Amlopin 5 mg, 10 mg Reviewed by Momizat on . Amlopin® 5 mg Tableta Amlopin® 10 mg Tableta AMLODIPINUM Përbërës aktiv: amlodipinë Përbërës të tjerë: laktozë anhidrike, celulozë mikrokristaline, niseshte mis Amlopin® 5 mg Tableta Amlopin® 10 mg Tableta AMLODIPINUM Përbërës aktiv: amlodipinë Përbërës të tjerë: laktozë anhidrike, celulozë mikrokristaline, niseshte mis Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amlopin 5 mg, 10 mg

Amlopin 5 mg, 10 mg

Amlopin® 5 mg Tableta
Amlopin® 10 mg Tableta
AMLODIPINUM

amplopin

Përbërës aktiv: amlodipinë
Përbërës të tjerë: laktozë anhidrike, celulozë mikrokristaline, niseshte misri, silic anhidrik koloidal, pudër, stearat magneziumi.

Lutemi lexoni plotësisht këtë fletëudhëzues para se të filloni të merrni këtë produkt mjekësor.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Ju mund të keni nevojë ta lexoni atë përsëri.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, lutemi kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin.
  • Ky produkt mjekësor është përshkruar nga mjeku për ju dhe ju nuk duhet tua jepni atë të tjerëve. Ai mund t’i dëmtojë ata, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

1. ÇFARË ËSHTË AMLOPIN DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Tabletat Amlopin përmbajnë 5 mg ose 10 mg amlodipinë në formë amlodipinë benzensulfonati.
Sasia që përmban kutia
Amlopin tableta 5 mg:
Kuti me 3 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Kuti me 6 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Kuti me 9 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Amlopin tableta 10 mg:
Kuti me 3 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Kuti me 6 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Kuti me 9 blistera që përmbajnë 10 tableta secila.
Amlopin ( amlodipina ) është një produkt mjekësor që i përket klasës së atyre që quhen bllokues të kanaleve të kalciumit.
Amlopin kontrollon presionin e lartë të gjakut, ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, kontrollon dhimbjen anginoze të kraharorit dhe lehtëson zemrën në pompimin e gjakut në organizëm.

Amlopin përdoret për :

  • Trajtimin e presionit të lartë të gjakut
  • Parandalimin e krizave të angina pectoris ( të qëndrueshme ose vazospastike )

Disa persona mund të përdorin Amlopin për të kontrolluar si presionin e lartë të gjakut, ashtu edhe angina pectoris.
Të dy këto sëmundje mund të paraqitin probleme shëndetësore të rënda.
Presioni i lartë i gjakut mund të bëhet shkaktar i një infarkti të miokardit, i insultit cerebral ose sëmundjeve të veshkave.
Angina është një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së zemrës, e cila mund të shkaktojë një infarkt të miokardit.
Për këtë arsye është e rëndësishme që ju të merrni produktin mjekësor të përshkruar nga mjeku.

2. PARA SE TË PËRDORNI AMLOPIN
Mos merrni Amlopin në qoftë se:
Jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit  ( shih Përbërja e medikamentit dhe Përbërës të tjerë ).
Flisni me mjekun nëse ndonjëherë keni patur reaksione alergjike nga produkte të tjerë mjekësorë.
Nëse nuk jeni i ( e ) sigurt për domosdoshmërinë e fillimit të përdorimit të Amlopin, kontaktoni me mjekun tuaj.

Përkujdesje të veçanta për përdorim
Mjeku juaj duhet të informohet mbi të gjitha problemet shëndetësore që ju keni patur në të kaluarën.
Para marrjes së Amlopin bëni një kontroll tek mjeku juaj për të parë nëse keni sëmundje të mëlçisë, insufiçiencë të zemrës apo stenozë të aortës të formës së rëndë.
Sigurohuni që mjeku të dijë nëse jeni shtatzënë ose në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji.
Ngrihuni ngadalë pas një qëndrimi ulur ose shtrirë me qëllim që të shmangni marramendjen e shkaktuar nga ky produkt mjekësor.
Ky produkt mjekësor është përshkruar nga mjeku vetëm për ju.
Mos ua jepni atë te tjerëve.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Përdorimi i Amlopin nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji.
Nëse jeni ose planifikoni të jeni shtatzënë ju duhet të informoni mjekun para fillimit të mjekimit me Amlopin, në mënyrë që t’ju rekomandohet një lloj tjetër mjekimi.
Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji, informoni mjekun.

Përdorimi tek fëmijët
Amlopin nuk duhet tu jepet fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç, meqënëse siguria dhe efektiviteti i produktit mjekësor për këto raste nuk është përcaktuar.

 Drejtimi dhe përdorimi i makinerive
Përgjigjia individuale ndaj produktit mjekësor mund të jetë e ndryshme.
Disa efekte anësore që janë raportuar në lidhje me amlodipinën ( marramendja, përgjumja ) mund të prekin aftësinë e disa pacientëve për të drejtuar makinat ose për të punuar me makineri të ndryshme ( shih Efekte të mundshme të padëshiruara ).

Marrja e produkteve të tjerë mjekësorë
Deri tani nuk janë evidentuar ndërveprime të rëndësishme.
Amlopin mund të përdoret njëkohësisht me çdonjërin prej produkteve të tjerë mjekësorë që përdoren për uljen e presionit të gjakut ose për trajtimin e angina pectoris.
Megjithatë, mjeku juaj duhet të informohet për çdo medikament që ju merrni, me recetë ose pa recetë mjekësore.

3. SI TË PËRDORET AMLOPIN
Amlopin duhet të merret çdo ditë, duke respektuar plotësisht udhëzimet e mjekut tuaj.
Mjeku do të vendosë për kohëzgjatjen e mjekimit me Amlopin.
Meqënëse asnjë produkt mjekësor që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut apo anginës nuk mund ti shërojë ato, mund të duhet që ju ta merrni produktin mjekësor për gjithë jetën.
Merrni aq tableta sa ju ka përshkruar mjeku.
Ai do të vendosë dozën e përshtatshme në bazë të gjendjes suaj dhe medikamenteve të tjera që mund të jeni duke marrë ndërkohë.
Tabletat të gëlltiten me pak lëng.
Amlopin mund të merret së bashku me ushqimin ose jo.

Dozimi i zakonshëm për trajtimin e presionit të lartë të gjakut
Doza e zakonshme fillestare e rekomanduar për pjesën më të madhe të pacientëve është 5 mg ( 1 tabletë prej 5 mg ) e marrë një herë në ditë; doza ditore maksimale është 10 mg ( 1 tabletë prej 10 mg ) gjithashtu e marrë një herë në ditë.
Dozimi duhet të rregullohet në bazë të nevojave individuale të pacienteve; në përgjithësi rregullimi duhet të bëhet pas 7 deri 14 ditësh, por nëse indikohet klinikisht, rregullimi mund të bëhet edhe më shpejt.

Dozimi i zakonshëm për trajtimin e angina pectoris
Doza e zakonshme e rekomanduar është 5 – 10 mg një herë në ditë.
Për pjesën më të madhe të pacientëve do të nevojiten 10 mg ( 1 tabletë prej 10 mg ) për të arritur efektin e duhur.
Doza fillestare e sugjeruar për pacientët me sëmundje të mëlçise, për të moshuarit apo pacientët e dobët dhe nën peshë është 2.5 mg ( gjysëm tablete prej 5 mg ) një herë në ditë.
Për pacientët me dëmtime të funksionit renal, ata në hemodializë dhe ata në dializë peritoneale ambulatore kronike nuk nevojitet rregullim i dozimit.
Ju mund ta merrni Amlopin në mëngjes ose para gjumit.
Zgjidhni kohën më të përshtatshme për ju.
Pasi të keni vendosur, ju duhet t’i merrni tabletat Amlopin në të njëjtën kohë çdo ditë.
Është e rendësishme të dini se edhe nëse ndiheni mirë duhet të vazhdoni të merrni Amlopin çdo ditë.
Ju duhet të bëni gjithashtu kontrolle të rregullta.
Nëse vini re ndonjë ndryshim të gjendjes tuaj kontaktoni me mjekun.

Çfarë ndodh nëse merrni Amlopin më shumë se sa duhet?
Nëse ju merrni një sasi të madhe tabletash, kontaktoni menjëherë me mjekun.
Simptomat më të mundshme do të ishin: ndjesia e të qënit i sëmurë, dhimbja e kokës, marramendja dhe ulja e tepërt e presionit të gjakut.
Konsultohuni me mjekun në rast të gëlltitjes aksidentale të produktit mjekësor nga fëmijet.

Çfarë ndodh nëse harroni të merrni Amlopin?
Nëse harroni të merrni një dozë ju duhet ta merrni atë porsa të kujtoheni.
Nëse tashmë është koha për të marrë dozën e rradhës, ndiqni rregullin e mëparshëm të dozimit.
Asnjëherë mos merrni dy doza në të njejtën kohë.

Efekte që ndodhin kur ndërpritet marrja e Amlopin
Ndërprerja e menjëhershme e mjekimit me Amlopin nuk shkakton rritje të shpejtë të presionit të gjakut.

4. EFEKTE TË MUNDSHME ANËSORE
Amlopin përgjithësisht tolerohet mirë.
Megjithatë si të gjithë medikamentet e tjerë, ndonjëhere Amlopin mund të japë efekte të padëshiruara.
Më të zakonshmet janë enjtja e artikulacioneve ose këmbeve, dhimbja e kokës, lodhja dhe marramendja.
Nëse ndjeni ndonjë efekt të padëshiruar nga Amlopin, njoftoni menjëherë mjekun tuaj ose infermierin.
Për më shumë informacion mbi efektet e padëshiruara flisni me mjekun tuaj.

5. MËNYRA E RUAJTJES
Të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25 Gradë Celcius i mbrojtur nga drita dhe lagështia.
Të ruhet në paketimin origjinal.
Medikamenti nuk duhet të përdoret pas datës së skadencës të shënuar mbi paketë.

Nevoja për recetë mjekësore
Mund të përdoret vetëm me recetë mjekësore.                                   LEK

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top