Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension) Reviewed by Momizat on . Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç ësh Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç ësh Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension)

Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension)

Amoxicillin-CIMEX (tableta, suspension)
amoxicillin cimex
Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzimi për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë ata.

Çfarë është Amoxicillin-CIMEX dhe kur përdoret?
Amoxicillin-CIMEX është një antibiotik nga grupi i penicilinave.
Substanca e tij aktive, amoksicilina, shkatërron shumë baktere që janë përgjegjëse për infeksione të shfaqura shpesh.
Amoxicillin-CIMEX përdoret vetëm me recetën e mjekut për trajtimin e këtyre infeksioneve bakteriale:

  • infeksionet e hundës, të sinuseve ballore/maksilare, të fytit, të bajameve dhe të veshëve;
  • infeksionet e traktit respirator (bronket dhe mushkëritë);
  • infeksionet e veshkave, fshikëzës dhe traktit urinar;
  • infeksionet e stomakut dhe zorrëve;
  • infeksionet e organeve gjenitale (gonorea, sekrecionet e mukozës),
  • infeksione gjinekologjike;
  • infeksionet e lëkurës dhe pjesëve të buta (furunkul, abscese, etj.);
  • Sëmundja e Lyme (përmes pickimit të rriqrës krijohet një skuqje që zgjerohet në formë centrifugale, që përcillet me ankesa të përgjithshme trupore, si dhimbje koke).

Amoxicillin-CIMEX është po ashtu i dedikuar për parandalimin e pezmatimit bakterial të endokarditit gjatë ndërhyrjeve stomatologjike (p.sh. nxjerrja e dhëmbit, heqja e gurit të dhëmbit, mbushja e dhëmbit), gjatë endoskopive (ekzaminimi i sipërfaqeve të brendshme të organeve të zbrazëta) dhe operacioneve të tjera që përcillen shpeshherë me rreziqe të infektimit.

Doza e veçantë prej 3 g Amoxicillin-CIMEX preferohet:

  • për trajtimin e gonoresë dhe të infeksioneve të të ashtuquajturit trakt të poshtëm urinar (pezmatimi i gypave urinar, pezmatimi i fshikëzës);
  • për parandalimin e pezmatimit bakterial të endokarditit gjatë ndërhyrjeve stomatologjike dhe operacioneve të tjera që shpeshherë përcillen me rreziqe të infektimit.

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Ky ilaç ju është përshkruar nga mjeku juaj për trajtimin e sëmundjes suaj aktuale.
Antibiotiku në Amoxicillin-CIMEX nuk është efikas kundër të gjithë mikroorganizmave, të cilët shkaktojnë sëmundje infektive.
Përdorimi i një antibiotiku të zgjedhur gabimisht apo të dozuar jo si duhet mund të shkaktojë komplikime. Mos e përdorni asnjëherë vetvetiu për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Edhe në rast të infeksioneve të reja të mëvonshme nuk duhet ta përdorni Amoxicillin-CIMEX pa konsultim të ri mjekësor.
Shpesh shenjat e sëmundjes zhduken para se të infeksioni të jetë shëruar plotësisht.
Prandaj, trajtimi nuk duhet të ndërpritet para kohe, edhe nëse ju ndiheni më mirë.
Varësisht nga rrethanat, trajtimi mund të zgjas edhe deri në dy javë apo më gjatë, sipas udhëzimeve të mjekut tuaj.

Kur nuk duhet të merret Amoxicillin-CIMEX?
Nuk do të duhej të merrni Amoxicillin-CIMEX, nëse më herët keni reaguar me alergji ndaj penicilinave apo cefalosporinave.
Një alergji apo një mbindjeshmëri tregohet përmes simptomave si njolla të kuqe në lëkurë, temperaturë ose si gjuhë e dhimbshme.
Në rast të mbindjeshmërisë së njohur apo të supozuar ndaj njërës prej pjesëve të tjera përbërëse të ilaçit, Amoxicillin-CIMEX nuk guxon të përdoret.
Nuk duhet ta merrni Amoxicillin-CIMEX, nëse vuani nga mononukleoza infektive apo nga leukemia limfatike.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Amoxicillin-CIMEX?
Ky ilaç mund të zvogëlojë aftësinë e reagimit, aftësinë e drejtimit të automjetit dhe aftësinë e përdorimit të veglave apo të makinave.
Gjatë marrjes së Amoxicillin-CIMEX janë të mundshme çrregullime të tretjes së ushqimit.
Gjatë çrregullimeve të rënda e të vazhdueshme të traktit gastrointestinal me vjellje dhe diarre duhet të ndërpritet preparati dhe menjëherë të lajmërohet mjeku.
Mjeku apo farmacisti duhet po ashtu të informohen në rast të shfaqjes së rrebullit apo të kruajtjes.
Në rast të shfaqjes së diarres, nuk lejohet të përdoren ilaçe, të cilat bllokojnë peristaltikën e zorrëve (lëvizjen e zorrëve).
Nëse vuani nga alergji si astma, rrufja apo urtikaria, është i nevojshëm kujdesi i veçantë gjatë përdorimit të Amoxicillin-CIMEX për shkak të mbindjeshmërisë së mundshme.
Pacientët të cilët njëkohësisht duhet të marrin preparate që përmbajnë allopurinol (p.sh. Zyloric®), vuajnë më shpesh nga rrebulli (ekzema).
Nëse merrni preparate që përmbajnë digoksinë, duhet ta lajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj.
Po ashtu nëse merrni preparate për hollimin e gjakut (antikoagulant).
Në rast të funksionimit të pamjaftueshëm të veshkave dhe mëlçisë Amoxicillin-CIMEX duhet të përdoret me kujdes.
Nëse merrni një mjet oral kontraceptiv (pilulën), keni parasysh se efikasiteti i tij mund të jetë i zvogëluar gjatë trajtimit me Amoxicillin-CIMEX.
Prandaj gjatë trajtimit me Amoxicillin-CIMEX duhet të merren masa plotësuese për parandalimin e shtatzënisë.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Amoxicillin-CIMEX gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Shtatëzënia

Gjatë kohës së shtatzënisë vendosja për marrjen e medikamenteve të çdo lloji bëhet me kujdesin më të madh dhe vetëm pas konsultimit me mjekun apo farmacistin tuaj.
Koha e ushqimit të fëmijës me gji Ngaqë Amoxicillin-CIMEX në sasi të vogël depërton në qumështin e nënës, tek foshnjat duhet të llogaritet mundësia e reagimit të mbindjeshmërisë (me simptomat e skuqjes së lëkurës dhe temperaturë) ose me diarre.
Për këtë arsye gjatë dhënies së gjirit nuk duhet të merret Amoxicillin-CIMEX apo të ushqehet fëmija me gji.
Informojeni në çdo rast mjekun apo farmacistin tuaj, nëse jeni shtatzënë apo doni të ushqeni foshnjën me gji.
Ata janë të vetmit që mund të vendosin, se a duhet të merrni Amoxicillin-CIMEX në këtë kohë.

Si ta përdorni Amoxicillin-CIMEX?
Amoxicillin-CIMEX mund të merret gjatë apo pas ushqimit pa zvogëlim të ndikimit; veç kësaj kjo e zvogëlon rrezikun e ndikimeve anësore.
Tabletat e Amoxicillin-CIMEX gëlltiten të tëra me pak lëng.
Dozimi varet nga mosha, pesha trupore, nga funksionimi i veshkave të pacientit përkatësisht pacientes si dhe nga shkalla e infeksionit dhe e ndjeshmërisë së bakterit.
Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe, vlen ky dozim:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 40 kg
Infektime të lehta deri mesatarisht të rënda: 3× në ditë 375 mg–750 mg Amoxicillin-CIMEX.
Infeksione të traktit urinar: 4× 750 mg (3 g), të merret në një dozë të vetme.
Sëmundja e Lyme: 3–4× në ditë 750 mg në rast të rrethit të kuq të çelur me rritje të ngadalshme me zbehje qendrore (=Erythema migrans) gjatë 12 ditëve.
Fëmijët deri dhe me 40 kg
Për përcaktimin e dozimit të përshtatshëm mjeku përkatësisht mjekja niset nga pesha e rëndomtë trupore e fëmijës suaj dhe nga shkalla e infeksionit.
Për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët është i përshtatshëm Amoxicillin-CIMEX 5% Suspension.
Direktiva të përgjithshme
25–75 mg/kg pesha trupore/ditë, e ndarë në 3–4 doza të veçanta, ose deri në 2 vjeç: 3–4 x në ditë 100 mg (½ luge matëse); nga 2–12 vjeç: 3–4 x në ditë 200 mg (1 lugë matëse); më të vjetër se 12 vjeç: 3–4 x në ditë 375 mg.
Sëmundja e Lyme: 50 mg/kg peshë trupore /24 orë tek
Erythema migrans.
Parandalimi i endokarditit
Të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç: 4× 750 mg (3 g) merret në dozë të veçantë përafërsisht 1 orë para ndërhyrjes që mund të sjellë një infektim bakterial.
Fëmijët deri 10 vjeç: gjysma e dozës për të rriturit.
Udhëzime speciale për dozim
Insuficienca renale (= funksionimi i keq i veshkave):
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj, nëse gjendeni në një rast të tillë.
Mjeku  do t’u udhëzojë një dozim të caktuar sipas rastit tuaj individual, i cili mund të dallojë nga skema e mësipërme e dozimit.
Një trajtim i filluar me antibiotik do të duhej të zbatohej aq gjatë sa është udhëzuar nga mjeku ose mjekja.
Simptomat e sëmundjes shpesh zhduken para se infeksioni të jetë shëruar plotësisht.
Një kohëzgjatje e pamjaftueshme e përdorimit apo një përfundim tepër i shpejtë i trajtimit mund të ketë si pasojë një rishfaqje të sëmundjes.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozimin e përshkruar ose kohëzgjatjen e terapisë.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Përgatitja e suspensionit
Çdo shishe Amoxicillin-CIMEX Suspension duhet të përgatitet pak kohë para përdorimit.
Suspensioni normalisht përgatitet nga farmacisti.
Nëse suspensioni nuk është përgatitur, atëherë granulatit duhet t’i shtohet ujë si vijon:
Shishja goditet që të trazohet pluhuri.
Për krijimin e 80 ml suspension shtohen saktësisht 57 ml ujë, ose me ujë mbushet me kujdes deri në shenjë (rreth) në shishen e qelqit.
E trazoni mirë dhe e lëni të qëndrojë kohë të shkurtër.
Në rast nevoje edhe njëherë i shtoni ujë deri te shenja.
Kjo nxjerr 80 ml suspension të gatshëm për përdorim.
Para çdo përdorimi suspensioni duhet përsëri të trazohet.
Nëse dëshirohet, mjeku apo farmacisti ështëi gatshëm t’ua përgatisë suspensionin e gatshëm për përdorim.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Amoxicillin-CIMEX?
Gjatë marrjes së Amoxicillin-CIMEX mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Çrregullime të tretjes si dhimbje të stomakut, pështirosje ose diarre.
Po ashtu mund të shfaqen edhe reagime si vjellje, dhimbje të stomakut, mungesë e oreksit, gazra të stomakut dhe pezmatime të gjuhës dhe të mukozës së gojës.
Nëse Amoxicillin-CIMEX merret në fillim të ushqimeve, dhimbjet e traktit gastrointestinal janë më pak të shpeshta.
Mund të shfaqen ekzema, skuqje të lëkurës, kruajtje dhe urtikaria.
Infeksionet mikotike të lëkurës/mukozës u vërejtën shumë rrallë.
Rrallë mund të shfaqen ngacmime, frikë, pagjumësi, hutim, ndryshime në sjellje, trullosje, dhimbje koke dhe çrregullime të ndjenjave.
Shumë rrallë u vërejtën marramendje, konvulsione dhe hiperkinezia (aktivitet përtej mase i lëvizjes).
Pas marrjes së suspensionit janë përshkruar ndryshime sipërfaqësore të ngjyrës së dhëmbëve.
Kjo dukuri zakonisht zhduket prapë me larjen e dhëmbëve.
Shumë rrallë u vërejt se gjuha bëhet më e errët.
Gjatë përdorimit të amoksicilinës në moshë prej 0–9 muaj mund të mos përjashtohen dëmtime të smaltit të dhëmbëve (p.sh. vija të bardha, ngjyrosje) tek dhëmbët prerës definitiv.
Reaksionet alergjike, siç përshkruhen në vijim, janë të shpeshta me Amoxicillin-CIMEX, sikurse tek të gjitha medikamentet e grupit të penicilinave.
Për verdhëz u raportua rrallëherë.
Konsultojeni menjëherë mjekun tuaj në rast të shfaqjes së:

  • urtikaries, ekzemës në sipërfaqe të madhe;
  • skuqjes së lëkurës;
  • ngjyrës së verdhë të lëkurës ose të pjesës së bardhë të syrit;
  • dhembjeve të stomakut që shfaqen përnjëherë ose vjelljes;
  • diarres së rëndë, të përgjakshme ose të vazhdueshme;
  • problemeve me frymëmarrjen në formë të sulmeve astmatike dhe rrufës.

Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Udhëzim për diabetikët
Nëse jeni diabetik, vini re se Amoxicillin-CIMEX 5% Suspension nuk është i përshtatshëm për diabetikë: 1 lugë matëse prej 4 ml Amoxicillin-CIMEX 5% Suspension përmban 1,68 g sheqer (sakarozë).

Udhëzime të tjera
Amoxicillin-CIMEX duhet të ruhet në paketimin e mbyllur origjinal dhe në vende që nuk arrihen nga fëmijët në një temperaturë prej maksimalisht 25 °C.

Qëndrueshmëria
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Suspensioni i përgatitur mund të ruhet gjatë 12 ditëve në temperaturë dhome (15–25 °C).
Pas përfundimit të trajtimit kthejeni ilaçin me përmbajtjen e mbetur në vendin tuaj të dorëzimit (mjeku apo farmacisti) për eliminimin ne mënyrë korrekte.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informata të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Amoxicillin-CIMEX?
Tabletat Amoxicillin-CIMEX përmbajnë substancën aktive amoksicilinanhidrat (ekzistues si amoksicilintrihidrat) nga 375, 500, 750 dhe 1000 mg amoksicilinë, si dhe substanca ndihmëse.
Amoxicillin-CIMEX 5% përmban:
80 ml suspension: shishe me 40 g granulat (i përgjigjet 4 g amoksicilinë) për krijimin e 80 ml suspension.
Substanca aktive: 1 lugë matëse (= 4 ml) përmban amoksicilinanhidrat 200 mg (ekzistues si amoksicilintrihidrat), si dhe 1,68 g sakarozë, substanca aromatike, vanilinë dhe substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Amoxicillin-CIMEX?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut, e cila autorizon për vetëm një blerje.

Tabletat:
Tabletat prej 375 mg: Paketime nga 16 tableta.
Tabletat prej 500 mg: Paketime nga 16 tableta.
Tabletat prej 750 mg: Paketime nga 4 dhe 20 tableta.
Tabletat prej 1000 mg: Paketime nga 10 tableta.

Suspension 5%
80 ml suspension: Paketime nga 1 shishe me 40 gr granulat (i përgjigjen 4 g amoksicilinë) për krijimin e 80 ml suspension.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top