ANABOFARMA Reviewed by Momizat on . ANABOFARMA Tableta - 5 mg (Metandienon) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke ANABOFARMA Tableta - 5 mg (Metandienon) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Rating: 0
You Are Here: Home » A » ANABOFARMA

ANABOFARMA

ANABOFARMA
Tableta – 5 mg
(Metandienon)

anabofarma

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

1. Çfarë është Anabofarma dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Anabofarma
3. Si ta merrni Anabofarma
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Anabofarma
6. Informacion i mëtejshëm.

1. ÇFARË ËSHTË ANABOFARMA DHE PËRSE PËRDORET
Anabofarma përmban lëndën vepruese metandienon (metandrostenolon). Ai ka veti
anabolizuese, të cilat janë më të theksuara se efektet e tij androgjenike. Kjo përgatesë
shton sintezën protidike, pengon largimin e kalciumit dhe të azotit nga veshkat dhe i
kundërshton efektet e padëshirueshme katabolizuese penguese, të shkaktuara nga
mjekimi me hormone adrenokortikale me veprim të zgjatur. Metandrostenoloni nxit
formimin e lëndës themelore të kockave, kusht i domosdoshëm për shtimin e rezervave
të kalciumit të skeletit. Efekti anabolizues shfaqet me shtimin e oreksit, me shtimin në
peshë dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.
Anabofarma – tableta – 5 mg gjen përdorim në sindromat dhe sëmundjet ku nevojiten
efekte anabolizuese e katabolizuese dhe një veprim rindërtues i përgjithshëm, si:
konvaleshenca pas infeksioneve të rënda, pas operacioneve dhe lindjes; rënie e
gjendjes së përgjithshme pas sëmundjeve infektive kronike; gjendje dobësie dhe
këputjeje; peshë e pamjaftueshme; dobësi patologjike; kaheksi; hipertiroidizëm;
osteoporozë; proces i dëmtimit të kockave; vonesë e konsolidimit të frakturave;
miodistrofi; humbje proteinore nga veshkat, zorrët dhe lëkura (nefroza, sindroma të
humbjes proteinore intestinale, djegie etj.); mjet ndihmës i disa masave terapeutike, si:
kortikoterapia, mjekimi citotoksik, radioterapia. Është përdorur edhe në çrregullimet e
rritjes në foshnjet, fëmijët dhe të rinjtë.

2. PËRPARA SE TË MERRNI ANABOFARMA
Mos merrni Anabofarma në qoftë se:
 jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj metandienonit ose ndaj ndonjërit prej
përbërësve të tjerë të Anabofarma;
 vuni nga kanceri i prostatës;
 vuani nga kanceri i gjirit;
 keni hiperkalcemi (nivel i lartë i sasisë së kalciumit në gjak);
 keni hiperkalciuri (nivel i lartë i sasisë së kalciumit në urinë);
 keni probleme të rënda me mëlçinë ose me veshkat;
 jeni në periudhën e shtatzënisë;
 jeni në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji.
Anabofarma konsiderohet e pasigurtë në moshat pediatrike.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Anabofarma
Njoftoni mjekun tuaj para se të përdorni Anabofarma nëse:
 jeni alergjik ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën klasë
barnash me Anabofarma.
Anabofarma duhet përdorur me kujdes në të sëmurët:
 me çrregullime kardiovaskulare;
 me dëmtim të funksionit të veshkave ose të mëlçisë;
 me epilepsi;
 me migrenë;
 me diabet ose gjendje të tjera të cilat mund të rëndohen nga mbajtja e
mundshme e lëngjeve.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke
marrë ndonjë prej këtyre barnave:
• antikoagulues kumarinikë dhe indandionikë;
• oksifenbutazon, sepse metandienoni mund të rrisë përqëndrimet plazmatike të tij;
• insulinë, sepse metandienoni mund të rrisë efektet e saj në uljen e nivelit të
glukozës në gjak.
Këto barna mund të ndikohen nga Anabofarma, ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
ajo vepron. Mund të keni nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni
barna të tjera. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
Marrja e Anabofarma me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna që ky bar mund të ndërveprojë me ushqimin dhe pijet.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Si shumica e barnave të këtij lloji, Anabofarma nuk rekomandohet të
përdoret gjatë shtatzënisë. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe
përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzënisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri. Ky
bar kalon në qumështin e gjirit. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe
përfitimet e marrjes së tij në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji apo keni në plan
ta bëni këtë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive
derisa të shihni se si Anabofarma ndikon tek ju. Gjithsesi, nuk ka të dhëna që të
tregojnë se Anabofarma pengon aftësitë për të drejtuar automjetin.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Anabofarma
Ky bar përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga
disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.

3. SI TA MERRNI ANABOFARMA
Gjithmonë merrini tabletat Anabofarma vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se
ndjeni që efektet e saj janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose
farmacistin tuaj.
Këshillohet që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
Doza mesatare fillestare në të rriturit është 10 mg në ditë (5 mg, 2 herë në ditë). Doza
mbajtëse zakonisht është 5 mg në ditë. Në sëmundjet e rënda mund të përdoren doza
ditore më të larta, p.sh. 20 – 30 mg në ditë, në doza të ndara.
Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes
tuaj dhe reagimit ndaj barit.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Anabofarma për një kohë më të gjatë. Pyesni
mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni i sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Tabletat Anabofarma duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Anabofarma
Në qoftë se keni marrë më shumë Anabofarma se sasia që duhet të merrnit, ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin, ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se harroni të merrni Anabofarma
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
 efekte të padëshirueshme në veprimtarinë e tij metabolizuese si: shtim i
mbajtjes së azotit, shtim i mbajtjes së natriumit dhe ujit, edema;
 shtim i vaskularizimit të lëkurës;
 hiperkalçemi;
 dëmtim i tolerancës ndaj glukozës;
 shtim i rritjes së kockave dhe peshës skeletore;
 ikter dhe hepatit kolestatik;
 tumore hepatike;
 tek meshkujt, atrofi testikulare, oligo dhe azospermi, hipertrofi e prostatës,
gjinekomasti, priapizëm; tek femrat, virilizim si: hirsutizëm, trashje e zërit,
alopeci, çrregullime menstruale; në të dy sekset, modifikime të libidos, akne
në moshën prepuberale, kockëzim i kërcit të rritjes, poliglobuli,
hepatotoksicitet, çrregullime gastrointestinale.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI ANABOFARMA
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Anabofarma pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Anabofarma
Lënda vepruese është metandienon (metandrostenolon).
Çdo tabletë përmban 5 mg metandienon.
Përbërësit e tjerë janë: amidon, laktozë monohidrat, xhelatinë, stearat magnezi.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit të tregtimit dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Korrik 2015.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top