Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Nitroglicerina (tablete)

Nitroglicerina (tablete)

nitroderm TTS

VETITË FARMAKOLOGJIKE
• Nitroglicerina është vazodilatator i grupit të nitrateve, që gjen përdorim të veçantë në trajtimin e angina pektoris.
• Nitroglicerina sublingual vazhdon të jetë bar i zgjedhur për trajtimin akut të anginës (krizës anginoze), pasi veprimi fillon shpejt, efikasiteti është i provuar dhe kushton pak.
• Nitratet nëpërmjet vazodilatacionit rritin kapacitetin venoz dhe ulin rezistencën arteriolare dhe, për pasojë, pakësojnë kërkesën e miokardit për oksigjen. Tek të sëmurët me anginë, nitroglicerina nuk e rrit fluksin koronar të gjakut, por bën një rishpërndarje të tij, në favor të zonave ishemike.

INDIKIMET
• Angina pektoris, trajtim i krizës.
• Angina pektoris, profilaksi.

KUNDËRINDIKIMET DHE KUJDESI GJATË PËRDORIMIT
• Nitroglicerina kundërindikohet tek pacientët me hipertension kranial (p.sh nga trauma e kokës) apo me hemorragji intrakraniale.
• Nitroglicerina kundërindikohet tek pacientët me hipovolemi (rrezik për hipotension) dhe me anemi të formës së rëndë (për shkak të methemoglobinemisë).
• Administrimi IV është i kundërindikuar tek pacientët me perikardit konstriktiv ose me likid në perikard.
• Gjatë mjekimit me nitroglicerinë përdorimi i sildenafilit (Viagra) është i kundërindikuar.
• Hipertiroidizmi përbën kundërindikacion relativ.
• Nitroglicerina duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët me glaukomë.
• Nitroglicerina duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët me infarkt miokardi të freskët, pasi hypotensioni dhe takikardia reflektore mund të përkeqësojnë isheminë.
• Efikasiteti dhe siguria e nitroglicerinës tek fëmijët nuk është përcaktuar përfundimisht.

EFEKTET ANËSORE
• Gjatë trajtimit me nitroglicerinë, shpesh, vërehet dhimbje pulsuese persistente e kokës. Ndonëse dhimbja e kokës kalon vetë, kur është e nevojshme për ta qetësuar, mund të përdoret aspirinë.
• Përdorimi i dozave të mëdha, ose marrja në pozicionin “në këmbë” mund të shkatojë hipotension dhe takikardi sinusale reflektore. Në këto raste i sëmuri duhet vënë në pozicion Trendelenburg.
• Më rrallë mund të vërehen nauze, të vjella, tharje goje, therje (djegje) nën gjuhë.
• Methemoglobinemia është një efekt anësor i rrallë, që vërehet sidomos gjatë mbidozimit, dhe mund të shfaqet me cianozë, nauze, të vjella, shok dhe koma.
• Përdorimi i dozave të mëdha, ose në intervale të shkurtëra mund të shkaktojë tolerancë ndaj veprimit të nitroglicerinës.

NDËRVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
• Nitroglicerina mund të shtojë klirensin hepatik të alteplazës dhe të pakësojë efektin trombolitik të saj.
• Nitroglicerina, kur përdoret njëkohësisht me antihipertensivët, vazodilatatorët, antidepresantët, fenotiazinat, benzodiazepinat, agonistët e opiateve, mund të shtojë efektin hipotensiv të tyre.
• Teorikisht përdorimi i alkoolit gjatë mjekimit me nitroglicerinë mund të shtojë veprimin vazodilatator.
• Alkaloidet e ergotit mund të kundërshtojnë efektin vazodilatator të nitroglicerinës.
• Simpatomimetikët mund të antagonizojnë efektin antianginoz të nitroglicerinës.
• Acetilkolina, noradrenalina dhe histamina janë antagonistë funksionalë të nitroglicerinës.
• Gjatë mjekimit me nitroglicerinë përdorimi i sildenafilit (Viagra) është i kundërindikuar.

PËRDORIMI GJATË SHTATËZANISË
• Të evitohet përdorimi (Kategoria C).

PËRDORIMI GJATË USHQYERJES ME GJI
• Mund të përdoret.

DOZA DHE MËNYRA E ADMINISTRIMIT
• Për profilaksinë dhe trajtimin e atakut të anginës, nitroglicerina jepet me rrugë sublinguale me dozë 0.3-1 mg, që mund të përsëritet sipas nevojës.
• Në rastet e rënda, ajo mund të administrohet edhe me infuzion IV, me dozë 10-200 mikrogram/ditë.

PREPARATET E REGJISTRUARA
tabletë 2,6 mg NITRODYL
tabletë 6,5 mg NITRODYL
sistem 25, 50, 75 mg NITRODERM TTS

  • angina pectoris
  • efektet anesore te NITRODERM TTS
  • efektet anesore te NITRODYL
  • efektet anesore te Nitroglicerina
  • menyra e perdorimit te NITRODERM TTS
  • menyra e perdorimit te NITRODYL
  • menyra e perdorimit te Nitroglicerina
  • mjekimi me NITRODERM TTS gjate gjidhenies
  • mjekimi me NITRODERM TTS gjate shtatzanise
  • mjekimi me NITRODYL gjate gjidhenies
  • mjekimi me NITRODYL gjate shtatzanise
  • mjekimi me Nitroglicerina gjate gjidhenies
  • mjekimi me Nitroglicerina gjate shtatzanise
  • ndalon dhimbjen e gjoksit
  • NITRODERM TTS
  • NITRODERM TTS 25mg
  • NITRODERM TTS 50mg
  • NITRODERM TTS 75mg
  • NITRODYL
  • NITRODYL 2.6mg
  • NITRODYL 6.5mg
  • Nitroglicerina është vazodilatator
  • Nitroglicerina është vazodilatator i grupit të nitrateve
  • parandalimi i dhimbjes se gjoksit
  • profilaksi e angina pectoris
  • trajtim i krizës se angina pectoris
  • trajtimi i krizes se dhimbjes se gjoksit
  • trajtimin e angina pektoris
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes