TOBREX Reviewed by Momizat on . TOBREX® (Tobramicine) Solucion dhe Pomade Oftalmike Sterile PËRSHKRIMI: TOBREX® (tobramicine 0.3%) është një formulim oftalmik me antibiotik i përgatitur posaçë TOBREX® (Tobramicine) Solucion dhe Pomade Oftalmike Sterile PËRSHKRIMI: TOBREX® (tobramicine 0.3%) është një formulim oftalmik me antibiotik i përgatitur posaçë Rating: 0
You Are Here: Home » T » TOBREX

TOBREX

TOBREX®
tobrex
(Tobramicine)
Solucion dhe Pomade Oftalmike Sterile

PËRSHKRIMI:
TOBREX® (tobramicine 0.3%) është një formulim oftalmik me antibiotik i përgatitur posaçërisht për mjekimin lokal të infeksioneve të jashtme.
Ky produkt qarkullon në formë solucioni dhe pomade.
Çdo ml solucion përmban: Tobramicine 0.3% (3 mg/ml) Ujë të purifikuar dhe caktivizuar, dhe Klorur Benzalkoni 0.01% si konservues.
Çdo gram pomade përmban: Tobramicine 0.3% (3 mg/g), Vaj Mineral, Petrolatum Baze, dhe Klorobutanol 0.5% si konservues.
Tobramicina është një antibiotik aminoglikozidik, i tretshem në ujë, aktiv kundrejt një spektri të gjërë patogjenesh oftalmike gram-negative dhe gram-pozitive.

FARMAKOLOGJIA KLINIKE:
Të dhënat In Vitro: Studimet in vitro kanë treguar se tobramicina është aktive ndaj shtameve të mikroorganizmave të mëposhtëm:
Stafilokoket, duke përfshirë S. aureus dhe S. epidermidis (koagulaze-pozitiv dhe koagulaze-negativ) duke përfshirë shtamet penicilino rezistente.
Streptokoke, duke përfshirë disa specie A-betahemolitik, disa specie jo hemolitike dhe disa Streptococcus Pneumoniae.
Pseudomonas Aeruginosa, Escherichia coli, Klebsiella pneumoniae, Enterobacter aerogenes, Proteus mirabilis, (indole negative) dhe indol pozitiv specie Proteus, Haemophilus influenzae dhe H. aegyptius, Moraxella lacunata, dhe Acinetobacter calcoaceticus (Herellae vaginacola) dhe disa specie Neisseria.
Studimet e ndjeshmërise bakteriale kanë treguar se në disa raste mikroorganizma rezistente ndaj gentamicinës janë të ndjeshme ndaj tobramicines.Ende nuk është shfaqur një shtam i rëndësishëm rezistent ndaj tobramicines: megjithatë rezistenca bakteriale mund të zhvillohet pas përdorimit të zgjatur të saj).

INDIKIMET DHE PËRDORIMI:
TOBREX ështe një antibiotik i indikuar në trajtimin lokal të infeksioneve të jashtme të syrit dhe anekseve të tij të shkaktuara nga bakterie të ndjeshme.
Gjatë trajtimit lokal me Tobrex duhet kryer monitorimi i përgjigjes bakteriale.
Studimet klinike kanë treguar se tobramicina është efektive dhe e sigurtë në përdorimin tek fëmijët.

KUNDËRINDIKIMET:
TOBREX Solucion dhe Pomade Oftalmike janë të kundërindikuara në pacientët me mbindjeshmëri të njohur ndaj njërit prej përbërësve të tyre.

PËRKUJDESJE:
JO PËR INJEKSION NE SY. Në disa pacientë mund të ndodhë mbindjeshmeri ndaj aminoglikozideve të përdorura lokalisht. N.q.s ndodh reaksion ndjeshmerie ndaj TOBREX, duhet ndërprerë  përdorimi.

MASA PARAPRAKE:
Ashtu si me përgatitje të tjera me antibiotikë, përdorimi i zgjatur mund te cojë ne rritjen e mikro-organizmave jo te ndjeshme perfshire myket.
Në se ndodh mbiinfeksion, duhet filluar terapia e përshtatshme.
Pomadat oftalmike mund të vonojnë shërimin e plagëve të kornesë.

Përdorimi gjatështatzënisë:
Studimet e riprodhimit në 3 tipe kafshësh në doza deri 33 herë më të larta se doza normale sistemike humane nuk kanë sjellë të dhëna për dëme në fetus ose ndikime në pjellshmeri për shkak të tobramicines.
Megjithatë nuk ka studime të sakta në gratë shtatzëna.
Për shkak se studimet në kafshë nuk janë gjithmonë parashikuese të përgjigjes njerëzore, ky bar duhet të përdoret gjatë shtatëzanisë vetëm në rast se nevojitet qartë.

Nënat me femije ne gji:
Për shkak të rrezikut të efekteve të padëshiruara tek fëmijët e gjirit nga Tobrex®, duhet marrë një vendim për ndërprerjen e ushqimit me gji për fëmijën ose ndërprerjen e mjekimit me Tobrex, duke marrë parasysh rëndësinë e barit për nënën.

REAKSIONE TË PADËSHIRUARA
Reaksionet më të shpeshta të padëshiruara të Tobrex solucion dhe pomade oftalmike jane toksiciteti dhe mbindjeshmeria, përfshirë kruarjen e qepallave dhe enjtja, dhe erithema konjuktivale.
Këto reaksione ndodhin në më pak se 3 pacientë në 100 të trajtuar me Tobrex.
Reaksione të ngjashme mund të ndodhin gjatë trajtimit lokalisht me antibiotikë te tjerë aminoglikozidike.
Nuk janë verejtur reaksione të tjera nga përdorimi i Tobrex, megjithatë në rast të përdorimit të njëkohshem të tobramicines lokalisht në sy dhe antibiotikëve aminoglikozidike duhet pasur kujdes në monitorimin e koncentrimit total të serumit.
Në provat klinike Tobrex pomade oftalmike shkaktoi më pak efekte të  padëshiruara (3.7%) sesa Garamicine pomade oftalmike (10.6%).

MBIDOZIMI:
Shenjat dhe simptomat e dukshme klinike të një mbidoze të Tobrex solucion dhe pomade oftalmike (punctuate keratitis, erithema, lotim i shtuar, edeme dhe kruarje të qepallave) mund të jene të ngjashme me efektet e padëshiruara të vërejtura në disa pacientë.

DOZA DHE MËNYRA E PËRDORIMIT:
Siç rekomandohet nga mjeku:
Solucion:
Në raste të lehta të moderuara, vendosni 1-2 pika në syrin ose sytë e sëmurë çdo 4 orë.
Në infeksione të rënda vendosni 2 pika në syrin ose sytë e sëmurë cdo orë deri në përmiresim, duke vazhduar në varësi se cili mjekim do pakësohet përpara ndërprerjes.
Pomade:
Në raste të lehta të moderuara, vendosni 1.5 cm pomadë në syrin ose sytë e sëmurë 2 deri në tre herë në ditë.
Në infeksione të renda vendosni 1.5 cm pomade në syrin ose sytë e sëmurë cdo 3 deri 4 orë deri në përmirësim, duke vazhduar në varësi se cili mjekim do pakësohet përpara ndërprerjes.
TOBREX pomadë mund të përdoret se bashku me TOBREX solucion.

PAKETIMI:
Solucion steril në shishe pikatore 5 ml që përmban tobramicine 0.3% (3 mg/mi).
Të flaket një muaj pas hapjes.
Pomadë sterile në tubet oftalmike 3.5 g që permban tobramicine 0.3% (3 mg/g).

RUAJTJA:
Të ruhet në temperaturë 8°-30°C.
Kutia të mbahet e mbyllur mirë.
Të mbahet larg fëmijëve.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top