ANTIHISTAMINIKË Medikamente që përdoren për bllokimin e lirimit të histaminës nga indet si rezultat i reaksioneve të ndryshme alergjike. Përdoren për mjekimin e gjendjeve alergjike, shockut anafilaktik, gjithashtu përdoren edhe si antiemetikë.
ANTIHIPERTENSIVË
ANTIHIPERTENSIVË Medikamente që përdoren për mjekimin e hipertensionit dhe parandalimin e komplikimeve të tij, si: hemorragjia cerebrale, infarktet dhe dëmtimet në veshka. Në grupin e antihipertensivëve bëjnë pjesë: alfabllokuesit, betabllokuesit, kalciumbllokuesit, konvertuesit e angiotenzinës I, konvertuesit e angiotenzinës II, nitratet.
ANTIHIDROTIKË
ANTIHIDROTIKË Medikamente të cilat përdoren kundër djersitjes.
ANTIHEMORRAGJIKË
ANTIHEMORRAGJIKË Medikamente të cilat përdoren kundër gjakderdhjeve.
ANTIFUNGALË
ANTIFUNGALË Medikamente që përdoren për mjekimin e infeksioneve fungale.
ANTIFOBIKË
ANTIFOBIKË Medikamente që përdoren për të lehtësuar dhe për të mjekuar fobitë.
ANTIFIBRILË
ANTIFIBRILË Medikamente të cilat përdoren kundër etheve.
ANTIEPILEPTIKË
ANTIEPILEPTIKË Medikamente, të cilat përdoren për parandalimin e sulmeve epileptike.
ANTIEMETIKË
ANTIEMETIKË Medikamente kundër vjelljes, kundërvjellësa.
ANTIEDEMATIKË
ANTIEDEMATIKË Medikamente që përdoren kundër edemës.