ACETAMINOFEN (paracetamol)
Medikament analgjezik dhe antipiretik. Përdoret për mjekimin e dhimbjeve të kokës, të dhëmbëve, dhimbjeve artikulare, dismenorre, mialgji, neuralgji. Është i përshtatshëm sidomos për pacientët që kanë ndjeshmëri ndaj aspirinës dhe për të sëmurët me ulcerë gastroduodenale.