Aldizem (tableta) Reviewed by Momizat on . Aldizem 60mg - 90mg (tableta me lirim të ngadalsuar)   Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletudhëzim. Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndos Aldizem 60mg - 90mg (tableta me lirim të ngadalsuar)   Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletudhëzim. Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndos Rating: 0
You Are Here: Home » A » Aldizem (tableta)

Aldizem (tableta)

Aldizem 60mg – 90mg (tableta me lirim të ngadalsuar)

 aldizem

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletudhëzim.

  • Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë.
  • Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju  lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.
  • Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Aldizem dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Aldizem
3. Si të merret Aldizem
4. Efektet e mundshme të padëshiruara
5. Ruajtja e Aldizem
6. Informata shtesë

Substanca aktive është diltiazem hidrokloridi
Substancat ndihmëse janë: stearati i magneziumit; monohidrati i laktozës; polietilen glikoli 6000; vaji i ricinit i hidrogjenizuar.

1. ÇFARË ËSHTË ALDIZEM-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Aldizem 60 mg tableta me lirim të ngadalsuar.Një tabletë përmban 60 mg diltiazem hidroklorid.
Aldizem 90 mg tableta me lirim të ngadalsuar.Një tabletë përmban 90 mg diltiazem hidroklorid.
Forma farmaceutike
Aldizem tableta me lirim të ngadalsuar janë të bardha, të rrumbullakta, bikonvekse me vinë e ndarjes në njerën anë.
Paketimi
Tabletat janë të paketuara në blister nga Aluminium/PVC, ku secili blister përmban nga 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (3 blister) me nga 60 mg dhe fletëudhëzimin.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (3 blister) me nga 90 mg dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Aldizem-i?
Aldizem-i përmban barin e quajtur diltiazem. Ky i përket grupit të barnave të quajtura “bllokues të kanaleve të kalciumit”. Këto barna veprojnë duke i zgjeruar enët e gjakut dhe duke e zbritur tensionin e lartë të gjakut (hipertensionin). Ky bar gjithashtu e lehtëson punën e zemrës që të pompojë gjakun në organizëm. Ky ndihmon në parandalimin e dhembjeve në gjoks të shkaktuara nga angina. Aldizem-i gjithashtu e ulë frekuencën e zemrës.

Kur përdoret Aldizem-i?
• Aldizem-i përdoret për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut (në hipertension).
• Aldizem përdoret për terapinë e çrregullimit të ritmit të zemrës dhe pas sulmit të zemrës.

 

2.     ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI ALDIZEM?

Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Aldizem?

  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në diltiazem hidroklorid. ose në cilindo përbërës tjetër të Aldizem-it. të përmendur më parë. Shenjat e reaksionit alergjik janë: skuqja, probleme me frymëmarrje dhe me gëlltitje, enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit.
  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës tjetër të Aldizem-it të përmendur më pare.
  • Nëse ju keni ndonjë problem tjetër serioz me zemër. Këtu futen çrregullimi i frekuencës (me përjashtim nëse ju keni pacemaker)
  • Nëse ju merrni Dantrolen (me infuzion) i cili merret te spazmat e fuqishme muskulare ose te ethet e rënda (e quajtur ‘hipertermia malinje’)
  • Nëse ju keni pamjaftueshmëri të zemrës dhe problem me qarkullimin e gjakut në mushkëri. Me këto gjendje ju mund të ndjeheni pa frymë dhe të keni enjtje të anësive
  • Nëse keni tension të ulët të gjakut (më të ulët se 90 mm Hg)
  • Nëse keni frekuencë shumë të ulët të zemrës – më të ulët se 50 rrahje në minutë
  • Nëse jeni shtatzënë, apo nëse mund të jeni shtatzënë, apo nëse mendoni se jeni shtatzënë
  • Nëse jeni gjidhënëse, apo nëse planifikoni për gjidhënie.

Përkujdesje të veçanta me Aldizem

  • Nëse ju keni problem me zemrën tuaj, përveç anginës ose të atyre të përshkruara në seksionin e mëparshëm
  • Nëse ju duhet ti nënshtroheni ndonjë operacioni kirurgjik

Mjeku i juaj do të ju mbikqyrë në mënyrë më të përafërt sidomos në fillim të trajtimit nëse:

  • Jeni më i moshuar se 65 vjeç
  • Nëse keni problem me veshka dhe me mëlçi

Mjeku juaj duhet ti bëjë testimet e rregullta derisa ju jeni duke e marrur këtë bar. Kjo mund të nënkuptojë mbikqyrjen e punës së zemrës dhe testimet e gjakut për funksionimin e veshkave dhe të mëlçisë.

Përdorimi i Aldizem-it me ushqime dhe pije
Aldizem-i mund të merret me ose pa ushqim. Nuk duhet të merrni lëng të grapefruitit ose alkool derisa jeni në këtë terapi.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse jeni shtatzënë apo nëse mund të jeni shtatzënë, apo nëse mendoni se jeni shtatzënë  nuk duhet ta merrni këtë bar, sepse ky bar mund të krijojë probleme me frytin.
Derisa jeni në terapi me diltiazem nuk duhet ta ushqeni beben me qumësht gjiri, sepse sasi të vogla të këtij bari ekskretohen në qumështin e gjirit.
Nëse jeni gjidhënëse, apo nëse planifikoni për gjidhënie para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Derisa e merrni këtë bar ju mund të keni marramendje. Nëse ju ndodhë kjo, nuk duhet të ngisni makinën ose të operoni me makineri të rrezikshme.

Informata të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Aldizem-it
Aldizem-i përmban monohidrat të laktozës. Nëse mjeku i juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Në veçanti nuk duhet ta merrni këtë bar dhe menjëherë duhet të bisedoni me mjekun tuaj Nëse jeni duke e marrur Dantrolenin (me infuzion) i cili merret te spazmat e fuqishme muskulare ose te ethet e rënda (e quajtur ‘hipertermia malinje’).
Diltiazem-i mund ti fuqizojë veprimet e barnave në vijim:

  • Barnat për tensionin e lartë të gjakut si doksazosinë, tamsulosinë, atenolol, propranolol ose acebutolol
  • Barnat të cilat merren për probleme tjera të zemrës si çrregullimi i ritmit si amiodaron dhe digoksinë
  • Barnat për trajtimin e anginës si gliceril trinitrati ose isosorbid trinitrati
  • Barnat që shfrytëzohen për trajtimin e nivelit të lartë të kolesterolit si simvastatina, fluvastatina dhe pravastatina
  • Ciklosporina e cila shfrytëzohet për parandalimin e hudhjes së tranplantatit
  • Karbamazepina për trajtimin e epilepsiesë
  • Teofilina për trajtimin e problemeve me frymëmarrje
  • Litiumi për disa tipa të sëmundjeve mentale
  • Diltiazem-i mund ta zvoglojë efektin e rifampicinës për trajtimin e tuberkulozit.

Barnat për trajtimin e ulcerës në stomak si cimetidina dhe ranitidina mund ta rritin efektin e diltiazemit.

Gjithashtu, ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë jeni duke i marrur edhe këto barna:

  • Benzodiazepina (midazolam, triazolam)
  • Metilprednizolon (kortikosteroide)

 

3.     SI TË MERRET ALDIZEM-i?

Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Doza individuale varet nga gjendja juaj e cila duhet të trajtohet dhe nga ajo nëse ju në ndërkohë merrni edhe barnat të tjera.Tabletat duhet të merren të tëra dhe nuk duhet të thehen ose të përtypen apo thithen.
Dhembjet e gjoksit të shkaktuara nga angina, çrregullimi i ritmit të zemrës- diapazoni optimal i dozimit oral të Aldizem-it është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza.Ngritja e tensionit të gjakut (hipertensioni) – dozimi i zakonshëm optimal për Aldizem është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza.
Tabletat Aldizem 60 mg:Dozimi i zakonshëm është 1 tabletë e 60 mg tri herë në ditë, me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta tri herë në ditë.
Tabletat Aldizem 90 mg:Dozimi i zakonshëm ditor është 1 tabletë e 90 mg dy here në ditë  me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta dy herë në ditë.
Doza maksimale është 360 mg.
Pacientët e moshuar dhe pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave apo e mëlçisë:Dozimi fillestar i rekomanduar është një tabletë e 60 mg dy here në ditë e cila mund të rritet ngadalë. Doza nuk duhet të rritet nëse frekuenca e zemrës zvoglohet nën 50 rrahje në minutë.

Fëmijët: Aldizem-i nuk duhet të jepet te fëmijët.

Nëse përdorni Aldizem  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Aldizem-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrur. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Efektet që mund të ndodhin nga mbidozimi janë: ndjenja e marramendjes dhe dobësisë, turbullimi i të parit, dhembje në kraharor, zënie e frymës, alivanosje, shpejtim ose ngadalsim i pazakonshëm i ritmit të zemrës, koma, të folur të përçartë dhe konfuzion.

Nëse keni harruar ta merrni Aldizem-in
Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Aldizem-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

 

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Aldizem-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara janë dhënë në vijim në bazë të frekuencës së tyre:

  • shumë të zakonshme :shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë
  • të zakonshme:  shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar
  • të pazakonshme:  shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar
  • të rralla:  shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar
  • shumë të rralla:  shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë të trajtuar
  • të panjohura: nuk mund të bëhet vlerësimi i tyre në bazë të të dhënave të disponueshme.

Ju duhet ta ndërpreni trajtimin e mëtejshëm dhe menjëherë të shkoni në spital në këto raste:
Të panjohura
• Nëse ju do të keni ndonjë reaksion alergjik. Shenjat mund të jenë:skuqja, probleme me frymëmarrje dhe me gëlltitje, enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit.
• Nëse ju do të keni qërim të lëkurës për rreth buzëve, syve, gojës, hundës dhe gjenitaleve simptoma të ngjashme me ethet dhe ftohjen. Kjo sëmundje quhet ‘Sindroma Stevens-Johnson’
• Nëse ju do të keni skuqje me qërim të lëkurës me çrast mund të heqen shtresat e lëkurës dhe të mbeten të ekspozuara pjesë të mëdha të trupit. Në përgjithësi ju mund të ndjeheni keq dhe të keni ethe, urtikarie dhe dhembje muskulare. Kjo gjendje quhet “Necroliza epidermale toksike”
• Nëse keni skuqje ose lezione të lëkurës me rrathë roze/të kuqe dhe me qendrën e zbehtë të cilat mund të kruhen, me luspa ose të mbushura me ujë. Skuqja mund të shfaqet sidomos në shuplaka dhe në shputa të këmbëve. Këto mund të jenë shenja të reaksionit alergjik të quajtur ‘eritema multiforme’
Nëse ju do të keni ndonjerën nga shenjat mjaft serioze që pasojnë duhet që menjëherë të shkoni te mjeku i juaj sepse mund të keni nevojë për trajtim emergjent:

Të zakonshme
• Ngadalsim i ritmit të zemrës
• Shpejtim, të ritmit të zemrës dhe rrahje të fuqishme (palpitacione)
• Skuqje e lëkurës e shkaktuar nga ngushtimi ose bllokimi i enëve të gjakut (quhet ‘vasculitis’)

Të panjohura
• Shkurtimi i frymëmarrjes, ndjenja e lodhjes me enjtje të anësive. Këto mund të jenë shenja të pamjaftueshmërisë së zemrës
• Lëvizje të pavullnetshme të gjuhës, spazma muskulare në fytyrë, rrath rreth syve dhe dridhje
• Rritje e temperaturës trupore, ndjenja e lodhjes, humbje e oreksit, dhembje barku, ndjenja e sëmundjes. Këto mund të jenë shenja të inflamacionit të mëlçisë (quhet ‘hepatitis’)
• Ndjeshmëria më e madhe sesa zakonisht ndaj rrezeve të diellit
• Rritja e gjinjëvet e meshkujt

Tregoni mjekut tuaj sa më parë që mundeni nëse do të keni këto efekte të padëshiruara:

Shumë të zakonshme
• Enjtja e pjesëve të poshtme të këmbëve

Të zakonshme
• Ndjenja e përgjumjes, marramendje me rastin e ngritjes në këmbë me shpejtësi (rënie e tensionit të gjakut)
• çrregullim i tretjes, dhembje barku, opstipacion, djarre dhe tharje e gojës
Të rralla
• Kruarje dhe urtikarie
Të panjohura
• Enjtje e mishit të dhëmbëve
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse do të keni efekte të padëshiruara serioze të cilat do të zgjasin disa ditë:
Të zakonshme
• dhembje koke
• Ndjenja e të nxehtit (flash)
• Nauze dhe vjellje
• Ndjenja e përgjithme e keqe
• Dobësi dhe lodhje
• Marramendje

Të pazakonshme
• Nervozizëm më i madh sesa zakonisht
• Vështirësi me gjumë

Të panjohura
• Ndryshim i disponimit
• Mavijosje të lehta (për shkak të çrregullimit të koagulimit)
• Dhembje në nyje

Testimet e gjakut
Aldizem-i mund ti ndryshojë nivelin e enzimeve të mëlçisë të cilat shihen me testimet e gjakut. Kjo do të thotë se mëlçia nuk funksionon në rregull.

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja:
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit:
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari:
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur:
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme. Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten. Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top