Amoxibos 250 mg (suspension) Reviewed by Momizat on . Amoxibos 250 mg (suspension) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë ose këshillë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është për Amoxibos 250 mg (suspension) UDHËZIM PËR PACIENTËT: Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë ose këshillë, drejtojuni mjekut ose farmacistit. Ky bar ju është për Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amoxibos 250 mg (suspension)

Amoxibos 250 mg (suspension)

Amoxibos 250 mg (suspension)
amoxibos
UDHËZIM PËR PACIENTËT:

  • Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë ose këshillë, drejtojuni mjekut ose farmacistit.
  • Ky bar ju është përshkruar juve personalisht dhe nuk duhet t’ia jepni tjetërkujt.
  • Të tjerëve ky bar mund tu bëj dëm edhe nëse kanë simptomë të sëmundjes të ngjashme me tuajën.

Përbërja e substancave aktive:
Amoksicilinë 250,0 mg (në formë të trehidratit të amoksicilinës).

Përbërja e substancave ndihmëse:
Dioksid silici, Guar galaktomannan, Citrat trinatriumi i anhidruar, Talk, Aspartam ,Benzoat natriumi ,Acid citrik – i anhidruar, Aromë portokalli Aromë pjeshke-kajsie, Aromë limoni.

1. Çfarë është AMOXIBOS ® dhe për çfarë përdoret?
Amoksicilina është penicilinë gjysmë-sintetike me spektër të gjerë të veprimit baktericid.
Është aktive ndaj një numri të madh të mikroorganizmave:
Gram- pozitive:
Streptococcus spp.(sojet alfa dhe beta-hemolitike);
Staphylococcus spp.(sojet beta-laktamazë negative);
Enterococcus faecalis;
Gram-negative:
Haemophilus influenzae (sojet beta-laktamazë negative);
Proteus mirabilis (sojet beta-laktamazë negative);
Neisseria gonorrhoeae (sojet beta-laktamazë negative);
Escherichia colli (beta-laktamazë negative);
Helicobacter:
Helicobacter pylori;
Chlamydia:
Chlamydia trachomatis.
Përbërja:
5 ml suspension përmban: Amoksicilinë 250,0 mg (në formë të trehidratit të amoksicilinës).

Paketimi:
AMOXIBOS® suspensioni forte është i paketuar në shishe me substancë të tharë për gatitje të suspensionit 250 mg/5 ml.

Si vepron AMOXIBOS ®?
Sikurse edhe antibiotikët tjerë beta-laktamik, amoksicilina pengon prodhimin e peptoglikaneve të murit qelizor të bakteries, që çon deri të dëmtimi i murit qelizor, jostabilitetit dhe shkatërrimit të bakteries.

Kur përdoret suspenzioni AMOXIBOS ® forte?
AMOXIBOS ® përdoret:

  • Infeksionet e veshit, hundës dhe fytit të shkaktuara nga Streptococcus spp. (vetëm sojet alfa dhe beta-hemolitike), Streptococcus pneumoniae, Staphylococcus spp., ose me Haemophilus influenzae.
  • Infeksionet e traktit urogjenital të shkaktuara me Escherichia coli, Proteus mirabilis ose me Enterococcus faecalis.
  • Infeksionet e lëkurës dhe strukturave të lëkurës të shkaktuara me Streptococcus spp. (vetëm sojet alfa dhe beta-hemolitike), Staphylococcus spp., ose me Escherichia coli.
  • Infeksionet e traktit të poshtëm respirator të shkaktuara nga Streptococcus spp. (vetëm sojet alfa dhe beta-hemolitike), Streptococcus pneumoniae, Staphylococcus spp., ose me Haemophilus influenzae.
  • Gonorea, akute e pakomplikuar (infeksionet anogjenitale dhe uretrale) të shkaktuara nga Neisseria gonorrhoeae (te mashkujt dhe te femrat)
  • Eradikimi i Helicobacter pylori në terapinë e sëmundjes së ulcerës.

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit
Njoftoni mjekun nëse merrni barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reaksion alergjik në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Mos merrni kapsula AMOXIBOS ® në rast të:

  • Alergjisë në cilëndo përgatesë të penicilinave.

Vërejtje dhe masa të kujdesit

  • Amoksicilina duhet të përdoret me kujdes te pacientët me alergji në cefalosporinë (mundësia e tejndjeshmërisë së kryqëzuar), ose çfarëdo lloj alergjie në anamnezë.
  • Aplikimi i barit duhet të ndërpritet në rast të shfaqjes së reakcioneve të lëkurës të cilat sugjerojnë alergji në bari, diarre intensive ose shenja të cilat ndikojnë shfaqjen e superinfeksioneve me shkaktarë mikotik ose bakterial.

Përdorimi i suspenzionit AMOXIBOS ® forte me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit dhe pijeve nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Aplikimi në shtatzani dhe gjidhënie
Shtatzania
Kategoria e FDA për rrezikun e marrjes së barit në shtatzani: B.
Nuk janë bërë studime të sakta te gratë shtatëzëna.
Përdorimin e amoksicilinës në shtatëzëni duhet kufizuar në rastet e ekzistimit të indikacioneve strikte.

Gjidhënia
Amoksicilina përthithet në sasi të vogla në qumështin e nënës.
Megjithatë, nëse përdorimi i amoksicilinës është i indikuar në periudhën e gjidhënies, nënave u këshillohet që gjatë terapisë të ndërpritet dhënja e gjirit dhe aplikimi i ushqimit artificial të foshnjës.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë ngarjes së automjeteve dhe drejtimit të makinerive
AMOXIBOS® suspenzioni forte nuk ndikon në aftësitë e ngarjes së automjeteve dhe drejtimit të makinerive.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat përmbajnë AMOXIBOS ®
Benzoati i natriumit mund të rritë rrezikun nga verdhëza te të porsalindurit.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna tjera.
Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe me barnat të cilat tashmë nuk i përdorni, si edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Njoftoni mjekun tuaj nëse merrni, ose afër keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
Alopurinoli: rrit rrezikun e shfaqjes së rashit (ushlave).
Kontraceptivët (etinil estradioli, mestranoli, noretindroni, norgestreli): veprim i zvogëluar kontraceptiv; gjatë terapisë me amoksicilinë këshillohet marrja e kontraceptivit shtesë.
Metotreksati: nëse është e mundshme të shmanget përdorimin e njëkohshëm për shkak të rrezikut të toksicitetit të metotreksatit; në rast se amoksicilina është bar i zgjedhur këshillohet redukimi i dozës së metotreksatit dhe përcjellja e koncentrimit plazmatik të tij.
Probenecidi: nuk rekomandohet përdorimi i njëkohshëm i tij.
Varfarina: rrezik i shtuar nga shfaqja e gjakderdhjeve.
Testet e glukozës në urinë: të gjitha testet të cilat nuk janë të bazuara në oksidazën e glukozës mund të rezultojnë me rezultate pozitive në urinë.

3. Si përdoret AMOXIBOS ®
Nëse mendoni që AMOXIBOS® shumë dobët ose shumë fuqishëm vepron në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit.
Mjeku juaj do t’ju këshillojë për sa kohë duhet të merret suspenzioni AMOXIBOS ® forte.
Mos ndërpreni trajtimin, nëse më parë nuk e keni njoftuar mjekun.
AMOXIBOS® suspenzioni forte 250 mg aplikohet oralisht.
Dozimi varet nga ndjeshmëria e shkaktarit, përkatësisht shkallës së infeksionit, moshës së pacientit dhe gjendjes së funksionit të veshkeve.
Të rriturit dhe fëmijët me peshë mbi 40 kg
Doza e zakonshme është 750 mg (3 lugë dozuese) – 1500 mg (6 lugë dozuese) në ditë të ndara në 3 doza.
Dozimi i posaçëm:
• Infeksionet e veshit, fytit dhe hundës
• Infeksionet e lëkurës dhe strukturave të lëkurës
• Infeksionet e traktit urogjenital
Format e lehta dhe mesatarisht të rënda: 250 mg çdo 8 orë.
Format e rënda: 1000 mg çdo 12 orë ose 500 mg çdo 8 orë.
• Infeksionet e traktit të poshtëm respirator
Të gjitha format e infeksionit të traktit të poshtëm respirator: 1000 mg çdo 12 orë ose 500 mg çdo 8 orë.
• Gonorea, akute e pakomplikuar (infeksionet anogjenitale dhe uretrale): 3 g amoksicilinë me 1 g probenecid menjëherë – si dozë njëshe.
• Eradikimi i Helicobacter pylori në terapinë e sëmundjes së ulcerës: 1000 mg amoksicilinë 2 herë në ditë në kohëzgjatje prej 14 ditësh në kombinim me bar përkatës antisekretues dhe antimikrobik (si pjesë e regjimit tresh terapeutik) ose 1000 mg amoksicilinë 3 herë në ditë në kohëzgjatje prej 14 ditësh në kombinim me bar përkatës antisekretues (si pjesë e regjimit dysh terapeutik).
Amoksicilina është treguar efikase te pacientët e rritur i aplikuar në kornizën e indikacioneve në vijim:
• Tonzilofaringiti (i shkaktuar nga streptokoku alfa dhe beta-hemolitik i grupit A): 250 mg 3 herë në ditë në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
• Abscesi dental: 2 doza amoksicilinë prej 3 g të aplikuara në intervale prej 8 orësh.
• Sinusiti: disa autorë rekomandojnë aplikim të dozave dy herë më të larta të amoksicilinës (deri maksimalisht 3 g/ditë) në trajtimin e sinusitit të shkaktuar me soje rezistente të Streptococcus pneumoniae.
• Fibroza cistike (tretmani profilaktik): 500 mg çdo 8 orë gjatë një periudhe më të gjatë kohore, me qëllim të supresionit të shumimit të Haemophilus influenzae në traktin respirator.
• Bronkiti kronik (egzacerbimi akut): 1000 mg 2 herë në ditë ose 500 mg 3 herë në ditë.
• Bakteriuria në shtatzani: 2 doza amoksicilinë prej 3 g të aplikuara në interval prej 12 orësh është trajtim i pranueshëm për bakteriuri në shtatzani.
• Infeksionet akute të pakomplikuara të traktit të poshtëm urinar: 3 g menjëherë – si dozë njëshe aplikohet në mënyrë efikase si terapi alternative terapisë standarde.
• Chlamydia trachomatis (infeksionet në shtatzani): 500 mg 3 herë në ditë në kohëzgjatje prej 7 deri 10 ditë mund të aplikohet si zëvendësim për eritromicinë në trajtimin e infeksioneve me Chlamydia trachomatis te shtatzanat.
• Endokarditi (profilaksa): 2 g amoksicilinë një orë para ndërmarrjes së operacionit kirurgjik (oral, dental dhe procedurave të pjesës së epërme të traktit respirator, si dhe operacionet e vogla kirurgjike të traktit gastrointestinal dhe urogjenital) konsiderohet bari i zgjedhur në profilaksën e endokarditit.
• Antraksi: amoksicilina mund të përdoret në profilaksë të antraksit mbas ekspozimit ndaj shkaktarit (Bacillus anthracis), në dozë prej 500 mg 3 herë në ditë në kohëzgjatje prej 60 ditësh, dhe atë mbas trajtimit të ndërmarrë me fluorokinolone ose doksiciklinë ose nëse pacienti nuk mund të përdor këto dy barna.
Gjithashtu, 500 mg 3 herë në ditë mund të përdoren mbas përmirësimit klinik të arritur te pacientët me antraks të lëkurës.

Fëmijët
Fëmijët e moshës deri 3 muaj dhe me 3 muaj të mbushur të jetës.
Për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të funksionit të veshkeve i cili mund të ndikojë në proçesin e largimit të amoksicilinës nga organizmi i fëmijëve të kësaj grup-moshe, rekomandohet doza deri 30 mg/kg amoksicilinë në ditë (të ndahet në dy doza të ndara njëshe dhe të aplikuara çdo 12 orë).
Fëmijët më të mëdhenj se 3 muaj jete
• Infeksionet e veshit, fytit dhe hundës;
• Infeksionet e lëkurës dhe strukturave të lëkurës;
• Infeksionet e traktit urogjenital.
Format e lehta deri mesatarisht të rënda: 25 mg/kg/ditë të ndahet në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë ose 20 mg/kg/ditë të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë.
Format e rënda: 45 mg/kg/ditë të ndahen në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë ose 40 mg/kg/ditë të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë.
Disa autorë konsiderojnë efikase edhe të ashtuquajturën terapinë e kohëzgjatjes së shkurtër në trajtimin e inflamacionit të veshit të mesëm te fëmijët e moshës prej 3 deri 10 vjeç: 750 mg dy herë në ditë, në kohëzgjatje prej 2 ditësh.
Infeksionet e traktit të poshtëm respirator
Të gjitha format e infeksioneve të traktit të poshtëm respirator: 45 mg/kg/ditë të ndahen në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë ose 40 mg/kg/ditë të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë.
• Gonorea, akute e pakomplikuar (infeksionet anogjenitale dhe uretrale) 50 mg amoksicilinë/kg të peshës trupore me 25 mg probenecid/kg peshë trupore përnjëherë – si dozë njëshe rekomandohet për fëmijët e moshës deri në pubertet.
Vërejtje: është i kundërindikuar përdorimi i probenecidit te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.
Amoksicilina është treguar efikase te pacientët pediatrik i aplikuar në kornizë të indikacioneve në vijim:
• Tonzilofaringiti: rekomandohen regjimet dozuese si në vijim: 50 mg/kg/ditë të ndahen në 2 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 6 ditësh ose 50 mg/kg një herë në ditë në kohëzgjatje prej 10 ditësh ose 750 mg një herë në ditë në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
• Pezmatimi i veshit të mesëm (nëse shkaktari është Streptococcus pneumoniae rezistent): 80-90 mg/kg/ditë të ndahen në 2 deri 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 12 ose çdo 8 orë, në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
• Antraksi: amoksicilina mund të aplikohet në profilaksi të antraksit mbas ekspozimit ndaj shkaktarit (Bacillus anthracis) në dozë prej 80 mg/kg/ditë, të ndahet në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë, deri maksimalisht 1500 mg/ditë, në kohëzgjatje prej 60 ditësh dhe atë mbas trajtimit të ndërmarrë (14-21 ditë) me fluorokinolon ose doksiciklinë ose nëse pacienti nuk mund të aplikojë të dy barnat.
Gjithashtu, doza prej 80 mg/kg/ditë (të ndahen në 3 doza njëshe dhe të aplikohen çdo 8 orë) mund të aplikohet mbas arritjes së përmirësimit klinik te pacientët pediatrik me antraks të lëkurës.

Përgatitja e suspensionit :
• Në shishen me substancë të tharë të hidhet ujë deri te gjysma e shishes dhe të përzihet mirë. Mbas kësaj, të shtohet ujë deri te linja e shtypur (unaza) në pjesën e sipërme të shishes, dhe sërish të përzihet fuqishëm.
• Para çdo dozimi të përzihet mirë suspensioni i përgatitur.
• Për dozim të suspensionit përdoret luga dozuese me vëllim prej 5 ml, e shkallëzuar në 2,5 ml (gjendet në kuti).
Dozimi te pacientët me funksion të dëmtuar të veshkeve.
Nuk është i nevojshëm adaptimi i dozës së amoksicilinës te pacientët me funksion të dëmtuar të veshkeve, përveç kur funksioni i veshkeve është rëndë i komprometuar.
Atëherë aplikohet skema dozuese si në vijim:
• Klirensi i kreatininës më i vogël se 20 ml/min: rekomandohet aplikimi i 1/3 të dozës së zakonshme;
• Klirensi i kreatininës 20-30 ml/min: rekomandohet aplikimi i 2/3 të dozës së zakonshme.
Te pacientët të cilët janë në hemodializë rekomandohet doza prej 250 ose 500 mg amoksicilinë çdo 24 orë, varësisht nga pesha e infeksionit, me doza shtesë të amoksicilinës të cilat duhet aplikuar gjatë dhe mbas hemodializës.

Nëse keni marrë më shumë bari se që do të duhej
Nëse keni marrë sasi më të madhe të barit se sa të përshkruar, menjëherë drejtohuni mjekut ose farmacistit tuaj!
Përdorni saktësisht aq suspension sa ju ka përshkruar mjeku.
Nëse keni përdorur më shumë suspension forte se sa që është dashur do të duhej ti drejtoheni mjekut tuaj ose qëndrës më të afërt shëndetësore për ndihmë.

Nëse keni harruar të merrni AMOXIBOS®
Asnjëherë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e harrur të barit.
Dozën të cilën e keni kapërcyer ta merrni, merreni sa më parë që është e mundshme, dhe mbas kësaj vazhdoni me aplikimin e barit në kohën e zakonshme dhe në mënyrën e rekomanduar.

Çfarë ndodh nëse befas ndërprini marrjen e AMOXIBOS ®
Nuk duhet të ndërpreni aplikimin e këtij bari sipas vendimit tuaj, edhe nëse ndjeheni më mirë, pasi që kjo mund të shkaktojë keqësim të gjendjes suaj shëndetësore.
Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj, kurse aplikimin e barit mos e ndërpreni pa udhëzimin e tij.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse edhe barnat tjera edhe suspenzioni AMOXIBOS® forte mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme të caktuara.
Me përzgjedhje të indikacioneve për aplikim, si dhe të dozës së barit sigurohet tolerancë shumë e mirë e amoksicilinës.
Gjatë aplikimit të amoksicilinës rrallë mund të shfaqen efektet e padëshirueshme në vijim: diarreja, dhimbja abdominale, anemia, trombocitopenia, eozinofilia, leukopenia, agranulocitoza, koliti hemorragjik, koliti pseudomembranoz (raste të izoluara), rritje tranzitore e transaminazave hepatike, fosfatazës alkalike dhe/ose bilirubinës.
Gjithashtu, sikurse edhe te të gjitha preparatet e penicilinave, mund të arrijë deri reaksionet e tejndjeshmërisë në formë të rashit të lëkurës (ushlave) dhe urtikaries, dhe shumë rrallë eritemës multiforme, nekrolizës toksike epidermale dhe sindromit Stevens-Johnson.
Për secilin efekt të padëshirueshëm për të cilin dyshoni që mund të jetë i ndërlidhur me aplikimin e barit, rekomandohet njoftimi sa më parë i mjekut ose farmacistit.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Substanca e tharë për përgatitjen e suspenzionit: të ruhet në temperaturë deri 25°C, në shishe të mbyllur mirë.
Suspenzioni: Suspenzioni i përgatitur është i përdorshëm 14 ditë dhe ruhet në temperaturë deri 25°C.
Bari AMOXIBOS® duhet të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë mjeku.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top