Acido-X tableta Reviewed by Momizat on . Acido-X (tableta) Në këtë fletëudhëzues: Çfarë është Acido-X dhe kur përdoret? Si ta përdorni Acido-X? Efektet anësore të Acido-X Si ta ruani Acido-X Informacio Acido-X (tableta) Në këtë fletëudhëzues: Çfarë është Acido-X dhe kur përdoret? Si ta përdorni Acido-X? Efektet anësore të Acido-X Si ta ruani Acido-X Informacio Rating: 0
You Are Here: Home » A » Acido-X tableta

Acido-X tableta

Acido-X (tableta)

acido x

Informatë për pacientet dhe pacientët
Lexojeni këtë fletë udhëzimi për pacientë me vëmendje, sepse ajo përmban informata të rëndësishme.
Këtë ilaç e keni marrë ose me recetë personalisht nga mjeku juaj ose e keni blerë në  farmaci pa recetë mjekësore.

Përdoreni ilaçin sipas fletës së udhëzimeve ose sipas udhëzimit të mjekut ose të farmacistit, në mënyrë që ta merrni medikamentin në mënyrën e duhur.

Çfarë është Acido-X dhe kur përdoret ai?
Substanca e Acido-X, Pantoprazoli, bën pjesë në klasën e frenuesve të pompës së protoneve. Ajo pengon enzimën e cila është përgjegjëse për lëshimin e acideve në stomak (pompa e protoneve).

Acido-X përdoret te të rriturit për trajtimin afatshkurtër të simptomave të djegieve të stomakut dhe të acidit reguritacion, i shkaktuar nga rrjedhja e lëngjeve të stomakut në rrugët e ushqimit (ezofag).

Kur nuk lejohet të përdoret Acido-X?
Acido-X nuk lejohet të përdoret kur personi e di se është tepër i ndjeshëm ndaj njërit prej përbërësve të Acido-X.
Acido-X nuk duhet të përdoret bashkë me medikamente të tjera kundra infeksioneve virusale (shih “Kur duhet të bëni kujdes në përdorimin e Acido-X?”).
Acido-X nuk duhet të përdoret nga fëmijët dhe të rinjtë.

Nuk lejohet të përdoret gjithashtu as në shtatzëni dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.

Kur duhet të bëni kujdes në përdorimin e Acido-X?
Informoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni këto gjendje:

  • humbje e peshës pa vetëdije, në mënyrë të pashpjegueshme,
  • pamje e zbehtë e pashpjegueshme dhe ndjenjë e dobët (anemi),
  • gjak në jashtëqitje ose kur jashtëqitja ka ngjyrë të zezë,
  • vështirësi me gëlltitjen,
  • të vjella të shpeshta,
  • të vjella me gjak,
  • dhimbje stomaku,
  • diarre e rendë dhe/ose e vazhdueshme.

Para se të përdorni Acido-X flisni ju lutem me mjekun tuaj në rast se gjendeni në situatat e mëposhtme:

  • nëse vuani nga leucemia në stomak ose keni kaluar një operacion në pjesën stomak-zorrë
  • nëse për 4 javë ose më gjatë keni përdorur medikamente pa ndërprerje kundër djegies së stomakut ose acidit reguritacion,
  • në rast se keni probleme me mëlçinë ose verdhëzën,
  • në rast se njëkohësisht vuani nga ndonjë sëmundje tjetër serioze,
  • nëse po përgatiteni për një kontroll endoskopik (p.sh. gastroskopi ose testin e frymëmarrjes),
  • nëse jeni mbi 55 vjeç dhe i trajtoni problemet e tretjes me medikamente të palëshuara me recetë
  • nëse jeni mbi 55 vjeç dhe vuani nga simptoma të reja të saposhfaqura.

Acido-X mund të ndikojë në efektshmërinë e medikamenteve të tjera. Prandaj informoni mjekun apo farmacistin nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera, si p.sh. – Ketoconazol kundër infeksioneve fungale,
– medikamente për hollimin e gjakut ose kundër infeksioneve virale (p.sh. Atazanavir, Ritonavir).
Duhet të shmanget përdorimi në të njëjtën kohë i këtyre medikamenteve (shih “Kur nuk lejohet të përdoret Acido-X?”).
Mos e përdorni Acido-X së bashku me medikamente të tjera të cilat reduktojnë sasinë e acidit në stomak, si frenuesit e tjerë të pompës së protoneve (Omeprazol, Lansoprazol ose Rabeprazol) ose një Antagonist-H2 (p.sh. Ranitidin).
Por në rast se një gjë e tillë është e nevojshme, atëherë mund ta përdorni Acido-X bashkë me Antazida (p.sh. Magaldrat, acide algin, Natriumbicarbonat, Aluminiumhydroxid, Magnesiumcarbonat ose kombinime të tyre).
Ky preparat mjekësor mund të kufizojë aftësinë reaguese, aftësinë për të drejtuar makinën dhe aftësinë për të përdorur mjete pune ose makineri.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse vuani nga ndonjë sëmundje, nëse keni alergji ose përdorni medikamente të tjera (edhe të blera vetë).

A lejohet të përdoret Acido-X gjatë kohës së shtatzënisë ose periudhës së ushqimit me gji?
Nëse jeni ose doni të mbeteni shtatzënë, si dhe gjatë periudhës së ushqimit me gji ju mund ta përdorni Acido-X vetëm pas konsultimit me mjekun.

Si ta përdorni Acido-X?
Përdoreni Acido-X gjithmonë ashtu siç është përshkruar këtu. Pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt për përdorimin.
Doza për të rriturit është një tabletë rezistente ndaj lëngjeve të stomakut në ditë.
Është e mundur, që për përmirësimin e simptomave të merren tableta 2-3 ditë radhë. Përfundoni kurën me tabletat vetëm kur të mos keni më shqetësime.
Nëse brenda 2 javësh të trajtimit pa ndërprerje nuk shikoni ndonjë përmirësim, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Trajtimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 4 javë pa u konsultuar me mjekun.
Tabletat Acido-X rezistente ndaj lëngjeve të stomakut duhet të merren të papërtypura, të pathyera, dhe të pihen me një lëng para ushqimit.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse keni marrë më shumë se doza e rekomanduar prej një tablete në ditë. Simptomat e mbidozës nuk janë bërë të njohura.
Nëse keni harruar njëherë të merrni tabletën, atëherë nuk duhet ta dyfishoni përdorimin. Vazhdoni si zakonisht të merrni dozën tjetër në kohën e caktuar.
Respektoni dozën e dhënë në udhëzuesin e dhënë të paketimit ose të lëshuar në recetë nga mjeku juaj. Nëse mendoni se medikamenti jep efekt të dobët ose të fortë, atëherë flisni me mjekun ose farmacistin.

Cilat mund të jenë efektet anësore të Acido-X?
Herë pas here gjatë trajtimit me Acido-X shfaqen pagjumësi, dhimbje koke, marrje mendsh, diarre, ligështi, vjellje, fryrje, kapsllëk, gojën e thatë, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe shqetësime si skuqja e lëkurës, kruajtje, një ndjenjë dobësie, lodhje apo gjendje e përgjithshme e parehatshme.

Në raste të rralla mund të shfaqen menjëherë reaksione të ndjeshme të tipit (marrje mendsh, puls i lartë, djersitje e menjëhershme), ndryshim i peshës së trupit, sjellje depresive (dhe përkeqësim i tyre, veçanërisht tek personat të cilët kanë përjetuar diçka të tillë), shqetësime me shikimin, vizion i paqartë, kruajtje të madhe në lëkurën e skuqur (urtikarie, ënjtje), dhimbje të nyjeve, dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë, ënjtje në krahë dhe këmbë të krijuar nëpërmjet depozitimit të ujit (edemë).
Shumë rrallë shfaqet një çorientim (dhe një përkeqësim i tij tek ata të cilët janë të prekur nga diçka e tillë).
Efekte të tjera të vëna re ishin halucinacione, konfuzion (dhe një përkeqësim i tyre veçanërisht te personat e prekshëm).
Në raste kur këto simptoma ekzistojnë ato mund të forcohen nëpërmjet përdorimit të Acido-X.
Gjatë kontrollit të gjakut efektet anësore të vëna re janë:
Ndonjëherë u raportuan vlera të lartë në mëlçi (transaminazave,- gama GT).
Rrallë u shfaq një rritje e bilirubinës dhe të vlerave të yndyrës në gjak.
Shumë rrallë u raportua një zvogëlim i pllakave të gjakut, e cila mund të çojë në gjakderdhje ose mavijosje, si dhe u vu re një zvogëlim i sasisë së rruazave të bardha në gjak, çfarë mund të shkaktojë infeksione të shumta.
Gjatë shfaqjes së efekteve anësore të përmendura si më poshtë ju duhet të ndërprisni marrjen e Acido-X dhe të kontrolloheni menjëherë te mjeku:
– Reaksione të rënda alergjike: Ënjtje të gjuhës ose të grykës, vështirësi gjatë gëlltitjes, shfaqjes së fshikave në lëkurë, vështirësive me frymëmarrjen, të ënjtura alergjike në fytyrë dhe në fyt (edema Quincke, angiodema), marrje mendsh të forta me rrahje të shpeshta të zemrës dhe djersitje të madhe.
– Ndryshime të rënda në lëkurë si krijimi flluskave dhe përkeqësimi i shpejtë i gjendjes suaj së përgjithshme, dëmtime në lëkurë (duke përfshirë edhe gjakderdhjet e lehta) në sy, hundë, gojë dhe buzë ose në organet gjenitale (sindroma Stevens Johnson, sindroma Lyell, Erythema multiforme) si dhe ndjeshmëri të lartë ndaj dritës.
– Raste të tjera të rënda: Një ngjyrë e verdhë e lëkurës ose e syve (dëmtime të rënda të qelizave të mëlçisë, verdhëza), temperaturë, njolla të ndryshme mbi lëkurë si dhe veshka të zmadhuara, ndonjëherë të shoqëruar me dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit (inflamacion i rëndë i veshkave).
Nëse vini re efekte anësore, që nuk janë përshkruar këtë duhet të informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ruajtja e Acido-X?
Tabletat Acido-X rezistente ndaj lëngjeve të stomakut duhet të ruhen në një temperaturë ambienti (15 – 25°C) dhe të mbahen larg nga fëmijët.
Ky preparat duhet të përdoret deri në datën e shënuar mbi kapak me siglën “EXP”.
Informacionet e tjera jua jep mjeku ose farmacisti juaj. Këta persona kanë informacion të detajuar dhe të specializuar.

Çfarë përmban Acido-X?
1 tabletë rezistente ndaj lëngjeve të stomakut Acido-X përmban 20 mg Pantoprazol, substanca ndihmëse E 216 dhe E 218 si dhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund ta gjeni Acido-X?
Në farmaci pa recetë të mjekut.
Në çfarë paketimi mund ta gjeni?
Paketim me 7 dhe 14 tableta rezistente ndaj lëngjeve të stomakut.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top