk është i mundshëm. Edhe transmetimi nëpërmjet ujit në pishinë nuk është i mundshëm.
Prandaj ne ju rekomandojmë që të përqëndroheni plotësisht në “kokë” dhe jo në zonën përreth! Shfrytëzoni kohën tuaj që keni në dispozicion për kontrollin e kokës dhe heqjen e thërrizave. Është e rëndësishme që të hiqen të gjitha thërrizat; kjo garanton një trajtim komplet.
Krehër, furça dhe mjete të tjera për flokët mund të vendosen për 10 min. në ujë të nxehtë (jo përvëlues).
Flokët e gjata gjatë infektimit me morra duhet të mbahen të lidhura.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top