Albendazol Alkaloid 200mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Albendazol Alkaloid 200mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni për Albendazol Alkaloid 200mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni për Rating: 0
You Are Here: Home » A » Albendazol Alkaloid 200mg (tableta)

Albendazol Alkaloid 200mg (tableta)

Albendazol Alkaloid 200mg (tableta)

Albendazol

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Albendazol Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Albendazol Alkaloid
3. Si përdoret  Albendazol Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
6. Informata shtesë

Substanca aktive është: albendazoli
Përmbajtja e substancave ndihmese: celuloza mikrokristalore, povidoni, amidoni i misrit, stearati i magnezimit, sakarinë natriumi, laktozë monohidrat, natrium amidon glikolati, natrium laurilsulfati, opadry e bardhë.

1.     ÇFARË ËSHTË ALBENDAZOL ALKALOID DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja: Një film tabletë e mbështjellur  Albendazol Alkaloid 200 mg përmban 200 mg albendazol.
Forma farmaceutike: Albendazol Alkaloid film-tabletat e mbështjellura janë të rrumbullakta, bikonvekse, me ngjyrë hiri-e bardhë të mbështjellura me film.
Paketimi: Kutia e kartonit përmban një shishe të qelqit me ngjyrë kafe me 6 tableta dhe me fletudhëzim brenda.

Si vepron Albendazol Alkaloid?
Albendazol Alkaloid-i i përket grupit të barnave të quajtura ‘antihelmintik’, ose mjekim kundër krimbave. Ky bar e pengon rritjen ose shumëzimin e krimbave në organizmin tuaj.

Kur përdoret Albendazol Alkaloid-i?
Albendazol Alkaloid-i përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me krimba si p.sh. me shiritin e derrit, shiritin e qenit dhe me helminte (skrraja) të tjera.

2.  ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI ALBENDAZOL ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Albendazol Alkaloid?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në albendazol ose në cilindo përbërës tjetër të Albendazol Alkaloid-it të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Albendazol Alkaloid
Nëse keni sëmundje të mëlçisë. Ju mund të keni nevojë për dozë më të ulët ose për përkujdesje të veçanta nëse keni ndonjë sëmundje apo probleme me mëlçi.

Përdorimi i Albendazol Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Nuk ka problem për ndonjë tip të veçantë të ushqimit dhe të pijeve derisa ju e merrni albendazolin me përjashtim nëse mjeku mendon ndryshe. Më së miri është që ky bar të merret së bashku me ushqim. Marrja e ushqimit e ndihmon absorbimin më të mirë të këtij bari në organizëm.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.

Albendazol nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies. Ju duhet të shfrytëzoni metoda efektive të kontrollit të lindjes derisa e merrni këtë bar për më së paku edhe një muaj pas marrjes së dozës së fundit të këtij bari.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Albendazol Alkaloid-i nuk ndikon në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për punë me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Deksametasoni, prazikuanteli ose cimetidina mund ta rritin nivelin e albendazolit në organizëm. Mjeku i juaj duhet të monitorojë mundësinë e ndërveprimeve me barnat e tjera dhe nëse ka nevojë të përshtatë dozën.

3.    SI TË PËRDORET ALBENDAZOL ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Tabletat Albendazol Alkaloid merren me rrugë orale dhe është shumë më e përshtatshme nëse ky merret së bashku me ushqim. Dozimi varet nga shkaktari i infeksionit.

Te pacientët me cistat hidatide të Echinococcus granulosus dhe Echinococcus multilocularis, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim:

  • pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve.
  • pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve.

Te pacientët me neurocisticerkozë, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim:

  • pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh;
  • pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 deri në 30 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg.

Nëse infeksioni është i shkaktuar nga nematodet (Ascaris lumbricoides, Ancylostoma duodenalis, Necator americanus, Enterobius vermicularis, Trichuris trichiura) duhet të merret doza e vetme prej 400 mg albendazol te të rriturit dhe te fëmijët më të moshuar se 2 vjeç. Te askariaza dhe nekatoriaza e rëndë, trajtimi duhet të bëhet me dozën 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 2 deri në 3 ditë. Te rastet me enterobiazë, dhe nëse shërimi nuk është kompletuar, duhet të përsëritet doza e albendazolit prej 400 mg dy javë pas trajtimit të mëparm. Te fëmijët mbi 2 vjeç dhe të cilët vuajnë nga enterobiaza, duhet të jepet doza prej 100 mg, e cila mund të përsëritet pas 7 ditëve. Te pacientët me raste të enterobiazës, duhet të trajtohen të gjithë anëtarët e familjes.
Te kapilariaza: të merren 200 mg albendazol dy herë në ditë për 10 ditë.
Te rastet e infektuara me Strongyloides stercoralis dhe te infeksioni me tenia, doza prej 400 mg, duhet të merret një deri në dy herë në ditë për 3 ditë. Nëse edhe pas 3 ditëve përsëri në feces gjenden vezët ose larvat, trajtimi duhet të përsëritet edhe një herë.
Te rastet me infeksion me Opisthorcis viverrini: duhet të merret doza prej 800 mg/në ditë e ndarë në dy doza të vetme brenda një periudhe prej 3 deri në 7 ditë.
Te rastet me  larva migrans cutaneous: duhet të merret doza prej 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 3 deri në 5 ditë. Gjithashtu, mund të merret edhe doza e vetme prej 400 mg.

Nëse përdorni Albendazol Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Albendazol Alkaloid   sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrur. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Nëse keni harruar ta merrni Albendazol Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Albendazol
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku i juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.    EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Albendazol Alkaloid  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Nëse shfaqet ndonjeri nga efektet në vijim, menjëherë duhet ta ndërpreni marrjen e mëtejshme të barit. Albendazol Alkaloid dhe ta informoni mjekun tuaj ose menjëherë të shkoni në qendrën më të afërme të emergjencës, ose në spitalin më të afërm:
Enjtja e duarve, këmbëve, fytyrës, gojës dhe fytit e cila mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje ose me gëlltitje; skuqje të lëkurës ose kruarje; zverdhje e lëkurës ose e syve, verdhzë. Të gjitha këto, janë efekte të padëshiruara serioze dhe indikojnë një reaksion mjaft serioz alergjik. Për këtë arsye ju do të keni nevojë për ndihmën emergjente mjekësore. Të gjitha këto efekte të padëshiruara janë mjaft të rralla.

Te rastet e trajtimit të prolonguar(zgjatur) me albendazol, duhet të monitorohet pasqyra e gjakut për shkak të rrezikut nga depresioni i palcës ashtërore. Gjithashtu, për shkak të rrezikut nga insuficienca e mëlçisë, janë të domosdoshme testet e funksioneve të mëlçisë.
Menjëherë thirreni mjekun tuaj ose shkoni drejt në qendrën më të afërme mjekësore nëse ju do të keni:
- ethe të pashpjegueshme, ose pezmatim të fytit;
- gjakosje ose mavijosje të pashpjegueshme.
Të gjitha këto efekte të padëshiruara kërkojnë kujdes emergjent mjekësor. Këto efekte të padëshiruara janë të rralla.

Tregoni mjekut tuaj nëse ju do të keni këto efekte të padëshiruara të mundshme: dhembje barku, nauze dhe vjellje, kokëdhembje ose marramendje. Këto janë efektet të padëshiruara të lehta.

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hudhen me bërllogun e shtëpisë. Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten. Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top