Altergen (krem, garza) Reviewed by Momizat on . Altergen (krem, garza) Paketimi: Krem tubet 25 g, përmban acid hialuronik, kripë sodike 0.2 gr, sulfadiazine argjendi 1.0 g. Përbërësit: polietilenglikol 400 mo Altergen (krem, garza) Paketimi: Krem tubet 25 g, përmban acid hialuronik, kripë sodike 0.2 gr, sulfadiazine argjendi 1.0 g. Përbërësit: polietilenglikol 400 mo Rating: 0
You Are Here: Home » A » Altergen (krem, garza)

Altergen (krem, garza)

Altergen (krem, garza)

altergen

Paketimi: Krem tubet 25 g, përmban acid hialuronik, kripë sodike 0.2 gr, sulfadiazine argjendi 1.0 g.
Përbërësit: polietilenglikol 400 monostearat, estere të acidit oleic, glycerol, sorbitol 70%, ujë i distiluar.

Garza me krem
Cdo garze permban 4 gr krem me përbërsit e mëposhtëm:
Principi aktiv: acidi hialuronik, kripë sodike 2ml, sulfadiazine argjendi 40 mg, dhe përbërësit: polietilen glikol 4000, glycerol, ujë i distiluar.

Ambalazhi
Nje tub përmban 25 gr krem.
Kutia përmban 15 garza me krem.
Kategoria farmakoterapeutike: Cikatrizant (mbyllja e plageve) dhe dezinfektant.

Indikacionet terapeutike
Profilaksi ne trajtimin lokal te plageve, ulcerave (edhe atyre varikoze) dhe abrazioneve.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet ndaj ndonjë përbërësi të caktuar të garzës.

Kujdes
Në gratë shtatzëna dhe gjate periudhës së laktacionit produkti duhet përdorur në rastet vërtet të nevojshme dhe nën kujdesin e rreptë të mjekut. Altergen duhet përdorur me kujdes në prani të insuficiences hepatike. Të mbahet larg fëmijëve.

Doza, koha dhe mënyra e përdorimit
Kremi: të vendoset një shtresë uniforme të shpërndarë prej 3ml, 1-2 herë në ditë.
Garza: të vendosen një ose më shume garza të mbushura me krem 2 ose më shumë here në ditë sipas gravitetit të lezionit. Aplikimi duhet të vazhdojë pa ndërprerje, deri në cikatrizimin e plotë.

Efektet e padëshiruara
Altergeni tolerohet shumë mirë. Në rastet e trajtimit te pjesëve të ndryshme të trupit me Altergen, nuk mund të përjashtohen efektet e padëshiruara sistemike klasike të prepareteve sulfamidik (insuficience renale, leukopeni dhe erosion kutan).

 

 

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top