ActaVit
shurup multivitaminoz për fëmijë
Shtesë ushqimore
Informacion për pacientin
Përbërja:
në 5 ml shtesë ushqimore ActaVit gjenden:
Vitaminë C ( Ascorbic acid ) 30.00 mg Nikotinamid ( Nicotinamide ) 6.00 mg NE Vitaminë E ( DL-alpha-tocopheryl acetate ) 4.00 mg a TE Acid pantotenik ( Calcium D-pantothenate ) 5 mg Vitaminë B1 ( Thiamine hydrochloride ) 0.50 mg Vitaminë B2 ( Riboflavine 5-Phosphate Sodium ) 0.50 mg Vitaminë B6 ( Pyridoxine hydrochloride ) 0.50 mg Vitaminë A ( Retinol palmitat ) 200 µg RE Beta karoten ( Beta-Carotene ) 1.2 mg ose 200 µg RE Biotinë ( D-Biotin ) 10 µg Vitaminë D3 ( Cholecalciferol ) 2.5 µg Vitaminë B12 ( Cyanocobalamin ) 1 µg
Substanca ndihmëse:
sheqer, glicerol, cremophor, karbonat natriumi, i paujë, aromatizues, sorbat kaliumi, benzoat natriumi, gome ksanteni, sukraloze, ujë i pastruar deri në 5 ml.
Veprimi
Vitaminat që përmbahen në ActaVit shurup ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve; shtojnë forcat mbrojtëse të organizimit kundër infeksioneve virale dhe bakteriale, shtojnë oreksin, përmirësojnë tretjen e ushqimeve dhe përvetësimin e lëndëve ushqimore; ndihmojnë zhvillimin e sistemit nervor qendror dhe aparatit muskuloskeletor.
ActaVit ka shijë të këndshme frutash ose portokalli.
- Ndihmon rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve.
- Shton forcat mbrojtëse të organizimit kundër infeksioneve virale dhe bakteriale.
- Si shtesë në kohën e sëmundjeve dhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme pas sëmundjes.
- Shton oreksin.
- Përmirëson përvetësimin e lëndëve ushqimore.
Mënyra e aplikimit: merret nga goja.
- Fëmijët nga 1 deri në 7 vjeç – nga 5 ml një herë në ditë;
- Fëmijët nga 7 deri në 14 vjeç – nga 10 ml një herë në ditë.
Paralajmërime
- Të mos aplikohet në rast të alergjisë ndaj ndonjë prej substancave të produktit.
- Në 5 ml shtesë ushqimore përmbahen 2.0 g sakarozë.
- Të mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore.
- ActaVit shurup është shtesë ushqimore dhe nuk mund të zëvendësojë ushqimin e shumëllojshëm.
- Të ruhet në vend të sigurt, larg fëmijëve të vegjël!
- Të tundet përpara përdorimit!
Paketimi
Shishe qelqi ngjyrë të errët me 100 ml, e mbyllur me kapak polipropileni.
Çdo shishe bashkë me lugën matëse dhe informacionin për pacientin janë vendosur në kuti kartoni.
Afati i skadimit :
2 ( dy ) vjet.
Kushtet e ruajtjes:
në vend të mbrojtur nga drita, në temperaturë nën 25°C. ACTAVIS