AMLODIPIN ALKALOID 10 mg Reviewed by Momizat on . Amlodipin Alkaloid 10mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsë Amlodipin Alkaloid 10mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsë Rating: 0
You Are Here: Home » A » AMLODIPIN ALKALOID 10 mg

AMLODIPIN ALKALOID 10 mg

Amlodipin Alkaloid 10mg
amlodipin alkaloid 10 mg
(tableta)

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Amlodipin Alkaloid dhe për çka përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Amlodipin Alkaloid
  3. Si përdoret Amlodipin Alkaloid
  4. Efektet e mundshme të padëshiruara
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përmbajtja:
Substanca aktive është amlodipina.
Substancat ndihmëse janë: laktoza monohidrat; celuloza mikrokristalore; stearati i magneziumit.

1. ÇFARË ËSHTË AMLODIPIN ALKALOID DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Amlodipin Alkaloid 5 mg tableta
Një tabletë përmban 5 mg amlodipinë (në formë të amlodopin besilat).
Supstanca ndihmëse: 37.29 mg laktozë monohidrat.
Amlodipin Alkaloid 10 mg tableta
Një tabletë përmban 10 mg amlodipinë (në formë të amlodopin besilat).
Supstanca ndihmëse: 90.00 mg laktozë monohidrat.
Forma farmaceutike
Amlodipin Alakloid 5 mg dhe 10 mg tableta janë të rrumbullakta, bikonvekse, tableta me ngjyrë të bardhë me vijën e ndarjes në njerën anë.
Paketimi:
Amlodipin Alkaloid 5 mg tableta gjenden të paketuar në blister (AL/PVC).
Secili blister përmban 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (3-blistera) dhe fletëudhëzimin në brendësi të pakos.
Amlodipin Alkaloid 10 mg tableta gjenden të paketuar në blister (AL/PVC).
Secili blister përmban 15 tableta.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta (2-blistera) dhe fletëudhëzimin në brendësi të pakos.

Si vepron Amlodipin-a Alkaloid?
Amlodipina i përket grupit të barnave të quajtura antagonistë të kalciumit.
Te pacientët me tension të lartë të gjakut Amlodipina Alkaloid vepron duke e relaksuar muskulaturën e lëmuar të enëve të gjakut, prandaj gjaku do të kalojë nëpër këto enë me lehtësi.
Te pacientët me anginë Amlodipin-a Alkaloid vepron duke e përmirësuar furnizimin e muskulit të zemrës me gjak e cila do të marrë më shumë oksigjen e cila do të rezultojë me parandalimin e dhembjeve në kraharor. Amlodipin-a nuk ndikon në lirimin e menjëhershëm nga dhembjet anginoze në kraharor.

Kur përdoret Amlodipin-a Alkaloid?

  • Amlodipina Alkaloid përdoret për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut (hipertensionit) ose
  • tipit të caktuar të dhembjeve në kraharor të quajtur angina pectoris, një formë e rrallë e anginës e quajtur Prinzmetal angina.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI AMLODIPIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Amlodipin Alkaloid?

  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në Amlodipin ose në cilindo përbërës tjetër të Amlodipin-ës të përmendur më parë.
  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në antagonistët e kalciumit. Kjo mund të përcillet me kruarje, skuqje të lëkurës ose me vështirësi në frymëmarrje.
  • Nëse ju keni ngushtim të valvulave të aortës (stenozë e aortës), anginë jostabile ose shok kardiogjen.
  • Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse.

Përkujdesje të veçanta me Amlodipin Alkaloid
Nëse ju keni pasur infarkt të muskulit të zemrës gjatë muajit të fundit.
Ngritja e theksuar e tensionit të gjakut (krizë hipertensive).
Nëse keni sëmundje të mëlçisë.

Përdorimi i Amlodipinës me ushqime dhe pije
Ky bar mund të merret para ose pas ushqimit.
Lëngu i qitros nuk duhet të merret nga pacientët që janë në terapi me Amlodipin, sepse lëngu i qitros dhe qitroja mund të shkaktojnë ngritjen e nivelit të përbërësit aktiv të këtij bari – amlodipinës, i cili mund të shkaktojë rritjen e efektit hipotensiv të Amlodipinës.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Gratë të cilat potencialisht mund të mbeten shtatzëna, gjatë marrjes së këtij bari duhet të shfrytëzojnë metoda efektive kontraceptive, sepse nuk duhet të mbeten shtatzëna derisa janë me këtë terapi.
Nëse jeni gjidhënëse ju nuk duhet të merrni Amlodipin Alkaloid.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Amlodipin-a nuk ka gjasa që të ndikojë në aftësitë psikofizike për ngarjen të makinës apo për operim me makineri të rrezikshme.

Informata të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Amlodipin Alkaloid
Amlodipin-a përmban monohidrat laktozë.
Nëse mjeku i juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmenTregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke marrur barnat në vijim:
• Antibiotikë
• Anti-inflamator josteroid p.sh. indometacinë, aspirinë, ibuprofen
• Barna tjera për trajtimin e anginës p.sh. gliceril trinitrat nën gjuhë
• Barna për trajtimin e diabetit
• Barna për trajimin e ulcerës ose djegësimës në ezofag p.sh. cimetidinë
• Sildenafil (Viagra)
• Barna për uljen e nivelit të kolesterolit p.sh. atorvastatinë
• Barna për trajtimin e problemeve me zemër p.sh. digoksinë
• Barnat për suprimimin e sistemit imunologjik p.sh. ciklosporinë
• Antiepileptikë p.sh. fenitoinë
• Barna kundër koagulimit të gjakut p.sh. varfarinë
• Barna tjera për uljen e tensionit të gjakut:
o beta-bllokues p.sh atenolol, ose propranolol
o ACE inhibitorë p.sh. kaptopril, enalapril, valsartan, losartan
o alfa-1-bllokues p.sh. doksazosin ose terazosin
• Bllokues tjerë të kanaleve të kalciumit
• Diuretikë p.sh. furosemid ose spironolakton.

3. SI TË PËRDORET AMLODIPIN ALKALOID?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Më së miri është që ky bar të merret çdo ditë në të njejten kohë me një gotë ujë.
Tabletat Amlodipin Alkaloid të mos merren së bashku me lëng të qitros.

Të rriturit duke i futur edhe të moshuarit
Doza fillestare e zakonshme e Amlodipin-ës është 5 mg një herë në ditë.
Doza maksimale ditore e Amlodipin-ës është 10 mg një herë në ditë.

Fëmijët dhe adoleshentët
Për fëmijët (6 -17 vjeç), doza fillesare e rekomanduar është 2.5 mg në ditë.
Doza maksimale e rekomanduar është 5 mg në ditë.
Amlodipin Alkaloid 2.5 mg nuk gjendet momentalisht në treg dhe doza prej 2.5 mg nuk mund të fitohet nga tabletat Amlodipin Alkaloid-i 5 mg sepse këto tableta nuk janë të punuara që të ndahen në dy pjesë të barabarta.

Nëse përdorni Amlodipin Alkaloid më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Amlodipin Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrur. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.

Nëse keni harruar ta merrni Amlodipin Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Amlodipin Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku i juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Amlodipina Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Menjëherë informojeni mjekun tuaj nëse do të keni ndonjerin nga simptomat në vijim pas marrjes së këtij bari.
Këto simptoma janë shumë të rralla dhe mund të jenë mjaft të rënda.
• Zënie momentale e frymës, vështirësi me frymëmarrje, enjtje e kapakëve të syve, fytyrës ose buzëve, skuqje, kruarje (sidomos nëse e përfshin gjithë trupin).
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më shumë se 1 në 10 pacientë të trajtuar)
• Kokëdhembje, marramerndje, përgjumje;
• Palpitacione (rrahje të fuqishme të zemrës);
• Skuqje e fytyrës (sidomos në fillim të trajtimit);
• Nauze, dhembje barku;
• Enjtje e nyjeve (edema), lodhje;
Efektet e padëshiruara të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar):
• Ndryshim i të menduarit, pagjumësi;
• Dridhje, ndryshim i shijes, alivanosje, therje dhe parestezi, humbje e senzitivitetit të prekjes ose dhembje;
• Çrregullimi i të parit, ushtima në vesh;
• Rënie e tensionit të gjakut;
• Shkurtim i frymëmarrjes, teshtim/rrjedhje e hundëve;
• Ndryshim i shprehive të zorrëve, çrregullim i tretjes, tharje e gojës, vjellje;
• Rënie e flokëve, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, rritje e djersitjes, kruarje e lëkurës;
• Dhembje e nyjeve dhe e muskujve, spazma muskulare, dhembje të shpinës;
• Rritje e shpeshtësisë së urinimit sidomos gjatë natës;
• Pamundësi e mbajtjes së ereksionit, rritje e gjinjëve te meshkujt;
• Dhembje gjoksi, dobësi, dhembje, ndjenja jo e mirë;
• Rritje ose rënie e peshës;
Efektet e padëshiruara shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar):
• Gjakosje ose mavijosje e pazakonshme (dëmtim i eritrociteve).
• Reaksione të rënda të lëkurës.
• Rritje e nivelit të sheqerit në gjak (diabetes).
• Therrje në gishtat e duarve dhe të këmbëve;
• Rritje e ndjeshmërisë së lëkurës, therje dhe parestezi, humbje e ndjenjes së dhembjes;
• Sulm në zemër.
• Urtika.
• Fryrje e barkut (gastritis).
• Kolllitje.
• Inflamimi i pankreasit.
• Funksione jonormale të mëlçisë, inflamacion i mëlçisë, zverdhje e lëkurës (verdhzë), rritje e enzimeve të mëlçisë.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar mund të merret vetëm me recetë te mjekut.
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top