Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta) Reviewed by Momizat on . Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta) Lexoni me kujdes  këtë udhezim, sepse përmban informacione shume të rëndësishme për ju. Ky ilaç mund të merret pa recetë të mje Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta) Lexoni me kujdes  këtë udhezim, sepse përmban informacione shume të rëndësishme për ju. Ky ilaç mund të merret pa recetë të mje Rating: 0
You Are Here: Home » A » Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta)

Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta)

Acetisal pH 8, 500 mg, (tableta)

acetisal

Lexoni me kujdes  këtë udhezim, sepse përmban informacione shume të rëndësishme për ju.

Ky ilaç mund të merret pa recetë të mjekut, por është e domosdoshme që ilaçi  ACETISAL pH 8® të përdoret me shumë kujdes, në mënyrë që të arrini rezultatet më të mira me përdorim të tij.

  •  Nëse keni pyetje shtesë të cilat nuk janë në këtë udhezim drejtohuni tek mjeku apo farmacisti juaj
  •  Nese simptomat e juaja përkeqësohen apo nuk ju bëjnë që të ndjeheni më mirë, duhet të paraqiteni tek mjeku juaj.
  • Nëse keni ndonje efekt anësorë serioz, apo vereni ndonjë efekt të padeshirueshem i cili nuk është në këtë udhezim, ju lutemi që të kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj.

 

1. ÇFARE ËSHTË ILAÇI  ACETISAL pH8 DHE PËR ÇFARE ËSHTË I DESTINUAR?

Ilaçi  ACETISAL pH8 është i destinuar për përdorim të personave të rritur dhe fëmijët mbi moshën 16 vjecare.

ACETISAL pH8 përmban acid acetilsalicilik e cila i takon grupit të ilaçeve anti-inflamator josteroid (kundër inflamacionit), dhe e destinuar për dhimbje të lehta deri në dhimbje te durueshme dhe për ulje të temperaturës.

ACETISAL pH 8 tabletat përdoren tek:

  • Dhimbjet e lehta dhe te durueshme te etiologjive te ndryshme ( kokedhimbje, dhimbje te dhembit, semundjeve reumatike, dhimbje te muskujve, kyqeve, dhimbje neurale dhe dhimbje menstruale).
  • Temperatura trupore të ngritura gjate sëmundjeve sikur gripi dhe ftohjet.

Gjithesesi konsultohuni me mjekun tuaj para se te merrni ilaçin për herë të parë!

2. ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE MERRNI ILAÇIN ACETISAL pH8

Informoni mjekun nëse jeni duke përdorur ilace te tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolik, jeni tepër të ndjeshëm në ilaçe apo keni patur ndonjë reaksion alergjik në ndonjë ilaç.

Ilaçin ACETISAL pH8 nuk duheti ta përdorni:

Nëse jeni alergjik në ndonjërën prej substance active apo në cilindo përbërës të ilaçit.

Acidi acetilsalicilik është kunderindikator tek:

  • Pacientet tepër të ndjeshem apo keni patur ndonjëherë reaksion të ndjeshmërisë:bronkospazem ( spazem e muskujve të frymemarrjes), urtikaria ( njolla hither), angioedem (enjtje e shpejtë e fytyrës, gjuhës, buzëve, gushës, dhe pjesëve tjera të trupit, sidomos pëllëmbat e duarve), rhinitis (inflamacion i mukozës nazale), ose dëshmi tjera të ndjeshmërisë në salicilate apo ilaçe tjera anti-inflamator josteriod.
  • Pacientet me astma bronkiale
  • Sëmundjet e pjeses se lart të traktit digjestive, sic jane gastritisi dhe ulçera e stomakut apo zora dymbedhjetgishtore;
  • Preferencat për tek gjakederdhja ( hemofilija apo sëmundje tjera të koagulimit të gjakut).
  • Sëmundjet e rënda të zemrës, veshkave, dhe melçisë.
  • Uricemisë (gihtit)
  • Pacientët të cilët marrin dozën e metotriksatit nga 15 mg në javë apo më shumë.
  • Acidi acetilsalicilik është e kundërindikuar në tremujorin e fundit të shtatëzanisë.

Marrja e ilaçit ACETISAL pH8 është e kundërindikuar tek fëmijët më të vegjël se 16 vjec, perveç indikacioneve specifike siç është sëmundja Kawasaki dhe prevencionin e trombozës në kirurgjinë kardiake.

Kur merrni ilaçin ACETISAL pH8 kini kujdes të veçantë:

  • Nëse jeni të ndjeshëm (alergjik) ne ilaçet tjera kundër dhimbjeve, inflamacion (përbërësit anti-inflamator) apo ne alergene tjera ;
  • Nëse më herët keni patur gjakederdhje gastro-intestinale dhe /ose ulçer në lukth apo në zorrën dymbedhjetgishtore
  • Nëse merrni terapi me ilaçe anti-koagulim
  • Nëse keni dëmtim të funksionimit të veshkave;
  • Nëse keni dëmtim të funksionit te melçisë.
  • Ibuprofeni mund të pengojë substancat e dobishme të ilaçit acid acetilsalicilik. informoni mjekun nëse merrni në terapi ilaçin ACETISAL pH8, e jeni duke përdorur ibuprofenin kundër dhimbjeve.

Në qoftë se dhimbjet vazhdojne më shumë se 10 dite, ethet më shumë se 3 ditë, e dhimbjen e gushes më shumë se 2 ditë, konsultohuni me mjekun tuaj.

Para përdorimit të ilaçit informoni mjekun nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçisë ose të veshkave, astem bronkiale, hipertension të pakontrolluar, hemofili apo sëmundje tjera të koagulimit të gjakut ose në rast se jeni dehidruar.

Acidi acetilsalicilik mund të shkaktojë bronkospazëm ( spazëm e muskujeve të frymëmarrjes) dhe atake të astmës ose reaksione tjera të ndjeshmërise (reaksion alergjik). Faktoret e rrezikut janë astma egzistuese, alergji të polenit, polipet nazale, apo semundjet kronike te sistemit respirator. Kjo gjithashtu vlen edhe për pacientët te cilët shfaqin reaksione alergjike (p.sh reaksione në lëkurë, kruarje, njolla hither) në supstancat tjera. Kujdes i vecantë është e domosdoshme tek pacientet me enjtje të mukozës së membranës nazale (polipet nazale).

Ilaçi  duhet të shmanget disa ditë para ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të prirjes tek gjakederdhja e shtuar.për shkak të efektit inhibrues të tij në grumbullimin e trombociteve, e cila zgjat disa ditë pas marrjes, acidi acetilsalicilik mund të shkaktojë tendencë në ngritjen e gjakëderdhjes gjatë dhe pas operacionit ( duke bashkangjitur edhe ndërhyrjet e vogla si nxjerrja e dhëmbit).

Në doza të ulëta acidi acetilsalicilik zvogëlon sekretimin e acidit urinare. Kjo mund të shkaktojë sulm teë gihtit tek pacientët të cilët kanë predispozita për të.

Duhet patur kujdes në dhënien e ilaçit tek pacientet me sëmundje të lehtë dhe të rëndë stabile të zemrës.

Acidin acetilsalicilik nuk duhet ti jepet femijëve dhe adoleshenteve në rast te infeksioneve virusale me apo pa temperature në qoftë se më parë nuk kërkoni këshillen e mjekut tuaj, tek llojet e caktuara të sëmundjeve, sidomos tek gripi I tipit A, gripi I tipit B, dhe varicela.

Ekziston rreziku nga sindroma e Rejevit. Sëmundje shumë të ralla nga të cilat shkaktohen dëmtime të trurit dhe të mëlçisë të rrezikshme për jeten e cilat kërkon intervenim të menjëhershëm medicinal. Rreziku mund të jetë më i madh në qoftë se acidi acetilsalicilik jepet si terapi shoqëruese; megjithëse, nuk është e deshmuar lidhja shkaktar- pasoja. Ne rast se ne keto lloje te gjendjes lajmerohet kthyerja (vjellja) e vazhdueshme, kjo mund të jetë shenja e sindromit te Rejevit.

Kujdesi është i domosdoshem edhe në rast se jeni anemik apo keni mungesë të enzimës glukozo 6 – fosfat dehidrogjenazë.

Duhet të shmanget përdorimi afatgjatë i ilaçit tek personat më në moshë për shkak të rrezikut të lartë të gjakederdhjes në organet tretëse.

Përdorimi i ilaçeve të tjera
Informoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë apo jo shumë larg keni marrë ilaçe të tjëra, duke përfshirë edhe ilaçet të cilat merren pa recetën e mjekut.

Duhet patur parasysh bashkeveprimin në mes të acidit acetilsalicilik dhe ilaçeve vijuese:

Ngritja e efektit shton rrezikun e efekteve të padëshiruara:

  • antikoagulantet ( ilaçe kunder koagulimit të gjakut), trombolitiket / ilaçet tjera të cilat parandalojnë grumbullimin e pllakave të gjakut (trombocite): acidi acetilsalicilik mund ta rrisë rrezikun nga gjakëderdhja kur merret para terapisë trombolitike.
  • Glukokosteroidet sistematike, përveç hidrokortizonit, e cila përdoret si zëvendësim tek sëmundja e Adisonit, ose përdorimi i alkoolit: rrezik i lartë i ulçerës së stomakut dhe zorrëve dhe gjakderdhjes;
  • Ilaçet anti-inflamator josteroid të tjerë me salicilit të cilat përdoren në doza më të larta: rrezik i lartë nga ulçera e stomakut dhe e zorrëve dhe gjakderdhja;
  • Antidiabetiket p.sh insulina, sulfonylurea: niveli i glukozës në gjak mund të ulet;
  • digoksin (ilaç për rritjen e funksionimit të zemrës);
  • metotreksat (ilaç i cili përdoret në terapinë e karcinomës dhe sëmundjeve të caktuara reumatike);
  • acidi valproinik valproinska (ilaç i cili përdoret për epilepsi).

Dobësim i efektit:

  • diuretik (ilaçe të cilat rrisin sekretimin e urinës);
  • ilaçet e caktuara për zbritje të tensionit të ngritur të gjakut (posaqerisht inhibritorit ACE);
  • ilaçet të cilat përdoren tek uricemia (gihti) dhe të cilat përshpejtojnë sekretimin e urinës;

Gjate përdorimit të njëkohshëm të acidit acetilsalicilik, sikurse edhe NSAIL të tjerë, me inhibritor- ACE rreziku është i shtuar nga insuficienca akute e veshkave.

Gjithashtu, përdorimi i njëkohshëm i acidit acetilsalicilik dhe ciklosporinës, përkatesisht takrolimuses, rrit rrezikun nga dëmtimi toksik i veshkave.

Tregoni mjekut dhe farmacistit tuaj nëse merrni ose jo shume larg keni marre cilindo ilaç tjeter duke bashkangjitur edhe ato të cilat mund të merren pa recetën e mjekut.

Përdorimi i ilaçit ACETISAL pH8 me ushqim ose pije
Nuk rekomandohet përdorimi i ilaçit ACETISAL pH8 me alkool për shkak të rrezikut nga dëmtimi i mukozes së stomakut dhe gjakderdhjes nga trakti gastrointestinal.

Përdorimi i ilaçi t ACETISAL pH8 ne periudhen e shtatezanise dhe gjidhënies.
Para se te filloni te merrni ndonje ilaç, konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Perdorimi i ilaçit nuk rekomandohet gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies.
Përdorimi i ilaçit ACETISAL pH8 është i kundërindikuar në tremujorin e fundit të shtatëzanisë.

Ndikimi i ilaçit ACETISAL pH8 në drejtimin e makinave motorike dhe punen me makina
Ilaçi  nuk ndikon në aftësitë psikofizike me rastin e drejtimit me automjet dhe punës me makina.

Informacione te rendesishme per disa perberes te ilaçi t ACETISAL pH8
Nuk janë të njohura reaksionet e padëshiruara ne substancat ndihmëse të cilat përmban ky ilaç.

3. SI PERDORET ILACI ACETISAL Ph8

Ilaçi n Acetisal pH8 merreni saktësisht ashtu si ju ka shpjeguar mjeku juaj. Nëse nuk jeni te sigurt këshillohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Nëse mendoni se ilaçi  ACETISAL pH8 krejtesisht pak apo shume fort ndikon ne organismin tuaj, paraqituni tek mjeku apo farmacisti juaj.

Ilaçi  merret ne menyre orale.

Tabletën duhet ta merrni me një gotë uje. Tabletat nuk duhet të ndahen apo te copëtohen në asnjë mënyrë.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshen 16 vjecare: 500 mg cdo 4 – 6 ore.

Mund të merren deri në 4 tableta në dite, por intervali në mes të dozave nuk guxon të jete më i vogël se 4 orë.

Për veprim antireumatik dmth anti-inflamator duhet të merren doza të larta: nga 1 g (2 tableta) 3 -4 herë në ditë.

Doza maksimale ditore është 4 g.

Personat e moshuar: nuk është e nevojshme të zvogelohet doza.

Ilaçi  nuk i jepet fëmijëve nën moshën 16 vjecare, përveç nëse nuk është i indikuar (p.sh sëmundja e Kawasakit).

Nëse keni marrë më shumë ilaç ACETISAL pH8 se duhet.

Në rast se keni marrë sasi më të madhe të ilaçit ACETISAL pH8 se sa është e duhur, menjëherë bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Simptomet e zakonshme janë vjellje, dehidrimin, trinjellim në veshe, marramendjen, shurdhimin, djerësitje, gjymtyrë te ngrohta, pulsime në gjymtyre dhe hiperventilimin ( frymëmarrje të përshpejtuar dhe të thellë). Mund të lajmërohen edhe të perzierat, vjellje, dhimbje koke, ngaterrim dhe te gjitha simptomet mund te kontrollohen me zvogëlim të dozës.

Në raste të shumta është prezente shkalla e caktuar e çrregullimit të bazes acidike të drejtëpeshimit. Simptoma të lidhura për sistemin qendror nervor të cilat përfshijnë konfuzionin, çorientimin dhe konvulzionet janë më të shpeshta tek fëmijet se sa tek të rriturit.

Në rast të helmimit akut, duhet shpërlarë lukthin dhe te provokohet vjellja, të mirembahet drejtepeshimi i lëngjeve dhe elektroliteve të merren edhe masa tjera sportive.

Nëse keni harruar të merrni ilaçin ACETISAL pH8

Mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e harruar.

Mjeku juaj do të vendosë në lidhje me ndërprerjen e terapisë me ilaçin ACETISAL pH8

Nëse keni pyetje shtese në lidhje me marrjen e këtij ilaçi , drejtohuni tek mjeku apo farmacisti juaj.

4. EFEKTET E MUNDESHME ANESORE

Ilaçi  ACETISAL pH8 mund të ketë efekte të padëshiruara, edhe pse nuk do të thotë se duhet të paraqiten tek të gjithë.

çrregullim i sistemit limfatik dhe të gjakut:

  • Gjakederdhje (nga hunda, mishërave dhe lëkurës), e mundeshme me kohëzgjatje të shtuar të gjakëderdhjes. Ky efekt mund të zgjasë 4 deri 8 dite pas marrjes së ilaçit. Në rast se keni gjakderdhje të shpesht nga hunda apo vëreni paraqitje të lehtë të nxierrjes së lëkurës, drejtohuni tek mjeku. Janë të raportuara raste të ralla të gjakëderdhjes serioze, sidomos tek pacientët me tension të ulët të pa shëruar ose tek pacientet të cilet në të njëjtën kohe përdorin ilaçe kunder koagulimit të gjakut, e cila në raste të caktuara mund të rrezikoj jeten.
  • Anemia, ndryshim në numrin dhe tipin e qelizave të gjakut.
  • Hermoliza tek mungesa e lindur e enzimes glukozo – 6 fosfat dehidrogenaz ne eritrocite.

çrregullim i sistemin nervor:

  • Në rast se merrni doza të larta të ilaçit në periudhën më të gjatë kohore mund të vijë deri tek ndryshimi në sistemin nervor dhe paraqitjes e simptomave të salicilizmit ( helmim me salicilite) të cilat japin ligeshti, marramendje, tringëllime ne vesh, shurdhim, dhimbje koke, djersitje, ndjenjë e përzierjes dhe hiperventilimin ( frymemarrje të pershpejtuar dhe te thelle).
  • Rrallë mund të paraqiten çrregullime të të parit dhe të dëgjuarit.

çrregullime te zorreve dhe stomakut

  • Efektet e padëshiruara më të shpeshta jane dyspepsia ( problem me tretje), perzierjet, urth, dhe vjellje.
  • Është i mundur edhe lajmërimi i diares. Janë të raportuara edhe rastet me gjakderdhje në lukth dhe zorrë, të cilat në disa raste mund të shkaktojnë aneminë.
  • Mund të vijë deri te zhvillimi i ulçerës së stomakut dhe të zorrëve i cili mund te çoje deri te gjakederdhja dhe perforimi.
  • Në rast se vëreni ngjyrën e zezë te jashtëqitjes, vjellje me gjak, është e nevojshme që menjëherë të ndërprehet terapia dhe të paraqiteni tek mjeku.

çrregullimet e veshkeve dhe sistemit urinar

  • Mund të vijë deri tek çrregullimi i funksionit të veshkave.

çrregullimi i sistemit imunitar

  • Në raste të rralla mund të lajmërohen reaksione të mbindjeshmerise, siç janë enjtjet e lekurës dhe mukozës së membranës, skuqje, kruarje, urtikari, spazma e muskujve të frymëmarrjes, përkeqësim të astmes, rënie te tensionit të gjakut, angioedem ( enjtje e shkallezuar e fytyrës, buzëve, gjuhës, gushës dhe pjeseve te tjera te trupit, zakonisht palmave te dores, kapakeve te syrit, dhe veshtiresi gjate frymemarrjes).
  • Në rast se vëreni shenjat e reaksioneve të mbindjeshmërisë, kontaktoni mjekun.

çrregullimet e mëlçisë dhe fshikezes së temthit.

  • Rrallë mund të vijë deri te çrregullimi i funksionit të mëlçisë ( rritje të parametrit transaminaz të cilat tregojnë funksionin e mëlçisë).

Në rast se ndonjë efekt i padëshirueshëm bëhet serioz ose vëreni ndonjë efekt anësore i cili nuk është në këtë udhëzim, ju lutemi që për këtë të informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

5. Si të ruajmë ilaçin ACETISAL pH8
Të ruhet jashte arritjes së fëmijëve.
Afati i perdorimit
2 vite.
Mos e përdorni ilaçin ACETISAL pH8 pas afatit të perdorimit i cili është i vendosur në pjesën e jashtme të paketimit.
Afati i përdorimit skadon ditën e fundit të muajit të shkruar.
Ilaçi  nuk duhet të përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit të shkruar në paketim.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC në paketimin original.
Ilaçet nuk duhet të hidhen në vende te papërshtatshme, as ne plehrat shtepiake.
Pyetni farmacistin tuaj ku ti hidhni ilaçet te cilat nuk ju nevojiten me.
Keto masa ndihmojne ruajtjen e mjedisit.

6. INFORMATAT SHTESE

çfarë përmban ilaçi  ACETISAL pH8

Përmbajtja e substances aktive:
1 tablet përmban 500 mg acid acetilsalicilik

Përmbajta ndihmëse e substancës së berthamës janë:
Celuloza, mikrokristal; nisështë misri, povidon K25, kremofor RH40, silicium-dioksid koloid, acid stearik.

Përmbajtja e substancave ndihmëse të tabletave janë:
Makrogol 6000, dioksid-titan, talk, eudrazit L 12,5, kremofor RH 40

Si duket ilaçi  ACETISAL pH8 dhe permbajtja e paketimit
Dukja: rumbullake, bikonvekse, tableta të mbeshtjellura me film, gati me ngjyrë të bardhë.

Paketimi: 2 blistera (20 film tablet).

Mënyra e dhënies:.Ilaçi  mund të jepet pa recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top