Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

ANTAGONISTËT E ANGIOTENZINËS II

ANTAGONISTËT E ANGIOTENZINËS II Grup i medikamenteve, të cilat përdoren për mjekimin e hipertensionit arterial duke bllokuar veprimin e angiotenzinës II, e cila vepron si vazokonstriktor. Në dallim nga ACE inhibitorët këta nuk shkaktojnë kollë. Grupit të këtyre i takojnë: losartan, valsartan, candeartan, irbesartan etj.

+

ANTACIDET

ANTACIDET Grup i medikamenteve, që përdoren për mjekimin e gjendjeve dispepsike, refluksin ezofageal, djegiet në stomak, ezofagitin dhe ulcerat peptide. Zakonisht janë të përbëra nga komponimet e magneziumit dhe aluminit duke neutralizuar acidin klorhidrik në stomak.

+

ANKSIOLITIKË

ANKSIOLITIKË Medikamente që përdoren për mjekimin e ankthit.

+

ANHIDROTIKË

ANHIDROTIKË Medikamente të cilat ndalojnë djersitjen, siç janë barnat antikolinergjikë.

+

ANGIOTONIKË

ANGIOTONIKË Medikamente që fuqizojnë tonusin e enëve.

+

ANESTETIKË

ANESTETIKË Grup medikamentesh, të cilat shkaktojnë anestezi lokale apo të përgjithshme.

+

ANASTROZOLE

ANASTROZOLE Medikament antineoplastik nga grupi i inhibitorëve të enzimave. Përdoret për mjekimin e kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës.

+

ANALGJETIKË

ANALGJETIKË Grup medikamentesh, të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjeve. Ndahen në opioidë dhe joopioidë.

+

AMPICILLIN

AMPICILLIN Antibiotik beta laktamik i grupit të penicilinave. Përdoret për mjekimin e infeksioneve respiratore, urinare, biliare dhe të traktit tretës.

+

AMOXICLAV

AMOXICLAV Antibiotik, kombinim i amoksicilinës dhe acidit klavulanik. Përdoret për mjekimin e infeksioneve, në të cilat shtamet e baktereve prodhojnë betalaktamazë, duke përfshirë infeksionet respiratore, urogjenitale, abdominale, celulit, infeksione të rënda stomatologjike.

+
  • Previous
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 107
  • Next

Website interesante

  • Informacione mjekesore

Categories

  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • Format Farmaceutike
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • Lajme
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
©2026 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes