Slim & Active Çaj për Mirëmbajtje e Peshës dhe Detoksifim
Slim & Active Çaji për Mirëmbajtje të Peshës dhe Detoksim është i përshtatur të nxitur humbjen e shpejtë të peshës, duke u përqëndruar në akumulimet e yndyrave dhe toksineve. Çaji mund të eliminojë bllokimet e yndyrave nën lëkurë për të përmirësuar qarkullimin limfatik, parandalon të ënjturit e trupit dhe normalizon tajitjen nga gjëndrat dhjamore. Slim & Active Çaji për Mirëmbajtje të Peshës dhe Detoksim është i lehtë për t’u përdorë dhe i përshtatet të gjitha problemeve të ndërlidhura me peshën e tepruar. Ky produkt mund të përdoret si për humbjen e peshës, ashtu edhe për mirëmbajtjen e saj.
Si vepron
Kombinimi i ekstrakteve natyrore në Çajin Slim & Active nxit humbjen e peshës, pastron në mënyrë të përsosur trupin nga yndyrat dhe toksinet, shkrin yndyrat e shtresuara nën lëkurë, largon yndyrat dhe toksinat e shtresuara në muret e zorrëve, përmirëson metabolizmin dhe si rezultat i kësaj shumë më shpejtë do të fitoni vijën e dëshiruar trupore dhe njëherësh do të detoksoni organizmin tuaj; Në njërën anë kufizon absorbimin e tepricës së karbohidrateve, yndyrës, sheqerit dhe substancave të ngjashme cilat mund të shkaktojnë shtimin e peshës trupore, ndërsa në anën tjetër përshpejton transformimin e tyre në energji, duke parandaluar akumulimin e mëtutjeshëm të yndyrave; Shkatërron edhe yndyrat më të forta, duke zbërthyer dhe shkrirë ato plotësisht, kështu që në trupin tuaj vërehet qartë efekti i dobësimit; Çaji kombinohet shumë mirë me përbërës tjerë ushqyes si vitamina dhe minerale, duke bërë që lëkurë juaj të jetë dhe duket e bukur, e shëndoshë dhe e shkëlqyer.
Si përgatitet dhe përdoret
Nga 1 filtër qese në ditë. Përgatitet si çaj i zakonshëm duke zhytur filtër qesen në ujë të vluar dhe duke e lënë për të qëndruar për 3-5 minuta aty. Çaji konsumohet në mënyrë të zakonshme pa i shtuar asgjë dhe pa e ëmbëlsuar. Në kombinim me Slim & Active Soft Gel Kapsullat arrin efekte mahnitëse në humbjen e peshës. I përshtatshëm për personat me peshë të tejkaluar trupore, për eliminimin e yndyrës pas lindjes dhe për personat që dëshirojnë të mirëmbajnë peshën trupore, e sidomos për personat që kthejnë peshën shumë shpejtë. Mund të përdoret vetëm ose në kombinim me Slim & Active Soft Gel Kapsullat për personat që dëshirojnë efekte më të shpejta, apo për ata që kanë nevojë të dobësohen më shumë se 5 kg, si dhe nga personat që kanë shtresa të ngjeshura dhjamore.
Mund të përdoret vetëm ose në kombinim me Slim & Active Soft Gel Kapsullat për personat që dëshirojnë efekte më të shpejta, apo për ata që kanë nevojë të dobësohen më shumë se 5 kg, si dhe nga personat që kanë shtresa të ngjeshura dhjamore.
Mosha e rekomanduar:
18 deri në 60 vjeç.
Paketimi:
12 filtër qese (2 g).
Përdorimi:
Nga një qese në ditë (gjatë paradites para ose pas mëngjesit).
Kushtet e ruajtjes:
Të ruhet në vend të thatë dhe të errët, dhe ku nuk mund të arrihet nga fëmijët.
Afati i përdorimit:
36 muaj
Standardi:
GB/1759-2002
Slim & Active Çaji për Mirëmbajtje të Peshës dhe Detoksim nuk zëvendëson ushqimin dhe nuk është preparat mjekues.
Slim & Active Çaji për Mirëmbajtje të Peshës dhe Detoksim është 100% me përmbajtje bimore dhe pa asnjë efekt anësor.
Vërejtje :
Kategorive të mëposhtme nuk u rekomandohet përdorimi i Slim & Active Çajit për Mirëmbajtje të Peshës dhe Detoksim para konsultimit paraprak me mjekun e tyre personal:
1. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, që kanë pësuar sulm në zemër apo në tru;
2. Personat që vuajnë nga psikoza apo janë të varur nga droga, ilaçet apo alkooli;
3. Personat që vuajnë nga hipertiroidizmi (hyperthyroidism), pamjaftueshmëria e mëlçisë dhe veshkave;
4. Personat që vuajnë nga hiperplazia e prostatës ose glaukoma;
5. Gratë shtatzëna apo gjatë fazës së të ushqyerit në gji; dhe
6. Nuk rekomandohet të merret së bashku me ilaçe tjera.
Ky produkt nuk përmban laksativ (purgativ) ose përbërës tjerë që shkaktojnë diarrenë.