Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Acid acetilsalicilik

1. ÇFARË ËSHTË ACID ACETILSALICILIK DHE PËRSE PËRDORET

Acid acetilsalicilik është një antiinflamator jo steroid ( NSAID ) salicilik dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë jo steroidë ( NSAID ).
Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike.
Acid acetilsalicilik e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut.
Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë.
Acid acetilsalicilik duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezen e tromboksanit A, një rrjedhës i prostaglandinës, që është një vazokonstriksion i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionit e çlirimit të trombociteve.
Acid acetilsalicilik e frenon agregimin e trombociteve.

Acid acetilsalicilik tableta indikohet në:

  • dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme ( dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore );
  • uljen e temperaturës në gjendjet me ethe;
  • gjendjet inflamatore si : ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit;
  • profilaksinë e sëmundjeve cerebrovaskulare ose e infarktit të miokardit ( për shkak të efektit antitrombocitar).

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Acid acetilsalicilik për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Acid acetilsalicilik.

2. PËRPARA SE TË MERRNI ACID ACETILSALICILIK

Mos merrni Acid acetilsalicilik në qoftë se keni:

  • mbindjeshmëri ndaj Acid acetilsalicilik;
  • hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit të gjakut;
  • ulçerë peptike aktive;
  • fëmijët nën moshën 12 vjeç ( përveç mjekimit të artritit juvenil ) për shkak të rrezikut të shfaqjes së sindromit Reye.

Tregoni kujdes të veçantë me Acid acetilsalicilik

Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Acid acetilsalicilik në qoftë se:

  • jeni të sëmurë me të dhëna për ulçerë peptike;
  • jeni të sëmurë me çrregullime të koagulimit të gjakut;
  • jeni të sëmurë me dëmtim të veshkave, të mëlçisë ( nuk duhet përdorur në qoftë se dëmtimi është i rëndë ) ose tek të sëmurët që janë të dehidratuar;
  • do t’ja jepni fëmijëve nën moshën 12 vjeç sepse mund të shkaktojë sindromin Reye dhe mund të përdoret vetëm pasi të jetë bërë bilanci midis përfitimeve terapeutike dhe rreziqeve të mundshme ( mund të përdoret në artritin juvenil ) ;
  • jeni të sëmurë me astmë;
  • jeni te sëmurë me sëmundje alergjike;
  • vuani nga hipertensioni i padominuar ditë me pamjaftueshmëri të glukozë-6- fosfatdehidrogjenazës;
  • jeni shtatzanë sepse duhet mënjanuar gjatë tremujorit të fundit:
  • jeni ende në periudhën e ushqyerjes me gji të fëmijëve.

Acid acetilsalicilik nuk duhet përdorur për mjekimin e gutës.

Marrja e Acid acetilsalicilik me ushqim dhe pije

Acid acetilsalicilik nuk duhet marrë në bashku me pije alkoolike dhe duhet marrë gjithmonë pas ushqimit në mënyrë që të mos kemi një dëmtim të stomakut.

Shtatzania

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë.
Rreziku në shtatzani: kategoria C.
Duhet përdorur me kujdes gjatë shtatzanisë dhe duhet evituar gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.
Mund të shkaktojë hemorragji, vonesë dhe ngadalësim të lindjes, mbyllje intrauterine të duklusit arterioz dhe kernikterus tek neonatët.

Ushqimi me gji

Salicilatet eksretohen me qumështin e gjirit.
Për këtë arsye është mirë që të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes me gji të fëmijëve.

Marrja e barnave të tjera

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Acid acetilsalicilik .
Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.

Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Acid acetilsalicilik në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjate trajtimit.

  • Marrja e njëkohshme e aspirinës dhe alkoolit etilik rrit rrezikun për ulçeracione gastrointestinale.
  • Barnat që acidifikojnë urine ( kloruri i amoniumit, acidi askorbik, metionina ), pakësojnë eksretimin e Acid acetilsalicilik dhe rritin përqëndrimet e saj në gjak.
  • Barnat që alkalinizojnë urinën, pakësojnë efikasitelin e aspirines, pasi shtojnë ekskretimin e saj.
  • Acetazolamidi mund të shtojë ekskretimin urinar për sa kohë urina është alakline, ndërsa aspirine mund të rrisë toksicitetin e acetazolamidit në S.N.Q.
  • Acid acetilsalicilik mund të pakësojë efektin diuretik të spironolaktonit dhe diuretikeve të ansës.
  • Acid acetilsalicilik shton efektin antikoagulant dhe rrit rrezikun për hemorragji, kur jepet së bashku me heparinën ose antikoagulantët oralë.
  • Acid acetilsalicilik pakëson efektin antihipertensiv të ACE – inhibitorëve dhe beta bllokuesve.
  • Kombinimi i Acid acetilsalicilik me barna të tjerë antiinflamatorë josteroidë nuk ofron ndonjë avantazh terapeutik, ndërkohë që shton incidencën e efekteve anësore.
  • Dhënia e njëkohshme e Acid acetilsalicilik me barna kortikosteroide mund të shtojë toksicitetin gastrointestinal te saj.
  • Acid acetilsalicilik mund të shtojë përqëndrimet plazmatike dhe për pasojë toksicitetin e acidit valproik.
  • Acid acetilsalicilik pengon sekretimin tubular të metotreksatit duke rritur kështu toksicitetin e tij.

3. Si TA MERRNI ACID ACETILSALICILIK

Gjithmonë merreni Acid acetilsalicilik sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Acid acetilsalicilik janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë qumësht ose një gotë ujë ( 200- 250 ml ) mundësisht të vakët dhe pas ushqimit.

Tabletat e Acid acetilsalicilik disponohen në formëdozën 100mg, 500 mg.

Dozimi jepet si më poshtë:

Për veprimin analgjezik, antipiretik dhe antiinflamator:
doza e zakonshme është 300 mg – 1 g, 3 – 4 herë në ditë, në përputhje me nevojat klinike.

Në çrregullimet reumatike akute:
mund të përdoren 4 – 8 g në ditë, në doza të ndara.

Fëmijët: vetëm në artritin juvenil: 
deri në 80 mg/kg peshë trupore në ditë të cilat jepen në 5 – 6 doza të ndara.
Në rastet e rënduara mund të jepen deri në 130 mg/kg peshë në ditë.

Për veprimin antitrombotik ( antiagregant ):

për efektin e tij antitrombotik pas infarktit të miokardit, krizave iskemike kalimtare ose tek të sëmurët me anginë të paqëndrueshme doza e rekomanduar është 100 – 300 mg në ditë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Acid acetilsalicilik

Në qoftë se keni marrë më shumë Acid acetilsalicilik se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. 
Shenjat e intoksikimit të rëndë mund të zhvillohen ngadalë, 12 – 24 orë pas gëlltitjes së tabletave të aspirines.
Vihet re një intoksikim i lehtë në rastet kur janë marrë 150 mg/kg peshë trupore antiinflamatore jo steroidë, ndërsa intoksikim i rëndë është vënë re kur janë marrë 300 mg/kg peshë trupore antiinflamatorë jo steroidë.

Simptomat: të përziera, të vjella, marrje mendsh, çregullime në dëgjim, dridhje, disorientim, çrregullime të ekuilibrit acido-bazik dhe të elektrolitëve, komë, insufiçiencë respiratore.

Trajtimi: Në rastet kur rrezikohet jeta për shkak të një intoksikimi të rëndë, duhen marrë menjëherë masat për të mos lejuar absorbimin e mëtejshem të barit.
Duhet praktikuar një lavazh gastrik, duhet administruar karbon aktiv, duhen kontrolluar dhe duhen korrigjuar elektrolitet, duhet dhënë glukozë, duhet administruar bikarbonat natriumi për të rregulluar acidozën dhe për të favorizuar eleminimin ( pH urinar më i lartë se 8 ), glicina jepet në fillim 8 g nga goja, më pas 4 g e gjithë sasia brenda 2- 16 orë.
Në rast se është e nevojshme mund të bëhet edhe hemoperfuzion ose hemodializë.

Në qoftë se keni harruar të merrni Acid acetilsalicilik

Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ACID ACETILSALICILIK

Si të gjithë barnat e tjera Aspirine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Acid acetilsalicilik tolerohet mirë në dozat e rekomanduara.

Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund t’ ju shfaqen:

  • çrregullime gastrointestinale ose të përziera;
  • ulçera me hemorragji të fshehta ( ndonjëherë edhe hemorragji serioze );
  • hemorragji të tjera p.sh.: subkonjuktivale;
  • çrregullime të të dëgjuarit, p.sh. zhurmë në vesh ( në raste të rralla mund të çojë në shurdhim );
  • marrje mendsh, konfuzion mendor;
  • reaksione mbindjeshmërie (angigademë, bronkospazma dhe ekzantema );
  • rritje e kohës se koagulimit;
  • në raste të rralla edema,
  • miokardit,
  • çrregullime të gjakut, veçanërisht trombocitopeni.

Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi te lajmëroni mjekun osa farmacistin tuaj. 
Kur shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme mjekimi me Aspirine duhet ndërprerë dhe ju duhet të këshilloheni me mjekun ose me farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI ACID ACETILSALICILIK

Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Acid acetilsalicilik pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!

6. INFORMACON I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Acid acetilsalicilik ?

Lënda vepruese është: Acid acetil salicilik.
Çdo tabletë përmban: 100 mg acid acetil salicilik.
Çdo tabletë përmban: 500 mg acid acetil salicilik.
Përbëres të tjerë karboksimetilcelulozë të natriumit, acid tartrik, celulozë mikrokristalore amidon, glikolat natriumi i amidonit , acid stearik dhe talk.

  • Acid acetilsalicilik nuk duhet përdorur për mjekimin e gutës
  • Acid acetilsalicilik tableta indikohet në
  • ÇFARË ËSHTË ACIDI ACETILSALICILIK
  • EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ACID ACETILSALICILIK
  • Në qoftë se keni harruar të merrni Acid acetilsalicilik
  • Në qoftë se keni marrë më shumë Acid acetilsalicilik
  • PËRPARA SE TË MERRNI ACID ACETILSALICILIK
  • Si TA MERRNI ACID ACETILSALICILIK
  • SI TA RUANI ACID ACETILSALICILI
  • Tregoni kujdes të veçantë me Acid acetilsalicilik
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes