Acetylcystein-CIMEX 600 Reviewed by Momizat on . Acetylcystein-CIMEX 600 (tableta eferveshente) Informacion për pacientët. Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të Acetylcystein-CIMEX 600 (tableta eferveshente) Informacion për pacientët. Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të Rating: 0
You Are Here: Home » A » Acetylcystein-CIMEX 600

Acetylcystein-CIMEX 600

Acetylcystein-CIMEX 600 (tableta eferveshente)

n-acetyl-cysteine

Informacion për pacientët.
Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të rëndësishme.
Këtë ilaç e keni marrë ose me recetë personalisht nga mjeku juaj ose e keni blerë në farmaci. Përdoreni ilaçin sipas fletës së udhëzimeve gjegjësisht sipas udhëzimit të mjekut apo të farmacistit në mënyrë që ta përdorni ne menyrën me të mirë.

Çfarë është Acetylcystein-CIMEX 600 dhe kur përdoret?
Acetylcystein-CIMEX 600 përmban substancën aktive N-acetilcisteinë. Ai lëngëzon gëlbazën e trashë në kanalet e frymëmarrjes. Përmes kësaj Acetylcystein-CIMEX 600 stimulon nxjerrjen e gëlbazës së grumbulluar, lehtëson frymëmarrjen dhe zvogëlon kollën.
Prandaj ky ilaç përdoret në rastet e sëmurjes së kanaleve të frymëmarrjes, të cilat shoqërohen me krijimin e tepruar të gëlbazës së trashë dhe që nxirret vështirë (kolla e ftohjes).
Acetylcystein-CIMEX 600 mund të përdoret me recetë të mjekut edhe si trajtim shtesë tek çrregullimi i lindur i metabolizmit me jashtëqitjen e rritur të gëlbazës dhe me trashësi të ngritur të gëlbazës në kanalet e frymëmarrjes dhe të tretjes (fibrozë cistike).

Çfarë duhet të vihet re gjatë trajtimit me Acetilcisteine Cimex?
Ndikimi i Acetylcystein-CIMEX 600 mbështetet përmes marrjes së shumtë të lëngjeve. Pirja e duhanit kontribuon në krijimin e tepruar të gëlbazës bronkiale.
Përmes mospërdorimit të duhanit mund ta mbështetni ndikimin e Acetylcystein-CIMEX 600.

Kur nuk duhet të përdoret Acetylcystein-CIMEX 600?
Në rast të alergjisë ndaj njërit prej substancave përmbajtëse ose nëse vuani nga një ulcerë në stomak apo zorrë ose nga ndonjë sëmundje (e rrallë) e lindur e metabolizmit (fenilketonuria), nuk duhet të merret Acetylcystein-CIMEX 600.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të substancës aktive (600 mg N-acetilcisteinë) fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta marrin ilaçin. Veç kësaj Acetylcystein-CIMEX 600 nuk duhet të merret bashkë me ilaçe kundër kollës (antitusivë).
Këto e ndalin kollën dhe vetëpastrimin natyror të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmes kësaj pengohet nxjerrja me kollitje e këlbazës së lëngëzuar, dhe mund të vijë deri te grumbullimi i gëlbazës bronkiale me rrezikun e ngërçeve bronkiale dhe të infektimeve të kanaleve të frymëmarrjes. Mjeku juaj do tju rekomandojë si të veproni në raste të tilla.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Acetylcystein-CIMEX 600?
Nëse gjatë marrjes së mëparshme të këtij preparati me të njëjtën substancë aktive siç e përmban Acetylcystein-CIMEX 600 keni vërejtur probleme në frymëmarrje, atëherë do të duhej të bisedoni patjetër me një profesionist para se të filloni me pirjen e ilaçit.
Nëse ekziston rreziku i gjakderdhjeve në sferën e stomakut dhe zorrëve (p.sh. te ulcera e stomakut apo zorrëve), atëherë do të duhej ta merrni preparatin vetëm nën kontrollin e mjekut.
Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, mjeku juaj përkatësisht mjekja juaj do të vendosë se a duhet të merrni Acetylcystein-CIMEX 600, sepse kripa e liruar pas marrjes së një tablete shkumëzuese i përgjigjet një sasie që tensionin tuaj të gjakut mund ta ngritë edhe më tej dhe ta zvogëlojë ndikimin e ilaçeve që ulin tensionin e gjakut.
Përdorimi i njëkohshëm i disa ilaçeve të tjera mund të shpie deri te pengimi reciprok i ndikimit. Kështu p.sh. mund të përforcohet ndikimi i disa ilaçeve kundër ngushtimit të kanaleve të frymëmarrjes (të ashtuquajtur bronkodilatatorët).
Ndikimi i disa preparateve që përdoren tek çrregullimet e rrjedhës së gjakut në enët koronare (nitroglicerina te Angina pectoris) mund po ashtu të rritet, nëse njëkohësisht merret edhe Acetylcystein-CIMEX 600.
Gjatë trajtimit të njëkohshëm me antibiotikë (të udhëzuara nga mjeku përkatësisht mjekja), gjatë marrjes së Acetylcystein- CIMEX 600 duhet të përmbahet një distancë kohore prej 2 orësh.
Informojeni mjekun ose  farmacistin nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji ose pini apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë).

A duhet të përdoret Acetylcystein-CIMEX 600 gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Në bazë të përvojave të deritanishme gjatë përdorimit sipas përcaktimit nuk është i njohur ndonjë rrezik për fëmijën. Ekzaminimet shkencore sistematike nuk janë zhvilluar asnjëherë. Sa për kujdes do të duhej të hiqni dorë nga ilaçet gjatë shtatzënisë dhe dhënies së gjirit ose ta pyetni për këshillë mjekun ose farmacistin.

Si ta përdorni Acetylcystein-CIMEX 600?
Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe, të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç marrin 1 tabletë shkumëzuese në ditë të tretur në një gotë me ujë. Nëse krijimi i tepruar i gëlbazës dhe kolla e lidhur me të nuk zhduken pas trajtimit prej 2 javësh, atëherë do të duhej të shkoni te një mjek, ashtu që ai përkatësisht ajo ta sqarojë saktësisht shkakun dhe p.sh. të përjashtojë një sëmundje të rëndë të kanaleve të frymëmarrjes.
Përmbajuni dozës së shënuar në fletën e udhëzimit për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin

Cilat  janë disa efekte anësore që mund t’i ketë Acetylcystein-CIMEX 600?
Gjatë përdorimit të Acetylcystein-CIMEX 600 mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Herë pas here shfaqen ankesa të stomakut dhe zorrëve si urth, të pështjellë, vjellje ose bark. Në raste të rralla mund të shfaqen urtikaria, dhimbjet e kokës dhe temperatura. Tek pacientët përkatësisht pacientet posaçërisht të ndjeshëm mund të paraqiten alergji. Ato shprehen si reaksione të lëkurës (rrebull i lëkurës, kruajtje) dhe të organeve të frymëmarrjes (ankesa të frymëmarrjes, ngërçe bronkiale). Në një rast të tillë duhet ta ndërpritni menjëherë trajtimin me Acetylcystein-CIMEX 600 dhe të shkoni te një mjek .
Fryma mund të marrë përkohësisht një erë të pakëndshme.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun ose farmacistin .

Informacione të tjera?
Acetylcystein-CIMEX 600 duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15 – 25 °C), në një vend të thatë, të mbrojtur nga drita dhe që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me «EXP.».
Informata të mëtejme ju jep mjeku juaj ose  farmacisti. Këta persona kanë informata të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Acetylcystein-CIMEX 600?
1 tabletë shkumëzuese përmban si substancë aktive:
N-acetilcisteinë 600 mg, substancë ndihmëse: aspartam, substanca aromatike si dhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Acetylcystein-CIMEX 600?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci, pa recetë të mjekut.
Gypthi me 7 tableta shkumëzuese.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top