Acyclostad Reviewed by Momizat on . Acyclostad kundër herpesit të buzëve Përbërja Përbërësi farmakologjikisht aktiv: 1 g krem përmban 50 mg aciklovir. Përbërës të tjerë: Dimetikon, PEG-5-glicerol Acyclostad kundër herpesit të buzëve Përbërja Përbërësi farmakologjikisht aktiv: 1 g krem përmban 50 mg aciklovir. Përbërës të tjerë: Dimetikon, PEG-5-glicerol Rating: 0
You Are Here: Home » A » Acyclostad

Acyclostad

Acyclostad
kundër herpesit të buzëve
Acyclostad
Përbërja
Përbërësi farmakologjikisht aktiv:
1 g krem përmban 50 mg aciklovir.
Përbërës të tjerë:
Dimetikon, PEG-5-glicerol stearat, alkool cetilik, parafinë e lëngshme, propilen glikol, vazelinë e bardhë, ujë i pastruar.
Paraqitja dhe përmbajtja
Paketimet origjinale përmbajnë 2 g krem.
Grupi i barit:
Acyclostad kundër herpesit të buzëve është një bar që përdoret për trajtimin e infeksioneve virale (bar antiviral).
Përdorimet
Përdoret për lehtësimin e dhimbjeve ose të kruarave të shoqëruara me rishfaqje frekuente të qeskëzave nga temperatura në zonën e buzëve (herpes labialis i përsëritur).

Kundërindikimet

Kur nuk duhet përdorur Acyclostad për herpesin e buzëve?
Acyclostad per herpesin e buzeve nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmën ndaj aciklovirit apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tij.
Ai nuk duhet aplikuar mbi membranat mukoze (si p.sh. në hapësiren e gojës, në sy), për të shmangur irritimin lokal.

Kur mund të përdoret Acyclostad për herpesin e buzëve vetëm pas keshillimit me mjekun?

Situatat e përshkruara më poshtë lidhen me disa gjendje, gjatë të cilave përdorimi i Acyclostad për herpesin e buzëve duhet bërë me shumë kujdes. Informoni mjekun edhe nëse ndonjë nga këto situata ju ka ndodhur më parë. Duhet t’i tregoni patjetër mjekut përpara fillimit të mjekimit nëse vuani nga imunodepresioni (d.m.th. nëse sistemi imunitar i organizmit është shumë i frenuar).

Paralajmërime dhe përkujdesje gjatë përdorimit
Alkooli cetilik mund të shkaktojë irritime lokale të kufizuara të lëkurës si p.sh. dermatit kontakti. Propilen glikoli mund të shkaktojë irritime të lëkurës.

Ndërveprimet me barnat e tjerë
Cilët janë barnat që mund të ndikojnë mbi efektin e Acyclostad për herpesin e buzëve apo që mund të ndikohen prej tij? Deri tani, nuk njihen ndërveprime me rëndësi klinike me barna të tjera.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit, kohëzgjatja e mjekimit
Udhëzimet e mëposhtme vlejnë vetëm nëse mjeku nuk ju ka këshilluar ndryshe. Në mënyrë që mjekimi me Acyclostad për herpesin e buzëve të jetë i efektshëm dhe i sigurtë, ju lutemi të ndiqni me rreptësi udhëzimet e mëposhtme dhe/ose ato të mjekut.
Sa shume e sa shpesh duhet përdorur Acyclostad për herpesin e buzeve?
Lyejini zonat e infektuara të lëkurës me një shtresë të hollë kremi 5 herë në ditë, çdo 4 orë.

Si dhe kur duhet përdorur Acyclostad për herpesin e buzëve?
Përdorni një garzë pambuku për të marrë aq krem sa ç’duhet për të mbuluar zonën (zonat) e infektuar(a). Kur aplikoni kremin Acyclostad për herpesin e buzëve duhet të lyeni jo vetëm zonat me shenja të dukshme të infeksionit herpetik (si flluskat, enjtjet, skuqjet), por edhe zonat përreth tyre. Nëse e lyeni kremin me duar, sigurohuni që këto të lahen si para, ashtu edhe pas lyerjes, për të shmangur infektimin e rnëtejshëm të zonave të kompromentuara (me baktere etj.) dhe/ose transmetimin e viruseve në zona të tjera të lëkurës ose mukozave, që për momentin nuk janë të infektuara.

Vini re:
Për të qenë sa më i efektshëm, mjekimi me Acyclostad për herpesin e buzëve duhet filluar sa më shpejt të jetë e mundur, d.m.th. që me shfaqjen e shenjave të para të herpesit (si djegia, kruajtja, irritimi apo skuqja e zonës).

Për sa kohë duhet përdorur Acyclostad për herpesin e buzëve?
Vetëm mjeku e përcakton se sa duhet të zgjasë mjekimi me Acyclostad për herpesin e buzëve. Zakonisht mjekimi zgjat 5 ditë, por ai duhet përcaktuar në varësi të veçorive të pacientit dhe mund të zgjasë derisa flluskat të zënë kore ose të shërohen krejt. Sido që të jetë, mjekimi nuk duhet të zgjasë mbi 10 ditë.

Shkelja e regjimit të marries së barit dhe mbidozimi
Çfarë duhet bërë nëse keni përdorur më pak Acyclostad për herpesin e buzëve se ç’duhet apo keni harruar të përdorni një dozë?
Mjekimi duhet vazhduar si zakonisht (pra nuk duhet lyer zona më shpesh apo me një shtresë më të trashë kremi se zakonisht).

Çfare duhet të keni parasysh nëse vendosni të ndërprisni mjekimin me Acyclostad për herpesin e buzëve më herët se ç’ju është këshilluar?
Që të arrihen rezultatet më të mira, mjekimi duhet përdorur për një periudhë kohore të mjaftueshme (shih “Dozimi dhe mënyra e përdorimti, kohëzgjatja e mjekimit”).

Efektet e padëshiruara
Cilat janë efektet e padëshiruara që mund të shfaqen ndërsa jeni nën mjekim me Acyclostad për herpesin e buzëve?
Nëse ju shfaqet ndonjë efekt i padëshiruar që nuk është përmendur në këtë fletë udhëzues, jeni të lutur t’ia tregoni mjekut. Përdorimi i Acyclostad për herpesin e buzëve mund të shoqërohet me një ndjesi kalimtare të djegies ose shpimit të zonës së lyer të lëkurës. Në raste të rralla është vënë re skuqje, tharje apo luspëzim i lëkurës së trajtuar me të. Ka pasur raste të rralla kur janë shfaqur reaksione alergjike të lëkurës (dermatit kontakti) pas përdorimit të Acyclostad për herpesin e buzëve. Kur janë kryer provat e alergjisë, është parë që në pjesën më të madhe të rasteve kanë qenë përbërësit shtesë të kremit, dhe jo vetë acikloviri, shkaktarë të alergjisë. Nëse efektet e lartpërmendura janë të shprehura apo shfaqen në zona që nuk janë lyer me krem, ka të ngjarë të vuani nga dermatiti i kontaktit; këshillohuni me mjekun.

Jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e barit
Data e skadencës së barit është shënuar tek tubeti dhe tek kutia e barit. Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të kësaj date. Bari duhet mbajtur në vende me temperaturë nën 25°C.
Bari duhet mbajtur në vende që nuk mund të arrihen nga fëmijët.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top