Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Manitoli (solucion)

Manitoli (solucion)

manitol

VETITË FARMAKOLOGJIKE

  • Manitoli është një diuretik osmotik për përdorim parenteral.
  • Pas administrimit intravenoz të manitolit, vërehet rritje e osmolaritetit të plazmës dhe shtim i gradientit osmotik ndërmjet plazmës dhe indeve. Si rezultat, kemi një shtim të fluksit të ujit nga indet drejt intersticiumit dhe plazmës. Meqenëse manitoli nuk përthithet nga veshka, presioni osmotik i urinës rritet, gjë që shkakton frenimin e përthithjes së ujit dhe shtim të diurezës.

INDIKIMET

  • Parandalim i nekrozës tubulare akute dhe trajtim i oligurisë në terren të IRA;
  • Edemë cerebrale, rritje e presionit intrakranial;
  • Rritje e presionit intraokular (glaukomë);
  • Trajtim simptomatik i intoksikimeve (rritje e diurezës).

 KUNDËRINDIKIMET DHE KUJDESI GJATË PËRDORIMIT

  • Kundërindikohet në të sëmurët me kongjestion të rëndë pulmonar, edemë pulmonare dhe insufiçiencë kardiake kongjestive të rëndë.
  • Kundërindikohet në rastet me hemorragji intrakraniale aktive.
  • Kundërindikohet në pacientët me anuri nga dëmtimi i rëndë i fuksionit renal, që nuk i përgjigjet dozës test të barit. Ai kundërindikohet edhe në rastet me dehidrim të theksuar.
  • Nuk duhet administruar pa vlerësuar paraprakisht funksionin renal të pacientit dhe fluksin urinar nëpërmjet një doze test.
  • Gjatë terapisë me manitol duhet monitorizuar ekuilibri elektrolitik i pacientit.

EFEKTET ANËSORE

  • Akumulimi i manitolit mund të çojë në mbingarkesë cirkulatore, gjë që mund të çojë në edemë pulmonare dhe insufiçiencë kardiake kongjestive.
  • Efektet anësore mbi SNQ përmbledhin: dhimbje koke, turbullim të shikimit, konvulsione.
  • Ndër efektet gastrointestinale përfshihen: nauzea, të vjellat dhe diarrea.
  • Prishja e ekuilibrit elektrolitik është tjetër efekt anësor i manitolit. Shenjat dhe simptomat më kryesore të prishjes së ekuilibrit elektrolitik (hiponatremi, hipokalemi, etj,) përfshijnë: krampet muskulare, parestezi, konfuzion, epilepsi, kontraksione ventrikulare premature, dhimbje koke.
  • Efektet anësore kardiovaskulare përfaqësohen nga: hipotensioni, hipertensioni, takikardia sinusale dhe angina.
  • Ekstravazimi i manitolit mund të çojë në edemë lokale dhe nekrozë kutane.
  • Të tjera efekte anësore janë: hipovolemia, acidoza metabolike, tharja e gojës, ethe, polidipsia, poliuria, insufiçiencë renale, rhinit, flebit, retension urinar dhe urtikarie.

NDËRVEPRIMET MEDIKAMENTOZE

  • Manitoli rrit eliminimin urinar të litiumit, salicilateve, barbiturateve, imipraminës dhe bromideve.
  • Manitoli mund të shkaktojë hipokalemi, ndaj, kur kombinohet së bashku me digoksinën, ai mund të rritë toksicitetin e kësaj të fundit.
  • Manitoli mund të fuqizojë efektin e diuretikëve të tjerë, kur përdoret njëkohësisht me ta. Ai mund të fuqizojë edhe efektin e frenuesve të anhidrazës karbonike mbi presionin intraokular, kur jepet së bashku me to.

PËRDORIMI GJATË SHTATZËNISË

  • Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë.

 PËRDORIMI GJATË USHQYERJES ME GJI

  • Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë.

 DOZA DHE MËNYRA E ADMINISTRIMIT

Parandalim i nekrozës tubulare akute dhe trajtim i oligurisë në terren të IRA
Fillimisht provohet një dozë test prej 200 mg/kg, e administruar me infuzion të ngadaltë IV.
Në rast përgjigje përdoret me dozë 50-200 gram, në formën e solucionit 5-25%, administruar me infuzion IV, duke patur si objektiv mbajtjen e një fluksi urinar prej 30-50 mL/orë.
Tek fëmijët përdoret 0.25-2 gram/kg (solucion 15-25%) përgjatë 2-6 orëve.

Edemë cerebrale, rritje e presionit intrakranial, rritje e presionit intraokular
Përdoret me dozë 0.25-2 gram/kg, në formë solucioni 15-25%, e administruar me infuzion të shpejtë (30-60 minuta) intravenoz.

Trajtim simptomatik i intoksikimeve (rritje e diurezës)
Jepen me infuzion intravenoz 50-200 gram (fëmijët 2 gram/kg) me objektiv mbajtjen e një fluksi urinar prej 100-500 mL/orë.

 PREPARATET E REGJISTRUARA
solucion për infuzion 10% OSMOFUNDINE
solucion për infuzion 20% MANNITOL

  • edeme cerebrale
  • efektet anesore te Manitoli
  • glaukomë
  • Manitoli është një diuretik osmotik
  • Manitoli është një diuretik osmotik për përdorim parenteral
  • MANNITOL
  • menyra e perdorimit te Manitoli
  • mjekimi me Manitoli gjate gjidhenies
  • mjekimi me Manitoli gjate shtatzanise
  • nekrozës tubulare akute
  • OSMOFUNDINE
  • Parandalim i nekrozës tubulare akute
  • rritje e diurezës
  • rritje e osmolaritetit të plazmës
  • rritje e presionit intrakranial
  • Rritje e presionit intraokular
  • shtim i gradientit osmotik
  • trajtim i oligurisë
  • trajtim i oligurisë në terren të IRA
  • Trajtim simptomatik i intoksikimeve
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes