Adivit me DHA (Omega-3) (pika) Reviewed by Momizat on . Adivit me DHA (pika) Përbërja për 1 ml: DHA (omega 3)  40mg Vitamin A   175mcg Vitamina D   (400 U.I)    10mcg Vitamina E    5mg Cfarë është DHA (Omega 3)? Ësht Adivit me DHA (pika) Përbërja për 1 ml: DHA (omega 3)  40mg Vitamin A   175mcg Vitamina D   (400 U.I)    10mcg Vitamina E    5mg Cfarë është DHA (Omega 3)? Ësht Rating: 0
You Are Here: Home » A » Adivit me DHA (Omega-3) (pika)

Adivit me DHA (Omega-3) (pika)

Adivit me DHA (pika)

adivit

Përbërja për 1 ml:

  • DHA (omega 3)  40mg
  • Vitamin A   175mcg
  • Vitamina D   (400 U.I)    10mcg
  • Vitamina E    5mg

Cfarë është DHA (Omega 3)?
Është acid yndyror i polisaturuar i serisë së OMEGA-3, përbërës themelor i qelizave të sistemit nervor qëndror, i domosdoshëm gjatë rritjes dhe zhvillimit.

Marrja me ushqim e Omega-3 është në përgjithësi shumë e limituar.

Për këtë këshillohet një produkt dietetik si Adivit tek nënat gjatë shtatëzanisë,te të porsalindurit dhe gjatë fëmijerisë së hershme.

Përse shërben DHA(Omega 3)?
Truri i njeriut ka një përbërje të lartë të acideve yndyrore ku DHA është përbërësi themelor. Për këtë arsye një raport adekuat i DHA, bën të mundur një zhvillim nervor optimal të fëmijës, duke influencuar pozitivisht në funksionet njohëse, vizive dhe rritjen korrekte.

Studime të ndryshme kanë demostruar efektet pozitive të marrjes së suplementeve me DHA gjatë dy viteve të para të jetës, të cilat sjellin përfitime të mëdha per femijen si per momentin ashtu dhe ne te ardhmen.

Përse DHA(Omega 3) nga algat?
Burimi i origjinës së DHA (Omega 3) janë algat jeshile-blu përbërëse në Plankton dhe në peshqit që ushqehen me to.
Vaji i algave ka një pastërti dhe përqendrim të DHA më të lartë se DHA e peshqeve si dhe është më mirë i tolerueshëm përsa i përket shijes dhe erës.

Vitamina D
Ka nje rol themelor në regullimin e metabolizmit të Kalciumit, element themelor për zhvillimin e indeve kockore. Për këtë arsye është e nevojshme marrja e sasive të duhura gjatë rritjes për të ulur rrezikun nga sëmundja e rahitizmit dhe osteoporozës.

Vitamina K
Ndërhyn në sintezën e disa faktorëve të përfshirë në procesin e koagulimit. Posaçërisht është e rëndësishme në 3-4 muajt e parë të vitit ku neonatët (të porsalindurit) nuk janë në gjendje të prodhojnë sasi të mjaftueshme dhe në qumështin e nënës nuk gjendet në nivelet e duhura! Mungesa e tij gjatë ushqyerjes me gji mund të sjellë sindromin e quajtur: Sëmundja hemoragjike e të porsalindurit.

Vitamina A
Është vitamina e rritjes, duke kryer si funksion të saj themelor ndarjen qelizore. Është komponeti themelor në pigmentet vizive të retinës.

Vitamina E
Ka një rol të shprehur si Antioksidant.
Mënyra e përdorimit të Advit K pika dhe Adivit pika: 0.5 ml (volum që me një ndarje është i dukshëm në pikatore), ose rreth 10-12 pika 2 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut ne varesi te kombinimit me preparate te tjera.
Mos e tejkalo dozën ditore të këshilluar
Ruaje në një vend të freskët dhe mbaje larg dritës
Pas hapjes së flakonit, ruhet në frigorifer dhe duhet të konsumohet brenda muajit!

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top