Afroton S64 (shurup) Reviewed by Momizat on . Afroton S64 (shurup) Për tu patur parasysh! Në rastet e një përdorimi të gjatë (mbi 6-8 javë) është e rëndësishme këshilla e mjekut. Produkti ështe i kundërindi Afroton S64 (shurup) Për tu patur parasysh! Në rastet e një përdorimi të gjatë (mbi 6-8 javë) është e rëndësishme këshilla e mjekut. Produkti ështe i kundërindi Rating: 0
You Are Here: Home » A » Afroton S64 (shurup)

Afroton S64 (shurup)

Afroton S64 (shurup)

afroton

Për tu patur parasysh!
Në rastet e një përdorimi të gjatë (mbi 6-8 javë) është e rëndësishme këshilla e mjekut.

Produkti ështe i kundërindikuar në raste të:

  1. Patologjive renale
  2. Gravidancës (shtatzanisë)
  3. Fëmijë nën 12 vjec.

Të mos kalohet doza ditore. Ky produkt nuk synon të zëvendësojë një dietë të pasur e të larmishme. Të mbahet larg fëmijëve nën tre vjec.
Afroton mund të përdoret paralelisht me viagrën. Viagra ka efekt mekanik ndërsa afroton ka efekt biostimulante, afrodiziake, energjizuese dhe tonifikuese. Nuk ka efekte anësore.

Mënyra e përdorimit
Përdoret për meshkuj dhe për femra. Këshillohet të përdoret një flakon një herë në ditë. Para se të përdoret rrotullohet tapa, në drejtimin e lëvizjes së akrepave të ores, deri në fund, duke mundësuar carjen e cipës ndarëse dhe, për pasojë, rënien e pluhurit nga tapa–depozitë ne flakon. Me pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa, duke e rrotulluar në drejtim të kundert, dhe përmbajtja e flakonit pihet menjëherë. Përdoret për periudha permanente 1 mujore dhe pastaj 2 javë pushim, duke vazhduar sërish nga e para.

Bota vegjetale është gjithmonë një burim i pashtershëm substancash të cmueshme me efekte biostimulante, afrodiziake, energjizuese dhe tonifikuese. Në pyjet e pasur të Amazones, Peruse, Amerikës Qendrore, Siberisë, Kinës dhe në vende të tjera të Tokes, rriten mjaft bimë me cilesi të jashtëzakonshme.

MACA Lepidium meyenii
Eshtë një bimë e cila rritet në pyjet e Perusë, në lartësi 4000 m. Rrënjët e saj janë vecanërisht të pasura me substanca me vlera të larta energjizuese (proteine, aminoacide, acide yndyrore dhe minerale). Maca është një bimë energjistimuluese dhe afrodiziake, e aftë të përmirësojë fertilitetin.

MUIRA PUAMA Ptycopetalum olacoides
Korteksi (majat) dhe rrënjët e kësaj bime me origjinë Brazilin, janë të pasura me principe aktiv natyral të shumtë. Prej kohesh, Ptycopetalum është përdorur nga indigjenet e Amazones për profilaksine dhe crregullimet seksuale.

TRIBULIN Tribulus terrestris
Eshte një bimë e cila rritet në lartësitë e mëdha të Indisëdhe Afrikës, përbërësit aktiv të së cilës influencojne në sistemin riprodhues duke rritur fertilitetin dhe reagojnë në mënyrë të shkëlqyer në impotencat funksionale nëpërmjet stimulimit të libidos.

GUARANA Paulinia cupana aut sorbilis
Farat e kësaj bime të cilat rriten në pyjet e Amazonës, janë të pasur me komponent të cilët luajnë një rol ekstremalisht tonifikues dhe energjizues, të shoqeruara gjithashtu edhe me një aktivitet afrodiziak.

DAMIANA Turmera aphrodisiaca
Me origjinë nga Amerika Qëndrore. Nga kjo bimë përgatiten përbërje të cilat tradicionalisht janë përdorur për parandalimin dhe trajtimin e crregullimeve seksuale ose si afrodiziak në rastet e lodhjeve fizike të cilat sic dihet ulin potencën seksuale. Efekti i Damianes kombinohet shumë mirë me atë të tri bimëve të tjera Tribulin-es, Ginseg-ut dhe Muira Puam-es.

ELEUTEROCOCCO Eleutherococcus senticosus
Eshtë një bimë tonifikuese e prejardhur nga Kina e Veriut, sot e përhapur edhe në Rusine Orientale, Mongoli dhe Japoni duke patur kështu popullaritetin e mjaftueshëm si një bimë më benefitet të mëdha në shëndetin e njerëzve. Rrit rezistencën e organizmit ndaj eforteve (sforcove) dhe stresit duke fuqizuar performancën atletike, fizike dhe seksuale.

GINSEG Panax ginseg
Eshtë bima më e njohur Kineze, e quajtur ndryshe edhe si “rrënjët e jetës”. E pasur me substanca eficente për organizmin, është e njohur prej kohesh për efektet e saj adaptuese (si ndihme e organizmit për tu adaptuar ndaj stresit, lodhjes, urisë etj.) fuqizuese, tonifikuese dhe afrodiziake.

ORTICA Urtica dioica
Eshtë një bimë gjerësisht e përhapur në Europë dhe Azi, e cila rritet spontanisht në terrene të pasur me azot, e njohur për vlerat e saj ushqyese dhe stimuluese. Tonifikuese dhe stimuluese për mineralet dhe substancat azotike (nitrite e nitrate) në sasi të lartë.

POLICOSANOLI
Ekstrakte nga kallami i sheqerit, të përdorura prej kohësh sidomos nga popullata karaibike, Polikosanolet (mishel Octacosanoli, Triacosanoli, Tetracosanoli e Hexacosanoli) njihen për efektet e tyre tëjashtezakonshme në rritjen e rezistencës fizike, biodisponibilitetin e glikogjenit në muskuj, kohëzgjatjen e reaksioneve nervore dhe ulin potencialisht nivelin e kolesterolit LDL në gjak.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top