Amyzol 10mg Reviewed by Momizat on . Amyzol 10mg Amyzol tableta të veshura me film 10 mg Amitriptilinë FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se Amyzol 10mg Amyzol tableta të veshura me film 10 mg Amitriptilinë FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se Rating: 0
You Are Here: Home » A » Amyzol 10mg

Amyzol 10mg

Amyzol 10mg

amyzol

Amyzol tableta të veshura me film 10 mg
Amitriptilinë

FLETËUDHËZUESE: INFORMACION PËR PËRDORUESIN

Lexojeni me kujdes këtë fletë udhëzuese përpara se të filloni të merrni këtë produkt mjekësor.

  • Ruajeni këtë fletë udhëzuese. Mund tu nevojitet ta rilexoni atë përsëri.
  • Nëse keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky produkt mjekësor është përshkruar vetëm për ju. Ju lutemi mos ua jepni atë të tjerëve.
  • Ai mund t’i dëmtojë ata, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjtja me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet e padëshiruar bëhet serioz, ose nëse ju vëreni ndonjë efekt të padëshiruar të papërmendur në këtë fletë udhëzuese, jeni të lutur të vini në dijeni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletë udhëzuese:

  1. Çfarë është Amyzol dhe për çfarë përdoret?
  2. Përpara se të merrni Amyzol.
  3. Si duhet të merret Amyzol?
  4. Efekte të mundshme të padëshiruara
  5. Si të ruhet Amyzol?
  6. Informacion i mëtejshëm

1.ÇFARË ËSHTË AMYZOL DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Amyzol është një antidepresiv.
Bën pjesë në një klasë produktesh mjekësore të quajtura antidepresivë triciklik i cili vepron proçesin e komunikimit midis qelizave të trurit.
Kjo sjell përfitim në pacientët me një lloj të caktuar depresioni.
Amyzol përdoret për trajtimin e depresionit, depresionit të shoqëruar me ankth dhe eneurezë nocturne (urinim në shtrat gjatë natës).
Ai qetëson gjithashtu irritimin nervor.

2. PËRPARA SE TË MERRNI AMYZOL
Mos përdorni Amyzol nëse:

  • Keni pasur një reaksion alergjik ndaj amitriptilinës, ndonjë antidepresivë triciklik tjetër apo ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Amyzol.
  • Jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
  • Sëmundje të rënda të veshkave ose mëlçisë.
  • Keni përdorur një antidepresiv të grupit të inhibitorëve të monoamino oksidazës (MAO), jo më larg se 14 ditë para.
  • Vuani nga skizofrenia ose keni simptoma maniakale.
  • Konsumoni sasi të mëdha alkooli, medikamente gjumëdhënës, analgjefikë dhe frenues të tjerë të SNQ.
  • Vuani nga porfiria, epilepsia, hiperfiroidizmi, glaukoma (rritja e tensionit te syrit) ose keni simptoma të zmadhimit të prostatës (të tilla si: shtim i urinimit, urinim i shpeshtë në sasi të vogla).
  • Keni probleme me zemrën përfshirë çrregullit të rrahurave të zemrës, bradikardi (të rrahura të ngadalshme), sëmundje të arterieve koronare, bllok kardiak ose keni pasur së fundëmi atak kardiak.
  • Keni hipokalemi (ulje e nivelit të kaliumit në gjak, i cili mund të shkaktoj dobësim të muskujve, dridhje ose ritëm jo normal i zemrës.
  • Merrni medikamente që mund të zgjasin intervalin QT në elekrokardiogramë (flisni me mjekun tuaj) ose medikamente që shkaktojnë hipokalemi (p.sh.diuretikë).

Fëmijët më të vegjël se 6 muajsh nuk duhet të mjekohen me amitriptilinë.
Nëse jeni në ndonjërën nga gjendjet e mësipërme, konsultohuni me mjekun.

Përpara trajtimit me Amyzol, informoni mjekun:

  • për problemet shëndetësore që keni ose që keni patur në të kaluarën si: probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, çrregullime të lidhura me gjendrën tiroide, rritje të presionit intraokular (në sy), probleme urinimi;
  • nëse keni patur ndonjëherë kriza epileptike, disfunksion renal ose hepatik, zmadhim të prostatës apo konstipacion.

Efekti i plotë klinik i Amyzol arrihet pas dy javësh trajtimi të rregullt.
Gjatë kësaj kohe, pavarësisht mjekimit, disa prej simptonnave tuaja mund të mos ndryshojnë.

Përdorimi tek fëmijët
Nuk rekomandohet përdorimi i Amyzol për trajtimin e depresionit tek fëmijët nën 12 vjeç.
Për trajtimin e eneurezës nokturne tek fëmijët, doza duhet përshtatur në varësi të moshës dhe peshës trupore.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni ndonjë medikament.
Amyzol mund të përdoret tek gratë shtatzëna vetëm kur përfitimet e nënës justifikojnë rrezikun e mundshëm ndaj të cilit ekspozohet fetusi.
Gjatë përdorimit të Amyzol, nënat nuk duhet të ushqejnë fëmijën me gji.

Ndikimi në aftësinë për të drejtuar automjete apo përdorur makineri
Përgjigjia ndaj trajtimit me Amyzol mund të jetë e ndryshme në individë të ndryshëm.
Disa efekte të padëshiruara (si marramendja, përgjumja dheçrregullimet e shikimit) shfaqen tek disa pacientë dhe veçanërisht në fillim të trajtimit ose kur njëkohësisht konsumohen pije alkoolike.
Ato mund të dëmtojnë aftësinë për të drejtuar automjete apo për të përdorur makineri të ndryshme. Nëse ndiheni të përgjumur ose të paaftë për tu përqëndruar, mos drejtoni automjete dhe mënjanoni aktivitetet, në të cilat jeta juaj ose e të afërmve tuaj mund të rrezikohet.

Informacion i rëndësishëm mbi disa përbërës të tjerë të Amyzol:
Çdo tabletë Amyzol 10 mg, e veshur me film, përmban 0.05 g laktozë.
Doza ditore maksimale përmban më shumë se 1.5 g laktozë, në rast se merret sipas rekomandimeve për dozimin.
Sasia e laktozës në dozën ditore maksimale të Amyzolit nuk i kalon 5 g.
Ky produkt mjekësor nuk rekomandohet për pacientët me insufiçiencë laktaze, galaktozemi ose me sindromë keqpërthithjeje të glukozës/galaktozës.

Ndërveprime të barnave
Amyzol mund të përdoret njëkohësisht me medikamente të tjera; megjithatë ka disa përjashtime.
Mjeku do tju informojë për ndërveprime të mundshme të Amyzol me medikamente të tjera (të tilla si ato që përdoren për mjekimin e çrregullimeve mendore, pagjumësisë, epilepsisë, alergjive, presionit të rritur të gjakut (guanetidinë, klonidinë, metildopa), aritmive të zemrës (diozipiramid, kinidinë, prokainamid, atropinë) dhe çrregullimeve të gjendtës tiroide).
Nuk rekomandohet marrja e Amyzol nëse ju jeni duke u trajtuar me adrenalinë, efedrinë, isoprenalinë, noradrenalinë, fenilefrinë, fenilpropanolaminë, disulfiram, astemizol, terfenadinë, tramadol dhe cimetidinë, ritonavir dhe disa antiviralë të tjerë.
Nevojitet kujdes në rast se ju konsumoni alkool apo merrni pilula për gjumë, sepse efekti i tyre mund të përforcohet nga përdorimi i Amyzol.
Nëse keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo për terapi elektrokonvulsive, informoni mjekun nëse jeni duke përdorur Amyzol.
Flisni me mjekun për të gjithë barnat që keni përdorur apo jeni duke përdorur, të marra me ose pa recetë mjekësore.

3. MËNYRA E PËRDORIMIT TË AMYZOL
Përdoreni produktin mjekësor rigorozisht sipas rekomandimeve të mjekut.
Mos ndryshoni dozën dhe mos ndërprisni mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun.
Doza e Amyzol është individuale; mjeku e përcakton atë në varësi të gjendjes së pacientit dhe përgjigjes suaj ndaj mjekimit.

Të rriturit
Për pacientët me depresion që mjekohen ambulatorisht doza ditore e zakonshme e fillimit është 50 mg të ndara në dy doza ose 75 mg Amyzol, të ndara në tre marrje.
Kjo varet në bazë të përgjigjes së pacientit.
Nëse mjeku e konsideron të nevojshme, doza ditore mund të rritet deri 150 mg.
Pasi arrihet përmirësimi i dëshiruar, zakonisht doza ulet gradualisht.
Doza mbajtëse e zakonshme është 50 deri 100 mg në ditë.
Për të mënjanuar përgjumjen gjatë ditës dhe për të arritur përfitime në çrregullimet e gjumit, rekomandohet marrja e dozave më të ulta, njëherë në ditë përpara gjumit.
Mjeku do të përcaktojë dozën mbajtëse dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Ju duhet të ndiqni udhëzimet e tij.
Pacientët e shtruar në spital mund të marrin 200-300 mg/ ditë, nga goja ose parenteral.

Pacientët e moshuar
Dozimi është individual.
Terapia duhet të fillohet me 25 deri 75 mg në ditë, e ndarë në dy deri në tre doza ditore.
Doza duhet të rritet gradualisht dhe me kujdes, meqë efektet e paciëshiruara si axhitim, konfuzion dhe hipotension postural janë më të shpeshta nëse jeni i moshuar.
Si mjekim mbajtës është e mjaftuashme gjysma e dozës mbajtëse normale.

Fëmijët
Asnjëherë mos i jepni vet Amyzol një fëmije.
Vendimi për të dhënë produktin mjekësor një fëmije duhet të bëhet nga mjeku.
Fëmijët dhe adoleshnte nën 18 vjeç nuk duhet të mjekohen për depresion.
Amitriptilina duhet të jepet vetëm në indikacione urgjente.
Fëmijët më të vegjël se 6 muajsh nuk duhet të mjekohen me amitriptilinë.

Doza fillestare e zakonshme per trajtimin e eneurezës nokturne është:

  • Fëmijët 6-10 vjeç: 10-20 mg në ditë, përpara gjumit
  • Fëmijët mbi 10 vjeç: 25-50 mg në ditë, përpara gjumit.

Dozat duhen përshtatur në varësi të peshës trupore të fëmijës dhe duhet limituar deri në tre muaj.
Ju duhet të zbatoni rigorozisht rekomandimet e mjekut në lidhje me sasinë e duhur të tabletave dhe shpeshtësinë e marrjes së tyre.
Nëse vini re ndonjë ndryshim të gjendjes suaj, informoni menjëherë mjekun.
Mund të nevojitet rregullim i dozimit.
Mos ndërprisni mjekimin me Amyzol në mënyrë të menjëhershme, pa u konsultuar më parë me mjekun.

Nëse keni marrë më shumë Amyzol se sa duhet
Në rast mbidozimi nevojitet këshillim i shpejtë me mjekun.
Shenjat e helmimit janë: çrregullime të ecjes, dridhje, përgjumje, konfuzion, tharje goje.
Në rastet e rënda, gjithashtu mund të vërehen edhe çrregullime të frymëmarrjes, konvulsione, koma, çrregullime të funksionit të zemrës, çrregullime metabolike dhe hipotermi.
Helmimi i rëndë është shpesh fatal, si rezultat i arritmive të zemrës dhe uljes ekstreme të presionit të gjakut.
Në rast mbidozimi i sëmuri duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore të kualifikuar.

Nëse keni harruar të merrni tabletën e Amyzol
Në rast se harroni të merrni një dozë të barit, merreni atë porsa të kujtoheni.
Nëse është koha e marrjes së dozës pasardhëse, merrni vetëm dozën e rradhës.
Në asnjë rast nuk duhet bërë dyfishimi i dozave.

Efektet që shfaqen kur ndërpritet mjekimi me Amyzol
Mos ulni dozën dhe mos ndërprisni mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun.
Ndërprerja e mjekimit mund të shkaktojë të përziera, të vjella, dhimbje muskulare, djersitje, dhimbje koke, nervozitet dhe pagjumësi.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjithë barnat edhe Amyzol mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, edhe pse mund të mos preken të gjithë.
Nëse përjetoni ndonjë nga reaksionet alegjike vijuese, ndërprisni marrjen e Amyzol dhe shkoni menjëherë tek mjeku juaj ose në spitalin më të afërt:
urtikarie, të kruara, rash dhe ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe përtypje.
Nëse në çdo kohë keni mendime për t’i bërë keq ose vrarë veten, kontaktoni me mjekun tuaj ose shkoni në spitalin më të afërt.
Rëndësia e efekteve anësore varet nga doza.
Për këtë arsye efektet e padëshiruara janë më të zakonshme dhe më të rënda gjatë mjekimit me doza të mëdha.

Të dhënat e shpeshtësisë vijuese është bazë për vlerësimin e efekteve anësore:

Shumë të zakonshme: prekin më shumë se 1 përdorues në 10.

Të zakonshme: prekin 1 në 10 përdorues, në 100.

Jo të zakonshme: prekin 1 në 10 përdorues, në 1000.

Të rralla: prekin 1 në 10 përdorues, në 10,000 .

Shumë të rradha: prekin më pak se 1 përdorues në 10,000.

Nuk njihet: shpeshtësia nuk mund të përcaktohet nga të dhënat në disponim.

Shumë të zakonshme:
Të rrahura të shpejta të zemrës, palpitacione, aritmi, rënie e presionit të gjakut, hypotension postural, dhimbje koke, marramendje, vertigo, sedatim, përgjumje, vështirësi në të folur, tremor (dridhje të pakontrolluara), çrregullim në shikim, zgjerim i pupilës së syrit, zënie e hundëve, tharje e gojës, konstipacion, rritje e djersitjes, rritje e oreksit dhe shtim në peshë, lodhje, dobësi rritje e përkohshme e aktivitetit të enzimave të mëlçisë (shihen në analizat e gjakut), axhitim, agresion dhe ulje e dëshirës seksuale ose impotencë.

Të zakonshme:
të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, çrregullime të shijes (shije metalike), vështirësi në urinim, hiponatremi (rënie e nivelit të natriumit në gjak), etje, konfuzion, çrregullim i përqëndrimit, nervozizëm, sindromë delirante (fjalime pa lidhje, konfuzion i rëndë) tek pacientët e moshuar.

Jo të zakonshme:
zhurma në vesh, diarre, pamundësi për urinim, çrregullime të mëlçisë me verdhëz (zverdhje e lëkurës dhe/ose të bardhës së syrit), inflamacion të enëve (vaskulit alergjik).

Të rralla:
dëmtim e palcës së kockës ose reduktim i disa qelizave të gjakut (ju mund të përjetoni dhimje të fytit, ulçeracion të gojës dhe shfaqje të infeksioneve, shfaqje me lehtësi të hemorragjile ose mavijosjeve), rënie e oreksit dhe rënie e peshës, temperaturë e lartë, mani dhe haluçinacione.

Shumë të rralla:
atak kardiak, insufiçiencë kardiake dhe çrregullime të tjera-kardiake, agranulocitozë (rënie e numrit të rruazave të bardha), inflamacione alergjike të alveolave pulmonare ose indit pulmonar.

Nuk njihet:
çrregullime të rënda të rrahjeve të zemrës, që kërkojnë ndërprerjen e mjekimit, përkeqësim i insufiçiencës kardiake ekzistuese, kolaps, çrregullime të nervit periferik, konvulsione, lëvizje të padëshirueshme, kriza, rritje e presionit të syrit, inflamacion i mukozës së gojës, ënjtje e gjëndrave të pështymës, ileus (obstruksion i zorrëve), errësim i gjuhës, dilatacion i traktit urinar, reaksione alergjike të lëkurës (rash, pika të kuqe, të kruara), rritje e ndjeshmërisë së lëkurës nga dielli, ënjtje e fytyrës dhe gjuhës, prodhim i papërshtatshëm i hormonit ADH (hormoni antidiuretik), i cili mund të japi urinim më të shpeshtë, rritje e nivelit të glukozës në gjak, zhvillim i gjoksit tek meshkujt dhe rrjedhje qumështi tek femrat (që nuk janë duke ushqyer femijën me gji, rritje e presionit të gjakut, anoreksi, rënie e flokëve, mendime dhe sjellje).
Rritje e rrezikut për thyerje të kockave është vënë re në pacientët që marrin këtë lloj medikamenti.
Nëse ndonjë nga efektet e padëshiruara bëhet serioze, ose nëse ju vëreni ndonjë efekt të padëshiruar që nuk përmendet në këtë fletë udhëzuese, jeni të lutur të bisedoni me mjekun ose farmacistin.

5.SI RUHET AMYZOL
Të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25° C, në paketimin origjinal.
Të ruhet në paketimin origjinal.
Medikamenti nuk duhet të përdoret pas datës së skadencës të shënuar mbi kutinë e paketimit.
Medikamentet nuk duhet të hidhen në shkarkimet e ujrave të pijshëm ose në mbeturinat e familjes.
Pyesni mjekun për mënyrën e eleminimit të medikamenteve që nuk nevojiten më gjatë për përdorim.
Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e ambjentit.

6.INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Çfarë përmbajnë tabletat Amyzol?
Substanca aktive është amitriptilina.

Përbërës të tjerë janë:
Amyzol 10 mg tableta të veshura me film.

Përbërja e brendshme:
silicë koloidale anhidër, celulozë mikrokristaline, amidon misri, indigotinë E 132, laktozë monohidrate, stearat magnezi, talk, acid stearik.

Veshja e jashtme:
indigotinë E 132, hidroksipropilmetilcelulozë, polietilenglikol 6000, talk, dioksid titani E 171.

Si paraqitet Amyzol dhe paketimi
Çdo tabletë e veshur me film përmban 10 mg hidroklorid amitriptiline.

Paketimi:
Kuti me 2 ose 4 blistera prej 25 tabletash të veshura me film, ku secila përmban 10 mg hidroklorid amitriptiline.

Lek

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top