Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Aminogam (gel)

Aminogam (gel)

aminogram

Xhel ndihmës në proceset e rigjenerimit të mukozes orale. Efikasitet përmes shpejtësisë dhe sigurisë maksimale.

Mekanizmi i veprimit:
Aminogam vepron përmes:
– Veprimit mekanik mbrojtës
– Ruajtjes së kushteve ideale të lagështirës

Indikacionet terapeutike 
Përdoret si ndihmës i proceseve rigjeneruese të mukozës orale ne:

  • Kirurgjinë orale (mbrojtje e plagëve kirurgjikale dhe suturave)
  • Kirurgjine ekstraktive (rigjenerim i alveolave dhe parandalim i alveolitit post-ekstraktiv)
  • Kirurgjinë rigjenerative, paradontale dhe implantuese
  • Kirurgjine minore dhe madhore ma lazer
  • Traumat ortodentike dhe nga protezat
  • Mbrojtjen e monkonit vital në pacientet me proteza fikse dhe mbindjeshmëri të dentinës
  • Lezionet ulcerativo-buloze të mukozës orale me origjinë të ndryshme (autoimune vaskulare infektive)

 

Kundërindikacionet 

  • Mbindjeshmëria ndaj përbërësve të produktit
  • Nuk janë vërejtur fenomene të mbidozimit
  • Nuk janë vërejtur efekte anësore
  • Nuk janë vërejtur ndërveprime me barna të tjerë

Aminogam është një produkt që karakterizohet nga një tolerance e lartë, megjithate rrallë janë vërejtur reaksione të tipit lokale dhe fenomene të mbindjeshmërisë,që eleminohen në mënyrë spontane.

Papajtueshmeria 
– Produkti tolerohet edhe në rast dhënie së bashku me barna anti-inflamatore
– Edhe pse nuk jane vërejtur efektet anësore gjate shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji produkti mund të përdoret në këto raste vetëm sipas udhëzimit të mjekut.

Mënyra e përdorimit:

  1. Lani mirë duart përpara cdo përdorimi
  2. Aplikoni nje sasi xheli mbi mukozën e dëmtuar, masazhojeni butë me një gisht duke realizuar shpërndarjen e produktit mbi sipërfaqen e prekur.
  3. Përsërisni trajtimin pas cdo vakti kryesor të ushqyerjes pasi të keni siguruar më parë një higjenë korrekte orale. Trajtimi mund të vazhdojë për 3-4 jave deri në eleminimin e simtomave. Përdorimi mbi 30 ditë i produktit duhet të realizohet vetëm nën kontrollin e mjekut.
  4. Këshillohet që të mos përdoren ushqime, pije ose shpëlarje të gojës për të paktën 1 ore pas aplikimit të aminogam.

 

Kujdesi gjate perdorimit:

  • Të mos përdoret në rast se konfeksioni është i hapur ose i demtuar
  • Të mos përdoret mbas datës së skadencës të shënuar në kuti
  • Tubeti duhet të mbyllet mire pas përdorimit
  • Mbajeni larg lagështirës dhe nxëhtësisë
  • Mbajeni larg vendeve të arritshme nga femijet
  • Te mos sterilizohet
  • Për përdorim të jashtëm

Përbërja
Uje i purifikuar, Sodium hialuronat, Glicine,L-Proline, L-Leucine, L-Lizine, HCL, Metilparahidroksibenzoat, Propilparahidroksibenzoat, Sorbitol, Polivinilpirolidon, Sodium hidroksid, Glikolpropilenik, EDTA tetrasodik.

Forma farmaceutike:
Tubet në formë xheli – 15 ml

  • efektet anesore te aminogam
  • kirurgji dentare
  • kirurgji orale
  • lezionet ulceroze
  • menyra e perdorimit te aminogram
  • ndihmës i proceseve rigjeneruese të mukozës orale
  • protezat dentare
  • traumat ortodentike
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes