PROCOR 5MG Reviewed by Momizat on . PROCOR Tableta të veshura me film – 5 mg (Bisoprolol fumarat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fle PROCOR Tableta të veshura me film – 5 mg (Bisoprolol fumarat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fle Rating: 0
You Are Here: Home » P » PROCOR 5MG

PROCOR 5MG

PROCOR
Tableta të veshura me film – 5 mg
(Bisoprolol fumarat)

procor_5mg

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Procor dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Procor
3. Si ta merrni Procor
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Procor
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARЁ ЁSHTЁ PROCOR DHE PЁRSE PЁRDORET
Procor pёrmban si lёndё aktive bisoprolol fumarat i cili ёshtё beta-bllokues
kardioselektiv.
Bisoprololi ka veti simpatomimetike intrinseke dhe membranё-stabilizuese. Efekti
antihipertensiv i beta-bllokuesve shfaqet si pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë në zemër
duke ulur debitin kardiak, tkurrshmërinë dhe frekuencën kardiake, duke frenuar
prodhimin e reninës nga aparati junkstaglomerular, dhe duke dhënë efekte frenuese në
sistemin nervor qëndror (SNQ).
Procor indikohet nё trajtimin e hipertensionit dhe nё angina pektoris. Ai pёrdoret edhe si
shtesё e terapisё standarde tek pacientёt me insufiçiencё kardiake kronike tё
stabilizuar.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI PROCOR
Mos merrni Procor në qoftë se vuani nga:
 mbindjeshmёria ndaj bisoprolol fumaratit apo pёrbёrësve tё tjerё tё Procor;
 insufiçienca kardiake e pakontrolluar;
 angina Prinzmetal;
 bradikardia e theksuar;
 sindromi i sinusit tё sёmurё;
 blloku AV i shkallёs sё dytё dhe tё tretё;
 shoku kardiogjen;
 acidoza metabolike;
 sёmundje e rёndё e arterieve periferike;
 feokromocitoma;
 blloku sino-atrial;
 insufiçienca kardiake akute ose e dekompensuar qё kёrkon inotropё intravenozё.
Tregoni kujdes të veçantë me Procor
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni Procor.
Beta-bllokuesit nuk duhet të jepen për pacientët me bronkospazëm apo astmë ose tek
ata me histori tё sёmundjeve obstruktive tё frymёmarrjes.
Beta-bllokuesit mund të maskojnë simptomat e hipertiroidizmit dhe të hipoglicemisë.
Beta-bllokuesit mund të shfaqin shenjat e maskuara të miastenia gravis. Psoriaza mund
të rëndohet.
Përdorimi i beta-bllokuesve në shtatzëni pak para lindjes herë pas here ka rezultuar në
bradikardi dhe efekte të tjera anёsore të tilla si hipoglicemi dhe hipotension tek i
porsalinduri. Shumica e beta-bllokuesve kalojnё nё qumështin e gjirit.
Ndërprerja e menjëhershme e beta-bllokuesve ndonjëherë ka çuar në shfaqjen e
anginës, infarktit të miokardit, aritmisë ventrikulare, dhe deri në vdekje. Pacientët të cilët
trajtohen për një kohë të gjatë me beta-bllokues duhet ta ndalojnë mjekimin në mënyrë
graduale për një periudhë 1 deri 2-javore.
Marrja e barnave të tjera
Barnat që mund të ndërveprojnë me bisoprololin janë: alfa-bllokuesit (prazosina), antiaritmikët,
antibakterialët (rifampicina) antidepresantët, antimalarikët, antipsikotikët,
bllokuesit e kanaleve tё kalçiumit (nifedipina, diltiazemi, verapamili), klonidina,
diuretikët, dhe moksisiliti.
Alfa-bllokuesit: pёrforcojnё efektin hipotensiv kur jepen bashkё me beta-bllokuesit,
gjithashtu rrisin rrezikun e hipotensionit nga doza e parё kur merren me alfa-bllokues
postsinaptikë të tillë si prazosina.
Anti-aritmikët: rritet depresioni miokardial kur beta-bllokuesit jepen me anti-aritmikët. Ata
rrisin rrezikun e depresionit miokardial dhe bradikardisë kur beta-bllokuesit jepen me
flekainidin.
Antibakterialët: metabolizmi i bisoprololit përshpejtohet nga rifampicina.
Antidepresantët: shtim i efektit hipotensiv kur beta-bllokuesit jepen me IMAO-s.
Antimalarikët: rritje e rrezikut të bradikardisë kur beta-bllokuesit jepen me meflokinë.
Antipsikotikët: shtim i efektit hipotensiv kur beta-bllokuesit jepen me fenotiazinën.
Bllokuesit e kanaleve tё kalçiumit: pёrforcojnë efektin hipotensiv kur beta-bllokuesit
jepen me bllokuesit e kanaleve tё kalçiumit; mund të shkaktohet hipotension dhe
insufiçiencё kardiake e rёndё kur beta-bllokuesit jepen me nifedipinë, rritje e rrezikut të
bllokut AV dhe bradikardisё kur beta-bllokuesit jepen me diltiazem; gjithashtu mund të
shkaktojnë dhe asistol, hipotension dhe insufiçiencё kardiake të rëndë kur betabllokuesit
jepen me verapamil.
Klonidina: rrit riskun e hipertensionit tё shkaktuar nga ndёrprerja e menjёhershme e
beta-bllokuesve.
Diuretikët: rritet efekti hipotensiv kur beta-bllokuesit jepen së bashku me diuretikët.
Moksisilit: beta-bllokuesit mund tё shkaktojnё hipotension postural tё rëndë kur jepen
bashkё me moksisilitin.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatëzënë, dyshoni se jeni
shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Beta-bllokuesit mund të shkaktojnë kufizim tё rritjes intra-uterine, hipoglicemi neonatale,
dhe bradikardi; rreziku është më i madh në hipertension të rëndё. Bisoprolol nuk duhet
të përdoret gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri.
Të dhënat mbi përdorimin e bisoprololit gjatë ushqimit me gji janë kontradiktore, kështu
që nuk rekomandohet ushqimi me gji gjatë administrimit të bisoprololit.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk janё bёrё studime mbi ndikimin e këtij bari në aftёsinё për tё drejtuar automjete apo
përdorur makineri. Megjithatё, pacientët duhet të këshillohen mos tё drejtojnё automjete
apo pёrdorin makineri pas marrjes së kёtij bari sepse mund të kenё marrje mendsh.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Procor
Ky bar përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga
disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI PROCOR
Gjithmonë merreni Procor sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt,
kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozat e zakonshme përshkruhen më poshtë:
Në hipertension ose angina pektoris doza e zakonshme është 5 deri nё 10 mg nga goja
si dozë e vetme ditore; doza maksimale e rekomanduar është 20 mg në ditë. Reduktimi
i dozës mund të jetë i nevojshёm në pacientët me dëmtime hepatike ose renale.
Në insufiçiencё kardiake kronike të stabilizuar doza fillestare nga goja është 1.25 mg
një herë në ditë. Në rast se tolerohet, doza dyfishohet pas njё jave, dhe pastaj rritet
gradualisht nё intervale 1 – 4 javore në dozën maksimale të toleruar, e cila nuk duhet të
kalojë 10 mg një herë në ditë.
Përdorimi në dëmtime hepatike ose renale
Doza maksimale e rekomanduar ёshtë 10 mg në ditë nё rastin e angina pektoris dhe
hipertensionit në pacientët me dëmtim të rëndë hepatik ose me klirens tё kreatininës më
të ulët se 20 ml/min. Bisoprololi nuk është i dializueshёm.
Në qoftë se keni marrë më shumë Procor
Mos merrni më shumë Procor se sasia që ju rekomandon mjeku juaj.
Mbidozimet me beta-bllokues nuk japin shenja, por disa pacientë zhvillojnё depresion
kardiovaskular të rëndë i cili nё disa raste mund tё jetё edhe fatal. Efektet mund të
përfshijnë: bradikardi, bllokim tё përçueshmërisё kardiake, hipotension, insufiçiencё
kardiake dhe shok kardiogjen. Konvulsioni, koma, depresioni respirator, dhe
bronkokonstriksioni mund të ndodhin, edhe pse jo shpesh.
Nëse keni marrë më shumë Procor se sasia që ju rekomandon mjeku juaj, ju lutemi
konsultohuni me të ose shkoni në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Trajtimi
Atropina, glukagoni dhe simpatomimetikët janë baza e trajtimit të mbidozimeve të rënda
nga beta-bllokuesit.
Në qoftë se keni harruar të merrni Procor
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni harruar të merrni Procor, merrni dozën tuaj sa më shpejt që të
kujtoheni, përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. Përdorni
dozat në kohën e duhur.
Nё qoftё se ndёrprisni marrjen e Procor
Trajtimi me Procor nuk duhet ndёrprerё menjёherё. Ndërprerja e menjëhershme e
Procor mund të çojë në përkeqësim të gjendjes ose rritje të presionit të gjakut. Pyesni
mjekun tuaj se si duhet tё veproni pёr tё ndёrprerё gradualisht mjekimin.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, bisoprololi mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Beta-bllokuesit në përgjithësi tolerohen mirë. Shumica e efekteve anësore janë të lehta
dhe kalimtare.
Efektet anësore të mundshme janë: bradikardi, insufiçiencё kardiake, hipotension,
vazokonstriksion periferik, çrregullime nё pёrçueshmёri, bronkospazma, çrregullime
gastrointestinale, dispne, dhimbje koke, lodhje, çrregullime tё gjumit, parestezi,
marramendje, psikoza, disfunksion seksual, purpura, trombocitopeni, çrregullime tё
shikimit, pёrkeqёsim i psoriazёs, alopeci, rrallё hipertrigliceridemi, sinkop dhe dёmtim i
dёgjimit, skuqje dhe tharje e syve (kёto efekte janё tё prapёsueshme nёse mjekimi
ndёrpritet); mё pak tё zakonshme janё: depresioni, dobёsia muskulare dhe ngёrçet;
shumё rrallё konjunktivite.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI PROCOR
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Procor pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Ruajeni Procor nga dielli dhe nga lagështia!
Barnat nuk duhen hedhur nё ujё ose nё mbeturinat shtëpiake. Pyesni farmacistin si t’i
asgjesoni barnat qё nuk nevojiten. Kёto masa ndihmojnё nё mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMACION I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Procor – Tableta të veshura me film
Lënda vepruese ёshtё bisoprolol fumarat.
Një tabletë e veshur me film 5 mg përmban 5 mg bisoprolol fumarat.
Një tabletë e veshur me film 10 mg përmban 10 mg bisoprolol fumarat.
Përbërësit e tjerë për Procor 5 mg janë: laktozë monohidrat, celulozë mikrokristalore,
krospovidon, stearat magnezi, Opadry i verdhë.
Përbërësit e tjerë për Procor 10 mg janë: laktozë monohidrat, celulozë mikrokristalore,
krospovidon, stearat magnezi, Opadry rozë.
Përmbajtja e paketimit
Procor, 5 mg: kuti kartoni me 30 tableta të veshura me film.
Procor, 10 mg: kuti kartoni me 30 tableta të veshura me film.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga ” Myslym Keta “
Tel.Fax: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Mars 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top