Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexon Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexon Rating: 0
You Are Here: Home » P » Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta)

Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta)

Propiltiouracil Alkaloid 50 mg (tableta)

Propiltiouracil Alkaloid

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletudhëzimit:

  1. Çfarë është Propiltiouracil Alkaloid  dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Propiltiouracil Alkaloid
  3. Si përdoret  Propiltiouracil Alkaloid
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është propiltiouracili.
Substancat ndihmëse janë:  monohidrati i laktozës; amidoni i misrit; silika koloidale anhidroze ;celuloza mikrokristalore; stearati i magneziumit;talk; amidon natrium glukolat; xhelatinë.

1. ÇFARË ËSHTË  PROPILTIOURACIL ALKALOID® DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja
Një tabletë përmban 50 mg propiltiouracil.

Forma farmaceutike
Tabletat  Propiltiouracil Alkaloid janë të bardha,të rrumbullakta, bikonvekse me vinë e ndarjes në njerën anë.

Paketimi:
Tabletat janë të paketuara në blisterë të perforuar (PVC dhe blister alumini) me nga 10 tableta secili.
Kutia litigrafike e kartonit përmban 2 blisterë(20 tableta) dhe fletudhëzimin.

Si vepron Propiltiouracil Alkaloid®
Tabletat Propiltiouracil Alkaloid përmbajnë propiltiouracil i cili i përket grupit të barnave të quajtura  antitiroid.
Këto veprojnë duke zvogluar prodhimin e hormonit tiroksin i cili prodhohet nga gjëndra tiroide.

Kur përdoren tabletat Propiltiouracil Alkaloid®?

Tabletat Propiltiouracil Alkaloid përdoren:

  • Hipertireodizmi (gjendje që shoqërohet me hiperprodhim të hormonit tiroid);
  • Kriza tirotoksike.

Propiltiouracil Alkaloid shfrytëzohet edhe për përgatitjen për terapi me jod radioaktiv dhe tiroktomi.
Nëse keni ndonjë pyetje të paqartë bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI PROPILTIOURACIL ALKALOID
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni  Propiltiouracil Alkaloid
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në propiltiouracil, ose në cilindo përbërës tjetër të  Propiltiouracil Alkaloid  të përmendur më parë.
Gjithashtu ju nuk duhet ta merrni këtë bar nëse më herët keni pasur efekte anësore nga përdorimi i tij, sidomos agranulocitozë  (dëmtim i palcës kockore me zvogëlim të prodhimit të qelizave të gjakut) ose dëmtim të mëlçisë.

Përkujdesje të veçanta me Propiltiouracil Alkaloid

  • Nëse keni dëmtim të koagullimit;
  • Nëse keni dëmtim të funksionit të mëlçisë;
  • Nëse keni sëmundje të veshkëve;
  • Nëse jeni operuar;
  • Nëse keni infeksion.

Bisedoni me mjekun tuaj nëse këto ju referohen juve:
Janë raportuar disa raste të reaksioneve të mëlçisë, duke i futur edhe rastet me fatalitet ose që kërkojnë tranplantim të mëlçisë te fëmijë dhe të rritur të trajtuar me propiltiouracil.
Duhet ta informoni menjëherë mjekun nëse ju shfaqen simptoma të sëmundjes së mëlçisë si nauzea, ndjenja e të qenit i sëmurë, diarre, zverdhje e lëkurës ose syve, urinë e errët, jashtëqitje e zbehtë, kruarje ose dridhje.

Përdorimi i Propiltiouracil Alkaloid® me ushqime dhe pije
Merreni këtë bar me një gotë ujë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni shtatzënë ose dëshironi të ngelni shtatzënë para se të merrni Propiltiouracil tableta.
Propiltiouracil tabletat mund të merren gjatë shtatzanisë por kjo mund të ndikojë në gjëndren tiroide të fëmijës të palindur.
Nëse është e nevojshme të merrni Propiltiouracil atëherë duhet të merrni dozen më të ulët efektive dhe funksioni i tiroides duhet të kontrollohet çdo katër deri gjashtë javë.
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni gjidhënëse ose dëshironi të filloni të jepni gji ndërsa merrni Propiltiouracil.
Nëse është e nevojshme të merrni Propiltiouracil atëherë duhet të merrni dozen më të ulët efektive dhe funksioni i tiroides dhe duhet vazhdimisht të monitorohet zhvillimi i fëmijës dhe funksioni i gjëndrës tiroide.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Bari nuk ndikon në aftësinë për ngarje dhe për të të operuar me makineri

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Propiltiouracil Alkaloid®
Tabletat Propiltiouracil përmbajnë  laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Me rëndësi të veçantë është nëse merrni këto barna:

  • Teofilinë,bar që përdoret për trajtimin e astmës;
  • Antikoagullantë, barna që përdoren për parandalimin e ngjizjes (koagullimit) të gjakut;
  • Beta-bllokues, që përdoren për trajtimin e hipertensionit;
  • Digoksinë, që përdoret për trajtimin e problemeve me ritmin e zemrës;
  • Acidi salicilik;
  • fenilbutazon.

3. SI TË PËRDORET  PROPILTIOURACIL ALKALOID®?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Dozat e rekomanduara të Propiltiouracil-it janë:

Të rriturit
Doza e zakonshme fillestare është 300 deri 450 mg në ditë e ndarë në 3 doza të barabarta çdo 8 orë; por ndonjëherë janë të nevojshme doza më të larta si  600 deri 900mg në ditë.
Doza e zakonshme e mbajtjes  është 100 deri 150mg në ditë.
Doza e zakonshme jepet e ndarë në 3 doza çdo 8 orë.
Krizat tirotoksike duhet të trajtohen me doza 200 mg propiltiouracil e cila jepet çdo 4-6 orë, me rënie graduale të dozës në harmoni me gjendjen klinike.
Nëse keni problem me veshka ose mëlçi mjeku juaj do ta caktojë dozën varësisht nga gjendja juaj.

Fëmijët nën 6 vjeç
Vetëm mjeku mund ta përcaktojë dozën.

Fëmijët nga 6 – 10 vjeç
Doza e zakonshme fillestare e propiltiouracilit është 50 deri në 150 mg/ditore, e ndarë në çdo 6 – 8 orë.

Fëmijë mbi 10 vjeç
Doza e zakonshme iniciale e propiltiouracilit është 150-300mg/ditë, e ndarë në doza të barabarta çdo 6-8 orë.

Nëse keni sëmundje të veshkave ose mëlçisë
Nëse keni sëmundje të veshkave ose mëlçisë mjeku juaj do ta reduktojë dozen varësisht nga gjendja juaj.

Testet laboratorike
Mjeku juaj do të kërkojë nga ju të bëni teste të zakonshme të gjakut që të vërtetojë se tabletat Propiltiouracil kanë efektin e duhur.

Nëse përdorni Propiltiouracil Alkaloidâ më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të tabletave  Propiltiouracil Alkaloidâ  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Efektet që mund të ndodhin nga mbidozimi janë: ndjenja e të qenit i sëmurë, dhembje barku, kokëdhembje, ethe, dhembje nyjesh, kruarje, zbehje, lodhje, infeksione të shpeshta, gjakderdhje e pazakonshme ose mavijosje.

Nëse keni harruar ta merrni tableta Propiltiouracil Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e tableta Propiltiouracil Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Bisedoni me mjekun tuaj para se ta ndërpreni marrjen e barit.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe tableta   mund të Propiltiouracil Alkaloid  kenë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Simptome të hepatitit (inflamacion i mëlçisë) ose forma tjera të dëmtimit të mëlçisë (disa mund të shkaktojnë vdekje):

  • humbje oreksi;
  • kruarje;
  • dhembje në anën e djathtë të stomakut;
  • verdhëza (zverdhje e lëkurës dhe të bardhave të syve);
  • sëmundje e trurit, që mund të ndikojë në aftësinë për të menduar.

Ju duhet ta kontaktoni mjekun nëse shfaqet ndonjë nga këto efekte të padëshiruara.

Gjithashtu duhet ta kontaktoni mjekun nëse shfaqen simptoma të reaksioneve alergjike siç janë:

Simptoma të reaksioneve alergjike:

  • vështirësi gjatë frymëmarrjes;
  • kollitje;
  • enjtje e gjëndrave limfatike (gjëndra të vendosura rreth trupit të cilat mbrojnë nga përhapja e infeksioneve);
  • artrit (dhembje nyjesh);
  • dhembje ne ije ose simptome tjera të problemeve me veshka;
  • inflamacion i enëve të gjakut (të lëkurës);
  • skuqje rreth hundes dhe faqeve.

Efekte tjera të pazakonshme janë:

  • ndjenja e të qenit i sëmurë;
  • shqetësime stomaku;
  • çrregullim i shijes;
  • kokëdhembje;
  • skuqje të buta të lëkurës;
  • kruarje ose skuqje e lëkurës;
  • humbje e flokëve;
  • dhembje ose shtrëngim i muskujve dhe nyjeve.

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top