AMLODIPINE Reviewed by Momizat on . AMLODIPINE Tableta – 10 mg (Amlodipinë besilat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun AMLODIPINE Tableta – 10 mg (Amlodipinë besilat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun Rating: 0
You Are Here: Home » A » AMLODIPINE

AMLODIPINE

AMLODIPINE
Tableta – 10 mg
(Amlodipinë besilat)

amlodipine

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Amlodipine dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Amlodipine
3. Si ta merrni Amlodipine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Amlodipine
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË AMLODIPINE DHE PËRSE PËRDORET
Amlodipina është kalçibllokues i grupit të dihidropiridinave dhe ndalon zhvendosjen
transmembranore të joneve të kalçiumit në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe ato
kardiake. Veprimi antihipertensiv i detyrohet efektit relaksues mbi muskujt e lëmuar të
arterieve. Mekanizmi i saktë në sajë të të cilit amlodipina lehtëson anginën nuk është
përcaktuar përfundimisht por amlodipina zvogëlon ngarkesën totale ishemike në sajë të
dy veprimeve të mëposhtme:
2
1) amlodipina zgjeron arteriolat periferike dhe kështu redukton rezistencën totale
periferike kundër së cilës zemra punon; meqenëse shpejtësia e zemrës mbetet
konstante, reduktimi i ngarkesës së zemrës zvogëlon konsumimin e energjisë si dhe
kërkesat për oksigjen të miokardit.
2) mekanizmi i veprimit të amlodipinës gjithashtu mund të përfshijë zmadhimin e
arteries koronare kryesore dhe arteriolave koronare, si në regjionet normale dhe në ato
ishemike; zgjerimi rrit furnizimin me oksigjen të miokardit në pacientët me spazmë të
arterieve koronare (anginë Prinzmetal).
Indikimet:
 Hipertension, mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antihipertensivë të
tjerë.
 Sëmundje ishemike të zemrës (anginë e qëndrueshme kronike), mund të
përdoret e vetme ose në kombinim me antianginozë të tjerë.
 Anginë vazospastike (anginë Prinzmetal), si monoterapi ose me antianginozë të
tjerë.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Amlodipine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun nëse
doni të dini pse ju është dhënë ky bar.
2. PËRPARA SE TË MERRNI AMLODIPINE
Mos merrni Amlodipine:
 nëse jeni alergjik ndaj amlodipinë besilatit;
 nëse jeni alergjikë ndaj jodit dhe ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të
përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi;
 keni mbindjeshmëri ndaj dihidropiridinave.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Amlodipine
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën
3
klasë barnash me amlodipinën;
 keni në plan të ngeleni shtatzënë gjatë kohës që jeni duke përdorur Amlodipine;
 vuani nga insufiçienca kardiake;
 keni dëmtim të funksionit të mëlçisë sepse në këto raste zgjatet gjysëmjeta e
amlodipinës; për këta pacientë, doza duhet reduktuar;
 jeni shtatzënë;
 pacienti është nën 6 vjeç (në këto raste Amlodipine nuk rekomandohet).
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga
Amlodipine.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Amlodipine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër
gjatë trajtimit.
Amlodipine administrohet në mënyrë të sigurt me diuretikët tiazidikë, alfa bllokuesit,
beta-bllokuesit, frenuesit e enzimës së konversionit të angiotenzinës, nitratet me veprim
të zgjatur, trinitratin e glicerinës, antiinflamatorët jo-steroidë, antibiotikët dhe me
antidiabetikët oralë. Studimet in vitro me plazmën njerëzore kanë treguar se amlodipina
nuk ndikon në lidhjen e digoksinës, fenitoinës, varfarinës apo indometacinës me
proteinat.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose nëse planifikoni një
shtatzëni.
Nuk ka studime të përshtatshme dhe të mirëkontrolluara në gratë shtatzëna. Amlodipine
mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm në rastin kur përfitimet e mundshme e
justifikojnë rrezikun e mundshëm ndaj fetusit. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi
rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzënisë.

4
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri. Nuk
dihet nëse amlodipina ekskretohet në qumështin e gjirit, ndaj në mungesë të këtij
informacioni rekomandohet që ushqimi me gji të ndërpritet gjatë administrimit të
amlodipinës. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes
së saj në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji apo keni në plan ta bëni këtë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Terapia me Amlodipine nuk ka gjasa të dëmtojë aftësinë e pacientit për të drejtuar
automjetin dhe përdorur makineri të ndryshme. Megjithatë, efektet anësore si marrje
mendsh dhe sinkop mund të ndikojnë, ndaj pacienti duhet informuar. Tregohuni të
kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se
si Amlodipine ndikon tek ju.
3. SI TA MERRNI AMLODIPINE
Gjithmonë merrini tabletat Amlodipine vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se
ndjeni që efektet e Amlodipine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me
mjekun ose farmacistin tuaj.
Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e Amlodipine:
Të rriturit: për trajtimin e hipertensionit, doza fillestare është 5 mg një herë në ditë me
një maksimum doze prej 10 mg një herë në ditë. Individët e dobët, të moshuarit ose
pacientët me pamjaftueshmëri hepatike mund të fillojnë me 2.5 mg në ditë dhe kjo dozë
mund të përdoret edhe kur terapisë me amlodipinë i shtohen antihipertensivë të tjerë.
Për trajtimin e anginës së qëndrueshme kronike dhe asaj vazospastike doza e
rekomanduar është 5-10 mg; doza më të ulëta këshillohen për të moshuarit dhe për
pacientët me pamjaftueshmëri hepatike.
Fëmijët: Doza orale antihipertensive në fëmijët e moshës 6-17 vjeç është 2.5-5 mg një
herë në ditë. Dozat më të larta se 5 mg në ditë nuk janë studiuar në fëmijë.
5
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Amlodipine për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt për sa kohë duhet të vazhdoni trajtmin me
Amlodipine.
Tabletat Amlodipine duhet të gëlltiten të plota dhe me një gotë ujë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Amlodipine
Në qoftë se keni marrë më shumë Amlodipine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Mbidozimi i amlodipinës mund të shkaktojë: vazodilatacion periferik të theksuar,
takikardi reflektore, hipotension sistemik të theksuar, që mund të zgjasin në kohë e
mund të çojnë deri në shok.
Administrimi i karbonit aktiv tek vullnetarët e shëndetshëm menjëherë pas ose deri në
dy orë pas marrjes së 10 mg amlodipinë, ka treguar një zvogëlim të dukshëm të
përthithjes së amlodipinës. Lavazhi gastrik mund të jetë i vlefshëm në disa raste,
këshillohet gjithashtu edhe ndihmë kardiovaskulare duke përfshirë monitorimin e
funksionit kardiak dhe atij respirator, ngritjen lart të gjymtyrëve, përkujdesjen ndaj
vëllimit të lëngjeve qarkulluese. Përdorimi i një vazokonstriktori mund të jetë i dobishëm
në rikthimin e tonusit të enëve të gjakut dhe presionit të gjakut, me kushtin që të mos
jetë i kundërindikuar. Dhënia e glukonatit të kalciumit intravenoz mund të jetë e
dobishme për të kundërshtuar efektet e bllokimit të kanaleve të kalciumit. Meqenëse
amlodipina lidhet shumë me proteinat plazmatike, dializa mund të mos jetë e dobishme.
Në qoftë se keni harruar të merrni Amlodipine
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
6
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË AMLODIPINE
Si të gjitha barnat e tjera, Amlodipine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga
kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Amlodipine tolerohet mirë nga organizimi. Fillimi i ngadalshëm i veprimit pakëson
efektet anësore që mund të vijnë si rezultat i rënies së shpejtë të tensionit.
Efektet anësore më të shpeshta janë :
 dhimbje e kokës, lodhje, përgjumje, marrje mendsh, skuqje në fytyrë, palpitacion,
të përziera, edemë periferike dhe dhimbje barku.
Efekte anësore më të rralla janë:
 vështirësi në frymëmarrje, ngërç, dobësi muskulare, çrregullime të tretjes, kruarje
të lëkurës.
Nuk janë raportuar ndryshime klinike të rëndësishme në testet laboratorike.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI AMLODIPINE
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Amlodipine pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Amlodipine
Lënda vepruese është Amlodipinë besilat.
Çdo tabletë përmban 14 mg amlodipinë besilat ekuivalent me 10 mg amlodipinë.
Përbërësit e tjerë janë: amidon i prexhelatinizuar, celulozë mikrokristalore, dioksid silici
koloidal, talk dhe stearat magnezi.
7
Përmbajtja e paketimit
Forma e paketimit – kuti me 30 tableta.

Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 62 800
Tiranë – ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top