Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Ampicilin (kapsula dhe shurup ampiciline)

Ampicilin (kapsula dhe shurup ampiciline )
ampicilin
Veprimi
Ampicilina është penicilinë gjysmë sintetike nga grupi i aminopenicilinave.
Mekanizmi i veprimit të ampicilinës qëndron në frenimin e transpeptidazës, me të frenohet sinteza e mukopeptidëve në murin e bakteries dhe pengohet zhvillimi i saj.

Indikimet

  • Infeksionet respiratore (faringjiti bakteror, bronkiti, pneumonia, sinuziti, otiti, pertusisi), endokarditi bakteror dhe sepsa,
  • infeksionet e traktit digjestiv (enteriti i shkaktuar me shigela, salmonela, proteus dhe E. coli),
  • infeksionet e traktit urinar (cistiti, pielonefriti, prostatiti, gonorrea),
  • infeksionet e traktit biliar,
  • infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, meningjiti, listeriozat,
  • asgjësimi i bacil-bartjes së tifos dhe paratifos.

Kundërindikimet
Alergjia në antimikrobikë penicilinikë,
Mononukleoza infektive,
Infeksionet me virus herpes,
Leukemia limfatike.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit dhe fëmijët me masë trupore mbi 20 kg: 250-500 mg çdo 6 orë.
Fëmijët me masë trupore më të vogël se 20 kg: 50-100 mg/kg në ditë, të ndarë në 4 doza të barabarta.
Fëmijët e moshës 1-2 vjeçare (me masë trupore 10-15kg): 125 mg shurup (gjysma e lugës së dozuar) deri 250 mg ( një lugë e dozuar), çdo 6 orë.

Efektet anësore
Efektet anësore janë të ngjashme me efektet e benzilpenicilinës dhe penicilinave tjera.
Përqindja më e lartë u takon fenomeneve të alergjisë.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15 – 25 gradë Celcius, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.
Bari të mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 16 kapsula nga 250 mg dhe 500 mg;
shishe me 100 ml shurup (250mg/5 ml).

Për informacion më të hollësishëm për efektet anësore të ampicilines, mënyrën e përdorimit etj, ju lutemi lexoni Ampicilin alkaloid. faleminderit

  • ampicilin kapsula
  • ampicilin shurup
  • asgjesimi i bacil bartjes se tifos
  • efektet anesore te ampicilin
  • infeksione respiratore
  • infeksione te traktit biliar
  • infeksione te traktit urinar
  • menyra e perdorimit te ampicilin
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes