Alkool borik Reviewed by Momizat on . ALKOOL BORIK Tretësirë me pika për vesh - 2.5 % - 10 ml (Acid borik) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni k ALKOOL BORIK Tretësirë me pika për vesh - 2.5 % - 10 ml (Acid borik) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni k Rating: 0
You Are Here: Home » A » Alkool borik

Alkool borik

ALKOOL BORIK
Tretësirë me pika për vesh – 2.5 % – 10 ml
(Acid borik)

alkool_borik

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Alkool borik dhe përse përdoret
2. Përpara se të përdorni Alkool borik
3. Si ta përdorni Alkool borik
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Alkool borik
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË ALKOOL BORIK DHE PËRSE PËRDORET
Acidi borik ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike (në
alkool të holluar) ka efekt analgjezik në otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në
lëkurën e padëmtuar.
Alkool Borik – tretësirë me pika për vesh përdoret si analgjezik dhe antiseptik në
otalgjitë.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Alkool borik për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Alkool borik.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI ALKOOL BORIK
Mos përdorni Alkool borik në qoftë se:
 keni mbindjeshmëri ndaj acidit borik dhe përbërësve të tjerë të përgatesës;
 keni perforacion të timpanit, otit të mesëm kronik, otit të mesëm purulent.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i
përdorni pikat, shkoni dhe konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e
dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Alkool borik
Për të mënjanuar acarimin e labirintit vestibular, i cili shkakton ndjesinë e
marramendjes, këshillohet që tretësira para përdorimit të ngrohet pak, me qëllim që të
marrë temperaturën e trupit.
Përdorimi i Alkool borik me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për ndikimin e ushqimit dhe pijeve në farmakokinetikën e Alkool borik.
Shtatzënia dhe Ushqyerja me gji .
Nuk ka të dhëna për shfaqjen e efekteve anësore nga përdorimi i Alkool borik gjatë
shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna për shfaqjen e efekteve anësore nga përdorimi i Alkool borik gjatë
drejtimit të automjetit dhe përdorimit të makinerive.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë.
Këto barna mund të ndikohen nga Alkool borik ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
ai vepron. Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të zvogëlojmë ose të
shtojmë sasinë e Alkool borik. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA PËRDORNI ALKOOL BORIK
Gjithmonë përdoreni Alkool borik sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Alkool borik janë
shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Rekomandohet që pikat e Alkool borik të merren në pozicionin shtrirë në një anë. Në
veshin e sëmurë pikohen disa pika tretësirë (2 – 5 pika) dhe në vesh vihet një tampon
pambuku. Pas 1 – 2 orësh pikimi i tretësirës mund të përsëritet dhe vazhdohet kështu
derisa dhimbja të pushojë.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Alkool borik për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për kohëzgjatjen e trajtimit.
Në qoftë se keni përdorur më shumë Alkool borik:
Në qoftë se keni përdorur më shumë Alkool borik se sasia që duhet të përdornit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të përdorni Alkool borik:
Në qoftë se harroni të përdorni një dozë, përdorni dozën pasardhëse kur të jetë koha
për përdorimin e zakonshmëm të saj.
Mos përdorni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni
pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ALKOOL BORIK
Nuk janë konstatuar efekte të padëshirueshme.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI ALKOOL BORIK
Mbajeni larg fëmijëve!
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C!
Shikoni afatin e përdorimit në paketim përpara përdorimit!
Mbrojeni barin nga drita dhe nga lagështia!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Alkool borik
1 ml tretësirë me pika përmban 25 mg acid borik.
Lënda vepruese është Acid borik.
Përbërësit e tjerë janë ujë i pastruar dhe alkool etilik.
Përmbajtja e paketimit
Forma e paketimit: Kuti kartoni me 1 flakon pikatore 10 ml.
Mbajtësi i autorizimit për tregëtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “ Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 62 800
Tiranë – ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top