Amlodipin Axapharm Reviewed by Momizat on . Amlodipin Axapharm (tableta) Informata për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar pë Amlodipin Axapharm (tableta) Informata për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzuar pë Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amlodipin Axapharm

Amlodipin Axapharm

Amlodipin Axapharm
amlodipin axapharm
(tableta)

Informata për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptomë të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë ata.

Çfarë është Amlopidinë Axapharm dhe kur përdoret?
Me recetë të mjekut.
Amlodipin Axapharm mund të përdoret vetëm apo në kombinim me medikamente të tjera antihipertensive për trajtimin e tensionit tepër të lartë të gjakut.
Pas marrjes së një tablete tensioni i gjakut ulet ngadalë, ashtu që nuk mund të arrijë deri te rënia e menjëhershme tepër e fortë e tensionit të gjakut.
Një tabletë në ditë mjafton për ta ulur tensionin e gjakut për 24 orë.
Amlodipin Axapharm përdoret vetëm apo bashkë me ilaçe të tjera për trajtimin e mungesës së oksigjenit në muskujt e zemrës, të ashtuquajtur angina pectoris.
Një marrje e njëhershme në ditë e Amlodipin Axapharm rritë kohën e ngarkesës dhe zvogëlon numrin e sulmeve të angina pectoris.

Kur nuk duhet të merret Amlodipin Axapharm?
Amlodipin Axapharm nuk duhet të merret në rast të alergjisë ndaj substancës aktive të preparatit, ndaj njërës prej substancave aktive apo ndaj dihidropirideve të tjera.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Amlodipin Axapharm?
Për shkak të ndikimeve të mundshme anësore ky ilaç mund të pengojë aftësitë reaguese, aftësitë e drejtimit të automjeteve dhe të punës me makineri.
Lëngu i qitros përmban një ose më shumë komponentë, që zvogëlojnë metabolizmin e disa ilaçeve, duke përfshirë edhe Amlodipin Axapharm.
Nëse merrni Amlodipin Axapharm, do të duhej t’u shmangeni sasive të mëdha të lëngut të qitros (më shumë se 1 litër në ditë); tek sasitë normale (1 gotë prej 250 ml në ditë) është pak e mundshme që nga ajo të krijohen probleme.
Informojeni mjekun, farmacistin tuaj nëse vuani nga sëmundje të tjera, posaçërisht nga sëmundjet e mëlçisë, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Amlopidin Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Në përgjithësi Amlodipin Axapharm nuk do të duhej të përdoret gjatë shtatzënisë.
Informojeni mjekun tuaj, nëse jeni apo dëshironi të mbeteni shtatzënë.
Vetëm mjeku juaj mund të vendosë nëse duhet të merrni Amlodipin Axapharm.
Gjatë terapisë me Amlodipin Axapharm nuk lejohet të jepet gjiri.

Si ta përdorni Amlodipin Axapharm?
Nëse nga mjeku juaj nuk është udhëzuar ndryshe, në fillim do të duhej të merrni një herë në ditë nga një tabletë Amlodipin Axapharm 5 (5 mg amlodipinë).
Mjeku juaj do të vendosë, se a do të duhej ta rritni dozën ditore deri në dozën maksimale prej 10 mg.
Nëse keni marrë një mbidozë të Amlodipin Axapharm, duhet të shkoni menjëherë për trajtim mjekësor.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përshkruar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat ndikime anësore mund t’i ketë Amlodipin Axapharm?
Gjatë marrjes së Amlodipin Axapharm mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Shumë shpesh: Edemë (grumbullimi i ujit).
Shpesh: dhimbje të kokës, marramendje, lodhje, përgjumësi, pështirosje, dhimbje të stomakut, skuqje të fytyrës, rrahje të zemrës.
Herë pas herë: pagjumësi, humor i ndryshuar, dridhje, çrregullime të shijes, alivanosje, ndjeshmëri e zvogëluar e shqisave, ndjenja të çrregulluara në lëkurë (ndjenja e ecjes së milingonave), çrregullime në pamje, tinitusi (kumbimi i veshit), tensioni tepër i ulët i gjakut, ndalja e frymës, hunda që rrjedh apo e mbyllur, vjellje, çrregullime të tretjes së ushqimit, zakonet e ndryshuara të jashtëqitjes, goja e tharë, rënia e flokëve, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, djersitje e shpeshtuar, rrebull, kruajtje, dhimbje të kyçeve, muskujve dhe kurrizit, ngërç i muskujve, çrregullime gjatë urinimit, urinim i shtuar ose gjatë natës, impotenca, zmadhimi i gjëndrave të qumështit, pafuqia, dhimbja, gjendja e keqe, rritja ose rënia e peshës.
Reagimet alergjike përfshirë edhe rrebullin e lëkurës, ndjeshmërinë ndaj dritës dhe ënjtjet në fytyrë janë vërejtur po ashtu herë pas here.
Në këto raste terapia duhet të ndërpritet dhe menjëherë të shkohet tek mjeku përkatësisht mjekja.
Shumë rrallë: ngurtësim apo tendosje e muskujve, sëmundje e nervave në gjymtyra, reagime pezmatimi të enëve të vogla të gjakut, kollitje, pezmatimi i mukozës së stomakut, gingivahiperplasie, probleme me mëlçi (pezmatimi i mëlçisë, verdhëza) ose probleme me pankreasin.
Nëse vuani nga ndikimet e sipërpërmendura apo të tjera që janë të padëshiruara, duhet të informoni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet të informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Amlodipin Axapharm duhet të ruhet në temperaturë dhome (15–25 °C), i mbrojtur nga drita në paketimin origjinal dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Amlodipin Axapharm duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Informacione të mëtejshme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Amlodipin Axapharm?
1 tabletë përmban ose 5 mg ose 10 mg amlodipinë si amlodipinë besilat.
Substanca ndihmëse: povidon K 30, celulozë mikrokristaline (E 460), hidrogjenfosfat kalciumi (E 341), krospovidon, stearat magnezi (E 470b).

Ku mund të merrni Amlodipin Axapharm®?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.
Amlodipin Axapharm 5: 30 dhe 100 tableta nga 5 mg (të pandashme).
Amlodipin Axapharm 10: 30 dhe 100 tableta nga 10 mg (të ndashme).

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top