ASKORBIK Acidi Emërtim kimik i vitaminës C.
ANTIVOMITIVË
ANTIVOMITIVË Medikamente që përdoren kundër të vjellave.
ANTITUSIVË
ANTITUSIVË Medikamente që përdoren për qetësimin ose supresimin e kollës.
ANTITIROIDIKË
ANTITIROIDIKË Medikamente që përdoren për mjekimin e hiperaktivitetit të tiroides.
ANTISPASTIKË
ANTISPASTIKË Medikamente që përdoren kundër spazmave dhe ngërçeve në muskujt e lëmuar të mureve të zorrëve.
ANTISEPTIKË
ANTISEPTIKË Medikamente që përdoren kundër baktereve dhe mikrorganizmave patogjenë në një mjedis të caktuar.
ANTIREUMATIKË
ANTIREUMATIKË Medikamente që përdoren për mjekimin e sëmundjeve reumatizmale.
ANTIRETROVIRALË
ANTIRETROVIRALË Medikamente që përdoren për uljen dhe ndalimin e përhapjes së viruseve tek personat me HIV.
ANTIPSIKOTIKË
ANTIPSIKOTIKË Medikamente që përdoren për të mjekuar çrregullimet psikike duke përfshirë edhe skizofreninë dhe manitë.
ANTIPRURITIKË
ANTIPRURITIKË Medikamente që përdoren për lehtësimin dhe mjekimin e kruarjes së vazhdueshme të lëkurës.