Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Amoxina

Amoxina (tableta)
amoxina
Çdo tabletë përmban :
Principi aktiv:
Amoksiciline trihidrat 3,44g

Eksipientë: karboksimetilcelulose, saharose, amon glicirizinat, banane e liofilizuar, ananas i liofilizuar, arome pane.

FORMA FARMACEUTIKE DHE KONFEKSIONI:
12 tableta 1 g.
Flakon pluhur për sospension oral 100 ml 5% 250 mg.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Amoxina është një antibiotik oral me spektër të gjerë që ka si princip aktiv amoksicilinen , një penicilline hemisintetike.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE
Spektri i veprimit te amoksicilines përfshin si mikroorganismat gram-positive ashtu edhe ato gram-negative të ndjeshëm dhe joproduktore te penicilinases.
Gram – positive: streptokok, stafilokok, K. pneumonie.
Gram—negative: shigela, salmonella, H. influence, E. koli, P.mirabilis, N.gonorrhea, N. meningitides.

KUNDËRINDIKACIONET
Hipersensiblitet i njohur ndaj penicilinës dhe cefalosporinave të tjera.

MASA PARAPRAKE PËR PËRDORIMIN:
Para se të fillosh një terapi me një penicilline është e nevojshme një anamnesë e kujdesshme.
Në gratë shtatzëna dhe në fëmijërinë e hershme produkti merret në rast efektiviteti të nevojshëm, nën kontrollin direkt të mjekut.

NDËRVEPRIME
Nuk jane vënë re ndërveprime me barna të tjerë.

E DHËNË E VECANTË
Nuk ofron avantazhe të veçanta të infeksioneve nga germe sensibël ndaj penicilines G, ndërkohë që nuk është aktive ndaj stafilokokut penicilase – prodhues .
Eshtë e mundur alergjia e kryqëzuar me penicilinën G.
Mund të eksistojë alergjenicitet i kryqëzuar mes penicilinës dhe cefalosporinës.
Bari nuk ndërhyn në kapacitetin për ngarje dhe përdorimin e makinerive që kërkojnë përqëndrim .

DOZA, MËNYRA, FREKUENCA E MARRJES :
Të rriturit: Tableta 2-3 tableta në ditë sipas gjykimit të mjekut.
Fëmijë : Deri në 4 vjeç. 125mg çdo 4 orë.
4 deri 10 vjeç: 125-250 mg çdo 6 orë.
Mbi 10 vjeç: 30.50 mg /kg peshë në ditë të ndara ne 4 marrje.
Dozat e mbishtuara mund të trajtohen sipas gravitetit dhe sipas gjykimit të mjekut.
Kohëzgjatja e trajtimit duhet të stabilizohet në raport me evolucionin e formes infektive.
Si për çdo trajtim me antibiotikë , pezullojëni marrjen jo më parë se 48 orë pas zhdukjes së ethes dhe shërimit klinik.
Në trajtimin e zgjatur me doza të rritura rekomandohen kontrolle periodike të elementeve hematike dhe funksioni hepatik dhe renal.

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E SOSPENSIONIT
Shtoni ujë në flakon deri në nivelin e shënuar në etiketë.
Tundeni mirë.
Çdo masë përmban 125-250-500 mg ( 2,5-5-10 ml ) të amoksicilines .
Flakoni duhet të tundet mirë para cdo marrjeje.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA.

Reaksionet e padëshiruara nga përdorimi i penicilinave në përgjithësi , kufizohen në fenomene më të thjeshta hipersensibiliteti si: erupsionet kutane të tipit të eritemes multiforme ose makulopapaulose , pruriti, urticaria.
Shume rrallë , në rast marrjeje parenterale mund të ketë ndonjë reaksion anafilaktik të rëndë.
Në rast reaksionesh alergjike terapia duhet ndërprerë , kurse në rast se ndodh një reaksion i rëndë duhet të trajtohet pacienti me preparatet e duhura sipas rastit: amina vasopresore, antihistaminike, kortikosteroide.
Në rast anafilaksie fillon trajtimi me adrenalinë dhe masa të tjera të emergjencës .
Rrallë mund të ketë edhe reaksione të tjera si :
aparati gastrointestinal : glosite, stomatite, nausea, të vjella ose diarre .
Aparati hemolimfopojetik : anemi, trombocitopeni, purpur, eosinofili, leukopeni, agranulocitose, të gjitha të rikthyeshme me ndërprerjen e trajtimit.
Shfaqja e cdo efekti të padëshiruar të papërshkruar në fletën ilustrative i duhet komunikuar mjekut kurues ose farmacistit.

INFORMACION FARMACEUTIK:
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar mbi konfeksion.
Pas përgatitjes sospensioni duhet të ruhet në frigorifer ku mund të jetë i përdorshëm për një periudhë prej 10 ditësh.

  • amoksiciline
  • amoksiciline 1g
  • antibiotik me spekter te gjere
  • efektet anesore te amoxina
  • menyra e perdorimit te amoxina
  • salmonella
  • shigela
  • stafilokok
  • streptokok
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes