ANTIPIRETIKË Medikamente që përdoren për uljen e temperaturës.
ANTIPARAZITË
ANTIPARAZITË Medikamente që përdoren kundër parazitëve.
ANTINEURALGJIKË
ANTINEURALGJIKË Medikamente të cilat lehtësojnë dhimbjet.
ANTINEFRITIKË
ANTINEFRITIKË Medikamente të cilat përdoren kundër inflamacionit të veshkave.
ANTIMITITIKËT
ANTIMITITIKËT Medikamente që përdoren për të frenuar ndarjen qelizore. Zakonisht përdoren për mjekimin e tumoreve.
ANTIMIKROBIKË
ANTIMIKROBIKË Medikamente që përdoren kundër mikrobeve.
ANTIKONVULSIVË
ANTIKONVULSIVË Medikamente që përdoren për parandalimin e konvulsioneve epileptike, gjatë dëmtimeve të mëdha të kokës, si dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale në tru.
ANTIKOLINERGJIKË
ANTIKOLINERGJIKË Medikamente që bllokojnë efektin e acetilkolinës, lëndë kimike e cila lirohet nga mbaresat nervore të sistemit nervor parasimpatik, e cila stimulon kontraksionin muskulor, rrit sekrecionet në gojë e mushkëri dhe ul rrahjet e zemrës.
ANTIKOAGULANTË
ANTIKOAGULANTË Medikamente të cilat përdoren për parandalimin e ngjizjes jonormale të gjakut, trombozës, insultit cerebral dhe sëmundjeve ishemike.
ANTIINFLAMATORË
ANTIINFLAMATORË Medikamente që përdoren kundër inflamacionit. Grupe të ndryshme të antiinflamatorëve veprojnë kundër mediatorëve që shkaktojnë inflamacion. Në grupin e antiinflamatorëve bëjnë pjesë: antihistaminikët, glukokortikoidet dhe antiinflamatorët josteriodë.