AMLODIPIN 5mg, 10 mg Reviewed by Momizat on . Amlodipin (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban: 5 mg, 10 mg amlodipin besylate. Veprimi: Amplodipina është bllokues selektiv i kanaleve të kalciumit me veprim Amlodipin (tableta) Përbërja: 1 tabletë përmban: 5 mg, 10 mg amlodipin besylate. Veprimi: Amplodipina është bllokues selektiv i kanaleve të kalciumit me veprim Rating: 0
You Are Here: Home » A » AMLODIPIN 5mg, 10 mg

AMLODIPIN 5mg, 10 mg

Amlodipin (tableta)
amlodipine
Përbërja:
1 tabletë përmban: 5 mg, 10 mg amlodipin besylate.

Veprimi:
Amplodipina është bllokues selektiv i kanaleve të kalciumit me veprim primar vaskular nga grupi i dihidroperidineve.
Amlodipina ndikon në qelizat e miokardit, qelizat e muskujve të lëmuar të enëve të gjakut.
Kontraktimi i miokardit mund të zvogëlohet, formimi dhe përcimi i impulseve elektrike brenda zemrës mund të frenohet dhe toni koronar ose sistemik vaskular mund të zvogëlohet.
Kalci-bllokuesit nuk duhet përdorur në insufiçencën kardiake, sepse ata mund të deprimojnë edhe më tej funksionimin e zemrës dhe të shkaktojnë crregullime klinike të rëndësishme.
Përdorimi një herë në ditë mjafton për të ulur shtypjen arteriale gjatë 24 orëve.
Amlodipina nuk është bar i përshtatshëm për trajtimin e krizave akute te angina pektoris.

Indikimet:
Mjekimin e hipertensionit arterial.
Amlodipina në mjekimin e hipertensionit arterial mund të përdoret si monoterapi ose në kombinim me diuretiket tiazidik, bllokuesit alfa-adrenergjikë, beta-bllokuesit ose ACE-inhibitorët.
Parandalimin e anginës pektorale stabile kronike, si dhe angjinës pektorale vazospastike (Prinzmetale).

Kundërindikimet:
Mbindjeshmëria ndaj amlodipinës; shoku kardiogjen, angina e paqëndrueshme, stenoza aortike e rënduar, periudhë e shtatzënisë dhe e ushqyerjes së fëmijëve me gji.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Doza e zakonshme është 5 mg në ditë, si në rastin e hipertensionit, ashtu edhe në profilaksinë e anginës pektorale.
Doza maksimale ditore është 10 mg në ditë.
Në të sëmurët me dëmtim të funksionit te mëlcisë përdoren 2.5 deri 5 mg në ditë.

Efektet anësore:
Amlodipina është bar i cili tolerohet mirë, efektet anësore të cilat paraqiten janë të lehta dhe nuk kërkojnë ndërprerje të terapisë.
Profili i efekteve anësore është i ngjajshëm me ato të kalcium bllokuesve të tjerë, por prezenca e efekteve anësore është më e rrallë.
Efektet anësore më të shpeshta të regjistruara të amlodipinës janë: dhembja e kokës, edema, ushla, lodhje, mundim, palpitacione, skuqje e fytyrës me marramendje.
Janë evidentuar edhe raste të hiperplazionit të gingivave.

Ruajtja:
Të ruhet në temperaturë deri 25 Gradë Celcius, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i përdorimit:
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas datës së skadimit.

Paketimi:
Kutia me 20 tableta nga 5mg dhe 10 mg.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top