Aciklovir Alkaloid – Pomadë për sy
ACIKLOVIR ALKALOID® Pomadë për sy
Përbërja:
1gram pomadë përmban 30 mg Aciclovir.
Indikacionet terapeutike
- keratiti nga herpes simplex
Dozimi dhe rruga e administrimit
Në infeksionet nga herpes simpleks aplikohet një sasi e vogël pomade (rreth 1 cm) në konjuktivën e poshtme çdo 4 orë (5 herë në ditë).
Në format ulçerative të infeksioneve mjekimi zgjat 7-10 ditë, në format intersticiale 10-20 ditë.
Pas shërimit, përdorimi i pomadës duhet të vazhdojë të paktën edhe 3 ditë.
Kundërindikacione
Acikloviri kundërindikohet në pacientë me mbindjeshmëri ose intolerantë ndaj çdonjërit prej përbërësve të tij.
Masa paralajmëruese dhe kujdesi gjatë përdorimit.
Pas përdorimit të pomadës për sy, tubeti duhet të mbyllet dhe të ruhet nga çdo lloj ndotje. Pomada nuk duhet të aplikohet mbi lentet e kontaktit.
Efekti në aftësine për të drejtuar makinën dhe makineritë.
Aplikimi i pomadës në sy mund të çrregullojë shikimin, prandaj duhet shmangur puna në makineri apo drejtimi i automjetit.
Efekte të padëshirueshme
Acikloviri tolerohet mirë. Rrallë mund të shkaktojë irritim apo djegie në zonën e mjekimit.
Karakteristikat farmakologjike
- Acikloviri është virostatik me selektivitet të lartë kundrejt viruseve Herpes simplex 1 e 2 dhe virusit Varicella zoster. Efekti antiviral arrihet nëpërmjet ndërhyrjes në sintezën e ADN-së dhe frenimit të replikimit viral.
- Acikloviri frenon sintezën e ADN-së duke ndërhyrë te ADN polimeraza.
- Në qelizat e infektuara me herpes in vitro, aktiviteti antiviral i aciklovirit bazohet në shndërrimin brendaqelizor në aciklovir trihidrat.
- Acikloviri ka aktivitet të ulët ndaj ADN-së humane pasi faza e parë e shndërrimit në monofosfat katalizohet nga timidin kinaza virale.
- Ackloviri përthithet shpejt nëpërmjet epitelit të kornesë dhe arrin përqëndrime terapeutike në lëngun qelqor.
Paketimi
Kuti me një tub që përmban 5gr me 3% pomadë.
Përdorimi Për përdorim lokal.
Ruajtja: të ruhet nën temperaturën 25 gradë celcius.
Tags: aciklovir, efektet anesore te aciklovir, keratiti nga herpes simplex, menyra e perdorimit e aciklovir