Amoxycillin (kapsula, shurup amoxycillin, antimikrobik) Reviewed by Momizat on . Amoxycillin (kapsula, shurup amoksicilin, antimikrobik) Përbërja: 1 kapsulë përmban 250 mg amoksicilinë në formë trihidrati, 1 kapsulë përmban 500 mg amoksicili Amoxycillin (kapsula, shurup amoksicilin, antimikrobik) Përbërja: 1 kapsulë përmban 250 mg amoksicilinë në formë trihidrati, 1 kapsulë përmban 500 mg amoksicili Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amoxycillin (kapsula, shurup amoxycillin, antimikrobik)

Amoxycillin (kapsula, shurup amoxycillin, antimikrobik)

Amoxycillin (kapsula, shurup amoksicilin, antimikrobik)
Amoxycillin
Përbërja:
1 kapsulë përmban 250 mg amoksicilinë në formë trihidrati,
1 kapsulë përmban 500 mg amoksicilinë në formë trihidrati,
5 ml shurup përmbajnë 250 mg amoksicilinë në formë trihidrati.

Veprimi:
Amoksicilina është aminopenicilinë gjysëmsintetike me spektër të gjërë veprimi i ngjajshëm me ampicilinën. Veprimi i saj bazohet në frenimin e transpeptidazës në këtë mënyrë frenohet sinteza e mukopeptideve në mbështjellsin e baktereve, që pengon ndërtimin e saj.
Amoksicilina i takon grupit të antimikrobikëve β-laktamik dhe është i ndjeshëm në β-laktamazë.
Vepron në mikroorganizmat gram pozitiv: Streptococcus spp., Staphylococcus spp., Corynebacteria spp., Clostridiae spp.
Në bakteret gram negative siç janë: Escherica coli, Proteus mirabilis, Haemophylus influenzae, Neisseriae spp., Salmonellae spp. Dhe Brucellae spp.
Vepron edhe në Helicobacter pylori.
Nuk ka efekte toksike edhe te dhënia e dozave të larta.

Indikimet:
Për mjekimin e infeksioneve të zakonshme, si:
infeksione të pjesës së sipërme të traktit të frymëmarrjes, otitis media, sinuzitis, faringitis, bronkit akut dhe kronik, sepsis bronkial kronik, pneumoni, bronkopneumoni,
infeksionet odontogjene, cistit, uretrit, pielonefrit, bakteriuri në shtatzëni,
infeksione gjinekologjike, duke përfshirë edhe sepsis puerperal dhe abortin septik, gonorre, peritonit, septikemi, sepsis intraabdominal, endokardit bakteror, tifo dhe paratifo,
infeksione të lëkurës dhe indeve të buta, abscese dentare; në profilaksinë e endokarditit.

Kundërindikimet:
Mbindjeshmëria ndaj penicilinave, verdhëza kolestatike me çrregullim të funksionit të mëlçisë, mononukleoza infektive, infeksionet me herpes viruse, leukemia limfocitare.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
Dozimi i amoksicilinës varet nga shkalla e infeksionit, mosha e pacientit dhe funksioni i veshkave.
Nga goja amoksicilina zakonisht përdoret çdo 8 orë, me stomak plot ose bosh.
Doza ditore për fëmijët nën 2 vjeç është 20 deri 40 mg/kg peshë, e ndarë në tri doza të barabarta.
Në rast nevoje doza mund të rritet pa rrezik.
Mjekimi afatshkurtur nga goja: Abscese dentare, 3 g, çdo 8 orë: infeksione të traktit urinar: 3 g, çdo 10-12 orë:
gonorre: Një dozë e vetme prej 2-3 g me probenecid:
otitis media: fëmijët 3-7 vjeç, 750 mg, 2 herë në ditë, për 2 ditë.
Me injektim në muskul: 500 mg, çdo 8 orë.
Fëmijët: 50-100 mg/kg peshë në ditë, në doza të ndara.

Përgatitja e suspensionit:
Në shishe me substancë të thatë të shtohet ujë deri te gjysma e shishes, të tundet mirë e pastaj shtohet ujë deri te vija e caktuar (unazës) në pjesën e sipërme të shishes.
Para përdorimit mirë të tundet.

Efektet anësore:
Efektet anësore janë sikurse ato të penicilinave të tjera dhe janë të lehta e me natyrë kalimtare.
Si efekte të tilla mund të përmenden: diarre, çrregullime të tretjes dhe nganjëherë ekzantema, si të karakterit të urtikaries ose eritematoz; në rastin e fundit mjekimi me amoksicilinë duhet ndërprerë.

Ruajtja:
Bari të ruhet në temperaturë të dhomës 15°C-25°C, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.
Bari të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit:
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë:
Është i shënuar në paketim.

Paketimi:
Kutia me 16 kapsula 250 mg.
Kutia me 16 kapsula 500 mg.
Shishe me substancë të thatë për përgatitje të suspensionit 250 mg/5ml.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top