Amlodipin CIMEX Reviewed by Momizat on . Amlodipin-CIMEX (tableta) Informata për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë për ju p Amlodipin-CIMEX (tableta) Informata për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është dhënë për ju p Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amlodipin CIMEX

Amlodipin CIMEX

Amlodipin-CIMEX
amlodipin cimex
(tableta)

Informata për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është dhënë për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë ata.

Çfarë është Amlopidinë-CIMEX dhe kur përdoret?
Me recetë të mjekut apo të mjekes.
Amlodipin-CIMEX mund të përdoret vetëm apo në kombinim me medikamente të tjera antihipertensive për trajtimin e tensionit tepër të lartë të gjakut.
Pas marrjes së një tablete tensioni i gjakut ulet ngadalë.
Një tabletë në ditë mjafton për ta ulur tensionin e gjakut për 24 orë.
Amlodipin-CIMEX përdoret vetëm apo bashkë me ilaçe të tjera për trajtimin e mungesës së oksigjenit në muskujt e zemrës, të ashtuquajtur angina pectoris.
Një marrje e njëhershme në ditë e Amlodipin-CIMEX rrit kohën e ngarkesës dhe zvogëlon numrin e goditjeve të angina pectoris.

Kur nuk duhet të merret Amlodipin-CIMEX?
Amlodipin-CIMEX nuk duhet të merret në rast të alergjisë ndaj substancës aktive të preparatit, ndaj njërës prej substancave aktive apo ndaj dihidropirideve të tjera.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Amlodipin-CIMEX?
Për shkak të ndikimeve të mundshme anësore ky ilaç mund të pengojë aftësitë reaguese, aftësitë e drejtimit të automjeteve dhe të punës me makineri.
Lëngu i qitros përmban një ose më shumë komponentë, që zvogëlojnë metabolizmin e disa ilaçeve, duke përfshirë edhe Amlodipin-CIMEX.
Nëse merrni Amlodipin-CIMEX, do të duhej t’u shmangeni sasive të mëdha të lëngut të qitros (më shumë se 1 litër në ditë); tek sasitë normale (1 gotë prej 250 ml në ditë) është pak e mundshme që nga ajo të krijohen probleme.
Informoni mjekun ose farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, posaçërisht nga sëmundjet e mëlçisë, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Amlopidin-CIMEX gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Në përgjithësi Amlodipin-CIMEX nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.
Informojeni mjekun tuaj, nëse jeni apo dëshironi të mbeteni shtatzënë.
Vetëm mjeku juaj mund të vendosë, se a duhet të merrni Amlodipin-CIMEX në situata krejtësisht speciale.
Gjatë terapisë me Amlodipin-CIMEX nuk lejohet të jepet gjiri.

Si ta përdorni Amlodipin-CIMEX?
Nëse nga mjeku juaj nuk është udhëzuar ndryshe, në fillim do të duhej të merrni njëherë në ditë nga një tabletë Amlodipin-CIMEX 5 (5 mg amlodipinë).
Mjeku juaj do të vendosë, se a do të duhej ta rritni dozën ditore deri në dozën maksimale prej 10 mg.
Nëse keni marrë një mbidozë të Amlodipin-CIMEX, duhet të shkoni menjëherë në trajtim mjekësor.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përshkruar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Amlodipin-CIMEX?
Gjatë marrjes së Amlodipin-CIMEX mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Shumë shpesh: Edemë (grumbullimi i ujit).
Shpesh: dhimbje të kokës, marramendje, lodhje, përgjumësi,
pështirosje, dhimbje të stomakut, skuqje të fytyrës, rrahje të zemrës.
Herë pas herë: pagjumësi, humor i ndryshuar, dridhje, çrregullime të shijes, alivanosje, ndjeshmëri e zvogëluar e shqisave, ndjenja të çrregulluara në lëkurë (ndjenja e ecjes së milingonave), çrregullime në pamje, tinitusi (kumbimi i veshit), tensioni tepër i ulët i gjakut, ndalja e frymës, hunda që rrjedh apo e mbyllur, vjellje, çrregullime të tretjes së ushqimit, zakonet e ndryshuara të jashtëqitjes, goja e tharë, rënia e flokëve, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, djersitje e shpeshtuar, rrebull, kruajtje, dhimbje të kyçeve, muskujve dhe kurrizit, ngërç i muskujve, çrregullime gjatë urinimit, urinim i shtuar ose gjatë natës, impotenca, zmadhimi i gjëndrave të qumështit, pafuqia, dhimbja, gjendja e keqe, rritja ose rënia e peshës.
Reagimet alergjike përfshirë edhe rrebullin e lëkurës, ndjeshmërinë ndaj dritës dhe ënjtjet në fytyrë janë vërejtur po ashtu herë pas here.
Në këto raste terapia duhet të ndërpritet dhe menjëherë të shkohet tek mjeku.
Shumë rrallë: ngurtësim apo tendosje e muskujve, sëmundje e nervave në gjymtyra, reagime pezmatimi të enëve të vogla të gjakut, kollitje, pezmatimi i mukozës së stomakut, gingivahiperplasie, probleme me mëlçi (pezmatimi i mëlçisë, verdhëza) ose probleme me pankreasin.
Nëse vuani nga ndikimet e sipërpërmendura apo të tjera që janë të padëshiruara, duhet të informoni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet të informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Amlodipin-CIMEX duhet të ruhet në temperaturë dhome (15–25 °C), i mbrojtur nga drita në paketimin origjinal dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët.
Amlodipin-CIMEX duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Amlodipin-CIMEX?
1 tabletë përmban ose 5 mg ose 10 mg amlodipinë si amlodipinë besilat.
Substanca ndihmëse: povidon K 30, celulozë mikrokristaline (E 460), hidrogjenfosfat kalciumi (E 341), krospovidon, stearat magnezi (E 470b).

Ku mund të merrni Amlodipin-CIMEX?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.
Amlodipin-CIMEX 5:
30 dhe 100 tableta nga 5 mg (të pandashme).
Amlodipin-CIMEX 10:
30 dhe 100 tableta nga 10 mg (të ndashme).

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top