Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta) Reviewed by Momizat on . Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Rating: 0
You Are Here: Home » A » Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta)

Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta)

Ampicilin Alkaloid 500mg (kapsula te forta)
ampicilin alkaloid kapsula
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Ampicilin Akaloid dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para së të përdorni Ampicilin Akaloid
  3. Si të merret Ampicilin Akaloid
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është ampicilina
Përmbajtja e substancave ndihmese: kalcium fosfat dibazik, silica kolidale anhidroze,
stearati i magneziumit, kapsula e fortë xhelatinoze (xhelatinë; dioksid titaniumi CI 77891 E171; Sunset e verdhë CI 15985 E110; karmoisin CI 14720 E122; oksid i z ii hekurit I 77499 E172).

1. ÇFARË ËSHTË AMPICILIN ALKALOID DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
Një kapsulë përmban 500 mg Ampicilin (si ampicilin trihidrat).

Forma farmaceutike e Ampicilin Alkaloid dhe paketimi
Ampicilin Alkaloid gjendet në formë të kapsulave xhelatinose të forta me ngjyrë të kuqe dhe të zezë (no. 0), e mbushur me granulate me ngjyrë të bardhë ose gati të bardhë.

Paketimi:
Kapsulat janë të paketuara në blister (aluminum dhe blister PVC) të cilat përmbajnë nga 8 kapsula në secilën blister.
Kutia e kartonit përmban 16 kapsula (2 blister), dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Ampicilin Alkaloid-i?
Ampicilin Alkaloid -i i përket grupit të antibiotikëve të quajtura penicilina.
Vepron duke i shkatërruar bakteriet të cilat kanë shkaktuar infeksionin dhe të cilat janë të ndjeshme në ampicilinë.

Kur përdoret Ampicilin Alkaloid-i?
Ampicilin Alkaloid përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve si:

  • infeksione të veshit, të fytit, të mushkërive (si bronkiti dhe pneumonia),
  • infeksionet e fshikës urinare dhe uretres, të veshkave,
  • te femrat te infeksionet e sistemit reproduktiv,
  • infeksione të stomakut dhe të zorrëve,
  • të gonoresë (sëmundje që transmetohet me rrugë seksuale).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI AMPICILIN ALKALOID ?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Ampicilin Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në ampicilinë, në antibiotikët e tjerë beta laktamikë (p.sh. penicilinat e tjera, cefalosporina, ose në cilindo përbërës tjetër të Ampicilin Alkaloid-it të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Ampicilin Alkaloid
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj për këto raste:

  • nëse ju keni pasur ndonjëherë skuqje të lëkurës, enjtje të fytyrës ose qafës me rastin e marrjes së ndonjë antibiotiku;
  • nëse ju jeni alergjik në ampicilin, penicilina, cefalosporina (ose në ndonjë antibiotik tjetër) ose në cilindo përbërës të këtij bari;
  • nëse ju keni ethe nga gjëndrrat limfatike;
  • nëse keni çrregullime të veshkave ose të mëlçisë;
  • nëse keni çrregullime gastrointestinale sidomos nëse keni kolit pseudomembranoz;
  • nëse jeni duke u trajtuar me alopurinol ose probenecid për gjendjet si gihti;
  • nëse jeni shtatzënë ose mendoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse;
  • nëse keni diabet (ampicilina mund të interferojë me testimin e glukozës në urinë);

Bëjani të ditur mjekut tuaj nëse duhet të bëni testime të gjakut, sepse ky bar nganjëherë shkakton ndryshime për kohë të shkurtër në analizat e gjakut.

Përdorimi i Ampicilin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Ampicilin Alkaloid –i mund të merret me stomak të zbrazët gjysmë deri në një orë para ushqimit me një gotë ujë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Ampicilin Alkaloid mund të merret gjatë shtatzënisë vetëm nëse realisht ka nevojë për këtë.
Duhet kujdes i shtuar edhe gjatë gjidhënies, sepse ky bar ekskretohet në qumështin e gjirit.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk janë raportuar efekte të padëshiruara në aftësitë psikofizike për ngarje të veturës apo për operim me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Ampicilin Alkaloid-it
Kapsulat Ampicilin Alkaloid përmbajnë edhe E110  dhe E 122 të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rëndësi të veçantё ti tregoni mjekut tuaj nëse ndërkohë jeni duke marrur barnat në vijim:

  • Antibiotikë bakteriostatikë (kloramfenikol, eritromicinë, sulfonamide dhe tetraciklina);
  • Kontraceptiv oralë (ato të cilat përmbajnë estrogjene);
  • Alopurinol;
  • Probenecid.

3. SI TË MERRET AMPICILIN-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Kapsulat të gëlltiten të tëra me një gotë ujë.
Doza e kapsulave Ampicilin Alkaloid varet nga gjendja juaj dhe nga nevojat për trajtimin e sëmundjes tuaj.
Dozat e larta janë të nevojshme për trajtimin e infeksioneve të rënda dha atyre kronike.
Dozimi i zakonshëm është:
Të rriturit
Doza e zakonshme është 250 mg ose 500 mg, 4 herë në ditë (çdo 6 orë).
Të moshuarit:
Nuk është e domosdoshme për modifikimin e dozës të të moshuarit.
Fëmijët
Fëmijët me peshë trupore mbi 20 kg: doza duhet të jetë në harmoni me dozat e rekomanduara për të rriturit.
Fëmijët me peshë trupore nën 20 kg:  doza e zakonshme për fëmijë është: 50 deri në 100 mg/kg në ditë në doza të ndara (rreth gjysma e dozës për të rriturit).
Nëse veshkat tuaja nuk funksionojnë mirë, nëse është e përshtatshme, mjeku juaj mund ta zvogëlojë dozën. Mjeku juaj do të ju jap instruksione të veçanta nëse jeni në dializë.
Nëse dozat kapsulare nuk mund të përshtaten, mund të përdoret Ampicilin Alkaloid pluhur për suspension oral.

Nëse përdorni Ampicilin Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Ampicilin Alkaloid  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Shenjat e intoksikimit mund të jenë nauze, vjellje, ose diarre si dhe simptoma neurologjike duke i futur edhe konvulsionet.

Nëse keni harruar ta merrni Ampicilin Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Ampicilin Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do t’ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Ampicilin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Te disa pacientë ky bar mund të shkaktojë çrregullime të stomakut, duke bërë që të ndjeheni të sëmurë dhe të keni diarre.
Zakonisht simptomat janë të lehta.
Duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse do të keni infeksion kërpudhor të gojës dhe fytit, si dhe kruarje vaginale.
Disa njerëz mund të kenë skuqje pas marrjes së antibiotikëve.
Nëse ju filloni tё kruheni ose nëse keni skuqje, ndërprejeni marrjen e mëtejshme dhe lajmëroni mjekun tuaj.
Efektet e tjera të padëshiruara janë enjtja e fytyrës, fytit, dhe buzëve, si dhe teshtimë ose problem me frymëmarrje.
Por megjithate këto janë tepër të rralla.
Megjithate, këto mund të jenë shenja të një reaksioni shumë më serioz alergjik e cila mund të kërkojë trajtim emergjent.
Prandaj, nëse ju do të keni këto simptoma, menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Ndonjëherë mund të ndodhë efekti i padëshiruar i rrallë por shumë serioz si: të keni diarre të rënda (ujore, me mundësi edhe të primesave të gjakut); ose nëse ju vëreni ngjyrën e errët të urinës, ose ngjyrën e hapur të feçes, ose nëse do të keni zverdhje të lëkurës dhe të syve.
Disa nga këto reaksione mund të jenë të vonuara për disa javë pas përfundimit të trajtimit.
Lajmëroni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar duhet të ruhet në temperaturë nën 25°C.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top