Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Reviewed by Momizat on . Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t Rating: 0
You Are Here: Home » A » Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)

Ampicilin Alkaloid 250mg / 5ml (pluhur për suspension oral)
ampicilin alkaloid 250mg/5ml

  • Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
  • Ruajeni fletëudhzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Ampicilin Akaloid dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Ampicilin Akaloid
  3. Si të merret Ampicilin Akaloid
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është ampicilina.
Substancat ndihmëse janë: Saharin natriumi, ciklamati i natriumit, dinatrium EDTA, silica koloidale anhidroze, dinatrium hidrogjen fosfat dihidrat, mononatrium dihidrogjen fosfat dihidrat, karboksimetilcelulozë natriumi, sukroza, esence e mjedres, ngjyrë E127.

1. ÇFARË ËSHTË AMPICILIN ALKALOID  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
5 ml (1 lugë matëse) e suspenzionit oral të përgatitur përmban 250 mg ampicillin (290.70 mg si ampicilin trihidrat).

Forma farmaceutike
Ampicilin Alkaloid është me ngjyrë krem-rozë, pluhur i granuluar, me aromë të këndshme të mjedrës.

Paketimi
Pluhuri për suspension oral gjendet në shishe të qelqit me ngjyrë të errët dhe me kapak të bardhë të padepërtueshëm të plastikes.
Kutia përmban një shishe me 36.25 g pluhur për suspension oral (për përgatitjen e 100 ml suspension oral), lugën matëse të plastikes me 2.5-5 ml dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Ampicilin Alkaloid-i?
Ampicilin Alkaloid-i i përket grupit të antibiotikëve të quajtura penicilina.
Vepron duke i mbytur bakteriet të cilat kanë shkaktuar infeksionin dhe të cilat janë të ndjeshme në ampicilinë.

Kur përdoret Ampicilin Alkaloid-i?
Ampicilin Alkaloid përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve si ato të veshit, të hundës dhe të fytit, të mushkërive (si bronkiti dhe pneumonia), infeksionet e fshikës urinare dhe uretrës, të veshkave, te femrat te infeksionet e sistemit riprodhues, pastaj të stomakut dhe të zorrëve, të gonoresë (sëmundje që transmetohet me rrugë seksuale).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI AMPICILIN ALKALOID ?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Ampicilin Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në ampicilinë, në antibiotikët e tjerë beta laktamikë (p.sh. penicilinat e tjera, cefalosporina), ose në cilindo përbërës tjetër të Ampicilin Alkaloid-it të përmendur më parë.

Përkujdesje të veçanta me Ampicilin Alkaloid
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj për këto raste:

  • Nëse ju keni pasur ndonjëherë skuqje të lëkurës, enjtje të fytyrës ose qafës me rastin e marrjes së ndonjë antibiotiku;
  • Nëse ju e dini se jeni alergjik në ampicilin, penicilina, cefalosporina (ose në ndonjë antibiotik tjetër) ose në cilindo përbërës të këtij bari;
  • Nëse ju keni ethe nga gjëndrrat limfatike;
  • Nëse keni çrregullime të veshkave ose të mëlçisë;
  • Nëse keni çrregullime gastrointestinale sidomos nëse keni kolit pseudomembranoz;
  • Nëse jeni duke u trajtuar me alopurinol ose probenecid për gjendjet si gihti;
  • Nëse jeni shtatzënë ose mendoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse;
  • Nëse keni diabet (ampicilina mund të interferojë me testimin e glukozës në urinë);

Përkujtojeni mjekun tuaj nëse duhet të bëni testime të gjakut, sepse ky bar ndonjëherë shkakton ndryshime për kohë të shkurtër në analizat e gjakut.

Përdorimi i Ampicilin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Ampicilin Alkaloid –i mund të merret në stomak të zbrazët gjysmë deri në një orë para ushqimit me një gotë ujë.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Ampicilina mund të merret gjatë shtatzënisë vetëm nëse realisht ka nevojë për këtë.
Duhet kujdes i shtuar edhe gjatë gjidhënies, sepse ky bar ekskretohet në qumështin e gjirit.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk janë raportuar efekte të padëshiruara në aftësitë psikofizike për ngarje të veturës apo për operim me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Ampicilin Alkaloid-it
Ampicilin Alkaloid pluhur për suspenzion oral përmban 1.8125 g sukrozë për një dozë (5 ml).
Nëse mjeku juaj ju ka thёnë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj.
Mund të jetë i rrezikshëm për dhëmbë.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rëndësi të veçantё ti tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke marrur barnat në vijim:

  • Antibiotikë bakteriostatikë (kloramfenikol, eritromicinë, sulfonamide dhe tetraciklina);
  • Kontraceptiv oralë (ato të cilat përmbajnë estrogjene);
  • Alopurinol;
  • Probenecid.

3.    SI TË MERRET AMPICILIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Ky bar merret përmes gojës.
Është me rëndësi që barin ta merrni në të njejten kohë gjatë ditës.

Dozimi
Doza e  Ampicilin Alkaloid-it  pluhur për suspenzion oral varet nga nevojat tuaja dhe nga gjendja e cila duhet të trajtohet.
Dozat e larta mund të jenë të nevojshme te infeksionet e rënda dhe kronike.
Dozimi i zakonshëm është:
Të rriturit
Doza e zakonshme është 250 mg ose 500 mg, 4 herë në ditë (çdo 6 orë).
Të moshuarit
Te këta pacientë nuk është e nevojshme modifikimi i dozës.
Fëmijët
Fëmijët me peshë trupore mbi 20 kg: dozimi duhet të bëhet në harmoni me rekomandimet për të rritur.
Fëmijët me peshë nën 20 kg:  duhet të jepet rreth gjysma e dozës për të rritur.
Dozimi i zakonshëm te fëmijët është: 50 deri në 100 mg/kg në ditë në doza të ndara (çdo 6 orë) p.sh. 125-250 mg ampicilin (½- 1 lugë matëse të suspenzionit oral) çdo 6 orë.
Nëse veshkat tuaja nuk funksionojnë si duhet, mjeku juaj mund ta zvoglojë dozën, nëse kjo është e përshtatshme.
Mjeku juaj do të ju japë udhëzime të veçanta nëse ju jeni në hemodializë.
Si të matet doza
Mbajeni në mend se para përdorimit të çdo doze shishja duhet të tundet.
Së bashku me shishen gjendet edhe luga matëse për matjen e dozimit korrekt.
Një lugë  matëse (5 ml) përmban ekuivalent të 250 mg ampicillin.
Pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin lidhur me mënyrën e matjes së dozës të këtij bari.

Si të përgatitet suspensioni oral i Ampicilin Alkaloid 250 mg/5ml
Përgatitja e suspenzionit bëhet në farmaci, si në vijim:
Para përdorimit, duhet të shtohet uji përafërsisht deri në gjysmën e shishes, pas kësaj shishja duhet të tundet që të suspendohet pluhuri, duhet të prisni 5 minuta, duhet që përsëri ti shtoni ujë të purifikuar deri në shenjën e shënuar në shishe (100 ml) dhe përsëri duhet të tundet.
Suspensioni i përgatitur është me ngjyrë rozë të zbehtë, lëng viskoz me aromë të këndshme të mjedrës.
Para përdorimit shishja duhet të tundet mirë!
Dozimi i suspensionit të përgatitur bëhet me lugën e veçantё të shkallëzuar.

Nëse përdorni Ampicilin Alkaloid  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Ampicilin Alkaloid  sesa duhet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Shenjat e intoksikimit mund të jenë nauze, vjellje, ose diarre si dhe simptoma neurologjike duke i futur edhe konvulsionet.

Nëse keni harruar ta merrni Ampicilin Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Ampicilin Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Ampicilin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Te disa njerëz ky bar mund të shkaktojë çrregullime të stomakut, duke bërë që të ndjeheni të sëmurë dhe të keni diarre.
Zakonisht simptomat janë të lehta.
Duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse do të keni infeksion kërpudhor të gojës dhe fytit, si dhe kruarje vaginale.
Disa njerëz mund të kenë skuqje pas marrjes së antibiotikëve.
Nëse ju filloni tё kruheni ose nëse keni skuqje, ndërprejeni marrjen e mëtejme dhe lajmëroni mjekun juaj. Efektet e tjera të padëshiruara janë enjtja e fytyrës, fytit, dhe buzëve, si dhe teshtimë ose problem me frymëmarrje.
Por megjithate këto janë tepër të rralla.
Megjithate, këto mund të jenë shenja të një reaksioni shumë më serioz alergjik e cila mund të kërkojë trajtim emergjent.
Prandaj, nëse ju do të keni këto simptoma, menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Ndonjëherë mund të ndodhë efekti i padëshiruar i rrallë por shumë serioz si: të keni diarre të rënda (ujore, me mundësi edhe të primesave të gjakut); ose nëse ju vëreni ngjyrën e errët të urinës, ose ngjyrën e hapur të feçes, ose nëse do të keni zverdhje të lëkurës dhe të syve.
Disa nga këto reaksione mund të jenë të vonuara për disa javë pas përfundimit të trajtimit.
Lajmëroni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Bari i papërgatitur të ruhet në temperaturë nën 25°C.

Afati i përdorimit
Bari i përgatitur në formë të suspensionit duhe të ruhet në temperaturën e dhomës (nën 25°C) dhe duhet të përdoret brenda 7 ditëve ose të ruhet në frigorifer (2°C-8°C) dhe mund të përdoret brenda 14 ditëve.
Pas kësaj, sasitë e papërdorura të suspenzionit duhet të hidhen.
Të mos ngrihet.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top